Drini
Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 km gjatësi. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19.
Përmbajtja |
Burimet dhe ujëdhesa[redakto]
Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, nga Malet e Zhlebit , përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzes,- dhe Drinit të Zi që buron në Strugë, Republika e Maqedonisë, nga pjesa veriore e Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Degët kryesore të Drinit janë Lumi i Shalës, Lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drini derdhet në Lumin Kir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.
Rrjedha[redakto]
Nga Kukësi, Drini rrjedh në Shqipërinë veriore, së pari nga Hasi, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut te Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentralet e mëdha. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m³/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m³/sek. Duke kaluar në fshatrat Spas, Msi and Fierzë, e mandej, pasi mbërrin në krahinën e Dukagjinit, shkon drejt jugut, kalon nga Apripë e Gurit, Toplanë, Dushman, Koman, Vjerdhë Mazrrek, Rragam, and Pale Lalej. Në Vau Dejës, hyn në ultësirat e NënShkodrës dhe ndahet në dy krah. Një që derdhet në gjirin e Drinit në Adriatik në jug-përëndim të Lezhës. Tjetri derdhet në lumin Kir e më tej në Bunë afër Kalasë së Shkodrës. Edhe pse është dega më e shkurtër prej 15 km, kjo ndarje që derdhet në Bunë quhet Drini i Madh, sepse bie më shumë ujë se krahu tjetër që derdhet direkt në det. Drini i madh gjithashtu derdhej në det por ndryshoj rrjedhë pas një përmbytjeje të madhë më 1858 që ìa ndryshoj rrjedhën, dhe e pruri drejt Shkodrës. Drini i madh është shumë i gjërë dhe sjell një sasi të madhe uji (330–340 m³/s), i dyti për nga kapaciteti pas Bunës; por duke qënë i shkurtër disa harta e shënojnë si liqen. Pas Vaut të Dejës, krahu i gjatë shkon drejt jugt për nga Bushati, Mabë, Gjadër, Lezhë. Në jug të Lezhës hyn në një zonë moçalore e më tej derdhet n'Adriatik.
Galeria[redakto]
-
Derdhja e Drinit në Kir afër Kalasë së Shkodrës
-
Drini i Bardhë i ngrirë
Shiko edhe[redakto]
Lexim i mëtejshëm[redakto]
- Nëpër viset e Drinit : shënime udhëtimi të vitit 1863 nga Johann Georg von Hahn; Pjetër Rodiqi; Filip Rrumbullaku
|
Lumenjtë e Shqipërisë |
|
|---|---|
| Berishë · Bistrica · Bushtrica · Buna · Cemi · Drini · Drini i Bardhë · Drini i Zi · Devolli · Drino · Dunaveci · Erzeni · Fani · Fani i Madh · Fani i Vogël · Gomsiqe · Gostima · Gjadri · Gjanica · Gjole · Ishmi · Kalasa · Kiri · Lana · Lesniqe · Mati · Nikaj · Osumi ·Pavlla · Qarishta · Rapuni · Semani · Shala · Shkumbini · Shushica · Tërkuza · Tirana · Valbona · Vjosa · Zezë | |
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

