Dritan Hoxha (gazetar)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dritan Hoxha
Emri Dritan
Mbiemri Hoxha
Lindur më 1968
Vdiq më 23 maj 2008
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare
Profesioni gazetar

Dritan Hoxha, i lindur në Kukës më 20 shtator 1968, u vendos prej vitesh në Tiranë. Familja e tij banoi fillimisht në Laprakë, aty ku biznesmeni kaloi edhe fëmijërinë e tij nën kujdesin prindëror të Zyrasë, nënës së tij, ndërsa babai, Fiqiri Hoxha, vdiq në moshë të re. Fëmijëria dhe rinia e Dritan Hoxhës ishte e ngjashme me atë të bashkëkombësve të tij, e mbushur me problemet dhe hallet e zakonshme të çdo shqiptari. Në kohën kur Shqipëria ndodhej ende nën regjimin diktatorial, Dritan Hoxha bie në sy për pasionin e tij ndaj teknologjisë. Biznesmeni ishte bashkëshorti i Vjollcës dhe babai i katër fëmijëve, tri vajza, Lori, Sara e Redia si dhe djalit Itan Hoxha, që lindi një vit më parë. Biznesmeni Vitet ‘90 e gjetën Dritan Hoxhën në fillimet e një biznesi që do të njihte më pas vetëm rritje, fuqizim e zgjerim. Që në atë kohë, 40-vjeçari që humbi jetën dje u identifikua si pronari i kompanisë së kafes “Lori Kafe”. Duke qëndruar më pas në të njëjtën fushë të veprimtarisë tregtare, ai e zgjeroi më tej aktivitetin e biznesit, duke futur në treg edhe një markë tjetër të kafes së importuar “Illy Cafe”. Aktiviteti tregtar në këtë fushë dhe karakteri ambicioz i biznesmenit, e orientuan atë drejt projekteve më të gjera dhe më të fuqishme. Në shkurt 1998, Dritan Hoxha themelon radion “Top Albania”, e cila hyri në transmetim duke aplikuar standardet më të larta teknologjike krahasuar me vendet më të përparuara të Ballkanit. Pas veprimtarisë së suksesshme në drejtimin e “Top Albania”, biznesmeni Dritan Hoxha në vitin 2001 themelon televizionin privat “Top Channel”. Përmes sinjalit tokësor dhe më pas edhe në satelit, ky televizion gjeti shtrirje gjeografike gradualisht në të gjithë Shqipërinë dhe më pas i kaloi kufijtë e saj. Kompania mediatike “Top Media” nën drejtimin e Dritan Hoxhës, u dallua për investimin e teknologjisë bashkëkohore teknike të konsideruar edhe si “revolucioni mediatik” në industrinë televizive në Shqipëri. Media Pas investimeve në krijimin dhe zgjerimin e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel” në vitin 2005, Dritan Hoxha bëhet promotor i hyrjes në Shqipëri të platformës së parë të transmetimit televiziv dixhital. Përmes platformës “Digit Alb” filloi transmetimin e një seri kanalesh televizive, fillimisht në sinjal tokësor dhe më pas në atë satelitor. Pas këtyre investimeve në industrinë mediatike, Dritan Hoxha e zgjeroi më tej aktivitetin e tij edhe me një gazetë të përditshme “Shqip”, dhe më pas edhe me prodhimin dhe futjen në qarkullim të telefonit të parë celular në Shqipëri, që njëkohësisht ofronte edhe shërbimin e televizorit të lëvizshëm. Megjithatë në të gjithë veprimtarinë e tij, kulmi i suksesit dhe aktiviteti të cilit biznesmeni i përkushtohej më shumë, ishte televizioni “Top Channel”. Një sigël me të cilën biznesmeni 40-vjeçar që humbi jetën dje në orët e mëngjesit, kishte filluar të identifikohej gjithnjë e më shumë prej vitit 2001, kur për herë të parë ky kanal televiziv filloi transmetimet e tij.

Aksidenti[redakto | redakto tekstin burimor]

Hoxha ishte duke i dhënë makinës së tij e tipit Ferrari bashkë me 27-vjeçaren Entela Hysko[1] rreth orës 1:51, kur makina doli nga rruga dhe u përplasë me një pemë buzë Lanës, duke rezultuar në vdekjen e të dyve[2]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ Vdiq D.H se bashku me 27 vjeçaren Entela Hysko
  2. ^ Policia: Ndjekje penale për aksidentin ku humbi jetën Dritan Hoxha