Dukagjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Albania.svg Dukagjini
Dukagjini.jpg
Emri: Dukagjini
Qarku: Qarku i Shkodrës
Rethi: Rrethi i Shkodrës
Komuna: Komuna Derjan
Kryeplak: -
Popullsia: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Web-faqe: s'ka

Dukagjini është një krahinë në Shqipëri...

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa. Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vendosur në Arbëri, nga Franca (axhuinet). Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin Tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Dukë”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe territoret që sundoheshin prej kësaj familje, morën emrin Dukagjini, kurse banorët u quajtën dukagjinas.

Në shekullin XIV-XV, fisi i dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura. Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, me të drejtën zakonore arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të sanksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjinit.

Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit. Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dale shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare ketë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanërisht në Shalë, Shosh e Mërtur, pëbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit te Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe reprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.

Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapësirën : në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogël, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Perëndim, përfshi luginën e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrin që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si : Mauriqi (Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda, Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, është zbuluar një vendbanim i kohës se Bronzit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.

Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum (Inferoir), herët me qendër në Sarda (Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum (Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes.

Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.

Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimtar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug - qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje - deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Perëndim, deri në luginën e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug - qafa e Ndërmajës; ne Veri - Pejë; në Lindje - deri në kufi me Prizrenin dhe në Perëndim - deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponimin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.

Pavarësisht nga lëvizjet e popullatës, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase.

Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme. Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlara :

Në kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e pultinasve : Princat Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vendit përtej lumit Drin - Zadrimë e Sipërme e gjerë në Misinë e Sipërme; Lekë Zakarija, i cili ka mbajt si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës; Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemtë ; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin dhe prince të tjerë fqinjë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vende rreth Drishtit dhe Balecit.

Në të gjitha luftërat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kasrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit ; vëllezërve Leka e Pjetër Dushmani, te cilet kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.

  • Pjesëmarrja në kryengritjet antiosmane në vitet 1501-1602, ku kanë marrë pjesë mbi 2656 krerë nga e gjithë Shqipëria.
  • Pjesëmarrja në vitet e rilindjes Kombëtare, si ato në vitin 1835-1836, në vitet 1854 e 1883, me 300 luftëtarë në malin e Taraboshit.
  • Pjesëmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, e Grudës, me rreth 200 luftëtar.
  • Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye Mark Lula Marash Kola e Gjek Gega, me 15 qershor 1878, në Lidhjen e Prizrenit.
  • Krijimi i “Djelmnia e Shalës”, me 1890, më në krye Mehmet Shpendin dhe më pas i Dukagjinit, që përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë në krah të Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit.
  • Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë malazeze, në korrik 1915, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
  • Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919, që u bë simbol besëlidhjeje në të gjithë malësitë e Veriut.
  • Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920; në lëvizjen noliste në qershor 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çeten Partizane te Saj, e cila u krijua me 5 nëntor 1943, me 32 luftëtare.

Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën shqiptare si nënprefekturë, me qendër Kodër Shën Gjergji, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953. Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.

Në vitin 1967, në malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooperativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara : Shala, Shoshi, Pulti dhe Shllaku. Pas vitit 1990, me kalimin në sistemin shumë partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5 komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.

Dukagjini, ka 40 fshatra dhe një sipërfaqe prej 607.59 km 2. Në fund të vitit 1990, ka pasur 5204 familje, me rreth 17 000 banorë. Në vitet 90-të, shumica e tyre kanë zbritur në fusha e qytete, për një jetë më të mire. Pjesa dërmuese e tyre janë vendosur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula “, në “Kiras”, në lagjen “Partizani”, dhe në komunën e Rrethinave. Dukagjinasit, janë vendosur edhe në Tiranë; në Kurbin, ne te cilin sot, në këtë rreth janë mbi 400 familje; në Lezhë; në Malesi te Madhe, e në qytete e rajone të tjera fushore. Një pjesë e tyre janë në emigracion dhe shumë prej tyre, kanë krijuar familjet në të gjitha shtetet e Evropës, në SHBA dhe deri në Australinë e larget.

Dukagjinasit kanë filluar të mësojnë shkrim e këndim shqip, me hapjen e shkollë së pare shqipe, me 1917, në Theth, krijuesi i së cilës ishte At’ Shtjefën Gjeçovi. Në mesin e viteve 30-të filloi ngritja e shkollave në nivel filloreje në të gjithë Dukagjinin. Në fund të vitit 1990, ka pasur 5 shkolla të mesme të profilit të përgjithshëm dhe profesional, 35 shkolla 8 vjeçare e fillore; spital rajonal, në Breg-Lumi, me të gjitha repartet e tij; spital në Pult, në Shosh, dhe në Shllak ; qendra shëndetësore në çdo fshat. Qindra nxënës dukagjinas kanë vazhduar studimet e larta në universitetin “Luigj Gurakuqi”Shkodër dhe në universitetet e Tiranës. Sot ka mbi 500 dukagjinas, që kanë mbaruar studimet e larta në të gjitha specialitetet dhe që janë të aftë për të kontribuar në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit e shoqërisë Shqiptare. Me 10-tra dukagjinas, janë me grada shkencore, që bëjnë pjesë në elitën intelektuale të vendit.

Dukagjini, gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura, ndër të cilët mund të Veçojmë : Mark Lula, Mehmet Shpendi e Gjek Gega ; Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi ; Mark Prelë Ujka e Voc Deda ; Gjon Marashi e Bal Marku ; Kushe Micja e Zina Frani; Kol Prela e Martin Camaj ; Vas Kiri, Dedë Thani e Ndok Gjeloshi ; Mark Plani, Ndue Logu e Mirash Binoshi ; Ndrek Luca e Pjetër Gjoka ; Gjon e Lec Shllaku ; Tinka Kurti e Marije Shllaku ; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini ; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj ; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani ; Shaqe Nika, Pina Thani e Vera Bregu. Në vijimësinë e figurave të Dukagjinit, sot janë : profesor-doktor Lekë Sokoli, Ndokë Marku, Vuksan Kola e Tonin Gjuraj ; shkrimtari Lazer Stani, poeti Prelë Milani e Lazer Kodra, poetet Tone Deda, Laureta Nika e Ledija Dushi, studiuesit Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e të tjerë, e të tjerë.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Familja e Dukagjinëve

Lekë Dukagjini


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]