Dritëro Agolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dritëro Agolli
Fotoporteti
Emri Dritëro
Mbiemri Agolli
Lindur më 13 tetor 1931
Lindur në Menkulas, Devoll
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, publicist
Mirënjohje
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve - Shqipëri
Shkrimtari Dritëro Agolli

Dritëro Agolli poet, prozator dhe publicist, që nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Përmbajtja

[redakto] Jeta

Lindi më 13 tetor 1931MenkulasDevollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës "Zëri i Popullit". Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi.

[redakto] Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”. [1]

[redakto] Tituj të veprave

[redakto] Botime në gjuhë të huaj

[redakto] Burimi i të dhënave

  1. ^ 19/08/2011 UET i jep ‘Honoris Causa’ Dritëro Agollit
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut

[redakto] Shih edhe

[redakto] Lidhe të jashtme


[redakto] Literatura

Jakup Mato “Poetika e komikes (Vlera ideoestetike të humorit e të satirës ne veprën e D. Agollit) Nëntori Nr 6 1988 f 31-49

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit
Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera