Duhani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ara me duhan të mbjellur

Duhani (nikotina) është një bimë e famiiljes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Duhani mund të përdorët në shumë forma të ndryshme të cilat të asnjë nga to nuk është e mire per shendetin tone.

Llojet[redakto | redakto tekstin burimor]

Duhani ben pjese ne nje familje te bimeve qe quhen nikotiana gjithashtu duhani është shume i demshem per ne dhe shendetin tone sepse sjell semundje kronike

Historia e duhanit dhe përhapja e tij[redakto | redakto tekstin burimor]

Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë

Duhani dhe dëmet[redakto | redakto tekstin burimor]

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato dëme që influencohen apo rëndohen prej tij, lista do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.

Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej femrave.

Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat,kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohen gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.

Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular dhe atë të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmtimin Arteriosklerotik të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon enët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Kolinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinapsë (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).

Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i shtohet stresi, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar të konsumojnë shumë duhan. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por duhani e shton akoma më shumë, por ne, nuk e ndjejmë. Duhani është i ndaluar rreptësisht në ambjentet publike.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

duhanin eshte i rrezikshem per grat shtatzena sepse kur te lindin foshnjet e tyre do te jene 200g me pak se sa foshnjet te cilat lindin nga grat qe nuk pine duhan.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Duhani