Dunaveci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dunaveci është vendbanim i neolitit të mesëm, buzë lumit Dunavec, 400 m larg vendit ku ai bashkohet me Devollin. Gërmimet u bënë më 1971 e 1973. Vendbanimi ka pasur jetë intensive, që e dëshmon shtresa kulturore me trashësi 2,10-3.30 m e shtrirë në një sipërfaqe të madhe. Janë veçuar dy faza kulturore. Në fillim banesat kanë qenë të tipit palafit (mbi hunj), kurse më vonë banesa të ngritura mbi tokë. Për fazën e hershme janë karakteristike qeramika e zezë dhe gri e zezë me lustër dhe qeramika “barbotine”. Faza Dunaveci II është vazhduese e drejtpërdrejtë e së parës. Kultura e Dunavecit II është e njëjtë me atë të Cakranit (rrethi i Fierit), ndaj përfshihet në të njëjtën kulturë. Madje Dunaveci I si fazë më e hershme është quajtur Protocakran.