ERSTE Fondacioni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
ERSTE Fondacioni

ERSTE Stiftung Logo.jpg

Lloji Fondacion privat austriak
Viti i themelimit 2003
Selia Flag of Austria.svg Vjenë, Austri
Prejardhja Trashëgues ligjorë i kursimores së parë austriake (Erste oesterreichische Spar-Casse), të themeluar më 1819.
Regjioni Evropa qendrore, lindore dhe juglindore
Fokusi i punës Zhvillimi shoqërorë, kultura, integrimet evropiane
Metodologjia e punës Financimi i punës operative dhe ndihmës së pakthyeshme financiare (granteve)
Të ardhurat Aksionari më i madh individual Erste Group Bank AG
Numri i të punësuarve Mbi 30
Ueb faqja www.erstestiftung.org

ERSTE Fondacioni (gjerm. DIE ERSTE Österreichische Spar-Casse Privatstiftung apo ERSTE Stiftung) është Fondacion i kursimores më të madhe austriake. Është themeluar në vitin 2003, në themelet e kursimores së parë austriake (Erste Österreichische Spar-Casse), e cila është themeluar në vitin 1819. Si fondacion i kursimores private austriake, e përkushtuar për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Përveç kësaj, ka edhe rol të posaçëm si aksionari më i madh individual i Erste Grupit. ERSTE Fondacioni përdor profitin nga aksionet e veta në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e shoqërisë në Evropën qendrore dhe juglindore.

Misioni i Fondacionit[redakto | redakto tekstin burimor]

ERSTE Fondacioni është aktive në Evropën qendrore dhe juglindore. Misioni i saj është themeluar në idenë e kursimores së shekullit të XIX. Ajo përkrahë pjesëmarrjen shoqërore dhe aktivizmin e shoqërisë civile; synon shoqërimin e njerëzve dhe bartjen e njohurive rreth historisë së afërme të regjionit e cila ka duruar ndryshime dramatike nga viti 1989. Si Fondacion aktiv, zhvillon projekte vetjake në kuadër të tre programeve : Zhvillimi Shoqërorë, Kultura dhe Evropa.

Programet[redakto | redakto tekstin burimor]

Zhvillimi Shoqëror[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondacioni përkrahë zhvillimin e shoqërive të drejta, të forta, në të cilat askush nuk të ndihet i anashkaluar. Për këtë arsye ka zhvilluar dy strategji komplementare të pjesëmarrjes shoqërore : integrimin e individëve dhe grupeve të cilat jetojnë në margjinat e shoqërisë dhe kërkimi i mënyrave për realizimin e ndryshimeve shoqërore. Me aktivitetet e Fondacionit krijohen mundësi të barabarta për njerëzit të cilët jetojnë në kushte të vështira shoqërore dhe në situata të cilat kërkojnë ndihmë të pashmangshme, kur bëhet fjalë rreth edukimit dhe njohurive shoqërore.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Programi i cili ka të bëjë me kulturën kryesisht është aktiv në projektet ndërkombëtare, rajonale, duke përfshirë hulumtimet të cilat fokusohen në artet vizuale prej viteve 1960-ta deri sot. Kultura konsiderohet si fuqi nxitëse e shoqërisë demokratike, duke iu falënderuar aftësive të veta që të krijojë lidhje midis rajoneve të ndryshme gjuhësore dhe gjeografike. Puna me strategjitë e ndryshme artistike krijon hapësirë për eksperimentimin në temë të utopive dhe për propozimet jashtë kufijve të realizueshmërisë së politikës së përditshme, si dhe për hulumtimin e mundësisë së qasjeve të ndryshme artistike. Duke iu falënderuar kësaj, programi kulturor promovon projektet e pavarura dhe ato të cilat radhiten në sektorin e kulturës, duke i ofruar atyre përkrahjen në resurse dhe përmes kontakteve ndërkufitare të cilat realizohen përmes institucioneve shtetërore, në mënyrë që të realizohet e ashtuquajtura dyndje e trurit.

Evropa[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondacioni promovon procesin e integrimit evropian duke ofruar platformën për shkëmbimin e ideve, njohurive dhe iniciativave. Evropianët trimërohen të jetojnë në pajtim me vlerat e përbashkëta, që të shkëmbejnë lirë idetë, të punojnë bashkërisht dhe të mësojnë njëri nga tjetri. Projektet kryesisht kanë të bëjnë me themelimin e kulturës së gjallë të dialogut. Në rrethin në të cilin insistohet në dallimet e ndërsjella, njerëzve duhet të i mundësohet që të shijojnë solidaritetin, lidhshmërinë dhe bashkëpunimin. Projektet parashohin realitetin e Evropës së bashkuar dhe bartin potencialin e bashkësisë, posaçërisht në ato vende në të cilat, në këtë moment, ende nuk është mundësuar zbatimi i programeve të BE-së.

Në qendër të vëmendjes është puna me njerëzit e rinj, programet për gazetarë dhe debatet rreth ardhmërisë së Evropës.

Projektet (shembujt)[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Akademia e shkollave centrale evropiane (aces) – rrjeti ndërkufitarë shkollorë në 15 shtetet e Evropës qendrore dhe juglindore, i krijuar me qëllim të kuptimit më të mirë të vlerave evropiane dhe zvogëlimi i paragjykimeve midis të rinjve.
  • Bursat Ballkanike për gazetarinë e jashtëzakonshme – Bursat për gazetarë nga nëntë shtetet ballkanike, në bashkëpunim me rrjetin hulumtues Ballkanik (BIRN) dhe Fondacionin Robert Bosh, ndahen me qëllim të forcimit të demokracisë dhe lirisë së të shprehurit përmes gazetarisë cilësore në media.
  • Bursat e Fondacionit ERSTE për hulumtime shoqërore – dhjetë shkencëtarët e Evropës lindore për çdo vit fitojnë bursa për hulumtime më të hollësishme të temave sociologjike, demografike apo shoqërore- politike, në kuadër të kontekstit evropian.
  • Gender Check. Feminiteti dhe mashkullorësia e artit të Evropës lindore – Ekspozita e parë e cila i është dedikuar temës së roleve gjinore, duke ofruar shqyrtim reprezentativ të artit të Evropës lindore nga vitet e 1960-ta. Njëzet e pesë përgjegjës nga 24 shtete kanë bashkëpunuar në përgatitjen e ekspoziturës në Muzeun e arteve bashkëkohore në Vjenë, në të cilën janë paraqitur mbi 400 të më shumë se 200 artistëve. Ekspozitura është paraqitur edhe në galerinë Nacionale të ZaketësVarshavë.
  • KomenskýFond – është emëruar sipas pedagogut Çek të renesancës Jan Komenski, fondi është themeluar në bashkëpunim të Caritas Austria dhe Fondacionit ERSTE, është themeluar në nëntë shtete, me qëllim të përkrahjes së zvogëlimit të varfërisë përmes edukimit, posaçërisht për fëmijët në bashkësitë e romëve.
  • PATERNS Lectures – me këtë seri të ligjëratave është përkrahur zhvillimi i kurseve universitare në Evropën qendrore dhe juglindore, në fushën e historisë së arteve, teorisë së kulturës dhe studimeve kulturore. Përkrahen vizitat ndërkombëtare studimore të ligjëruesve dhe inkurajohet shkëmbimi ndërkombëtarë akademik përmes mundësisë së organizimit të ligjërimeve vizitore.
  • tranzit.org – rrjeti i pavarur transitorë i cili vepron në Austri, Republikën Çeke, Maxhari dhe Republikën e Sllovakisë. Secila njësi lokale e Transitit ka mënyrën e vetë të punës autonome, duke bashkëpunuar në disa projekte artistike dhe duke organizuar ligjërata, shfaqje, diskutime, publikime, ekspozitura dhe hulumtime. Gjatë vitit 2010, ekipi i Transitit ishte një nga tri ekipet e përgjegjësve për dyvjetorin e Manifestimit të artit evropian, i cili është mbajtur në qytetin Spanjoll në Mursi.

Social banking dhe përfshirja financiare[redakto | redakto tekstin burimor]

Meqenëse paraqet fondacionin e kursimores, Fondacioni ERSTE i është përkushtuar idesë së kursimores shoqërore nga shekulli XIX. Për këtë arsye i ashtuquajturi sociali bankarë social banking dhe përfshirja financiare paraqesin tema kyçe në kuadër të programit me emërimin Zhvillimi ekonomik. Projektet më të njohura të kësaj fushe janë:

  • Die Zweite Sparkasse (Kursimorja e dytë) - banka për njerëzit të cilët nuk munden të marrin llogari në asnjë bankë tjetër
  • good.bee - organizata e Erste Grupit dhe Fondacioni ERSTE për mikro kreditime dhe ndërmarrësi shoqërore
  • Turneu i ndërmarrësish shoqërore 2010 - turneu i punëtorisë së mbajtur nëpër qytetet e vendeve evropiane, me qëllim të promovimit ndërmarrjes shoqërore në Evropën lindore, iniciues i së cilës është Mohammad Yunus.

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimi i Fondacionit ERSTE për integrime shoqërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për çdo dy vite, duke filluar nga viti 2007, Çmimi i Fondacionit ERSTE për integrime shoqërore, për projektet të cilat inkurajojnë integrimin shoqërorë, ndan njerëz në bashkësitë lokale. Gjatë konkursit publik, zgjidhen 30 fitues në mesin e gati 1000 projekteve të paraqitura nga 12 shtete (konkursi nga viti 2011) të cilët fitojnë çmimet në para në shumë totale prej 610.000 euro. Përveç kësaj, organizatave joqeveritare të cilat fitojnë njohjen publike i ofrohet falas PR përkrahja për punë në projekte, si dhe qasja në rrjetin ndërkombëtarë të OJQ. Ceremonitë e ndarjes së çmimeve deri më tani janë mbajtur në Lubjanë (2007), Bukuresht (2009) dhe Pragë (2011).

Nagrada za kulturu i teoriju “Igor Zabel”[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondacioni ERSTE në vitin 2008. ka themeluar Çmimin për kulturë dhe teori ”Igor Zabel”. Në këtë mënyrë është përkrahur veprimi historianëveartit dhe teoricienëve në rajonin e Evropës qendrore dhe lindore dhe paraqiten njohuritë mbi artin dhe kulturën përmes inkurajimit të grumbullimit dhe shkëmbimit të njohurive në fushën e kulturës midis "lindjes" dhe "perëndimit". Çmimi është emëruar sipas autorit slloven, kritikut artistik dhe përgjegjësit, Igor Zabel (1958–2005), përgjegjësit të lartë të Galerisë bashkëkohore nga Lubjana, i cili ishte meritorë për themelimin e lidhjeve kulturore midis Evropës lindore dhe perëndimore.

Bashkëpunimi me fondacionet tjera në projektet ndërkombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrënjët e Fondacionit datojnë nga shekulli XIX. Kursimorja e parë austriake “Erste österreichische Spar-Casse” është themeluar në vitin 1819.[1] Si rezultat i amendamentit në Ligjin austriak mbi kursimoret, “Erste österreichische Spar-Casse” në vitin 1993. është ndarë në bankë operuese (Erste Bank AG) dhe holding kompani (DIE ERSTE österreichische Spar-CasseAnteilsverwaltungssparkasse, shkurtimisht: AVS). Erste Banka, e cila i është bashkëngjitur GiroCredit Bank AG der Sparkassen, ka dalë në bursë në vitin 1997. dhe në këtë mënyrë AVS është bërë aksionari më i madh i i kompanisë e cila prej atëherë është listuar në bursën e Vjenës. AVS në vitin 2003. formalisht është transformuar në DIE ERSTE österreichische Spar-Casse Privatstiftung, shkurtimisht: ERSTE Stiftung (ERSTE Fondacioni), e cila pas dy viteve filloi punën.

Projekti i parë i madh ka përfshirë Zweite Wiener Vereins- Sparcasse, gjegjësisht Zweite Sparkasse, e cila është themeluar në vitin 2006. dhe rrjetin e Akademisë së shkollave centrale evropiane (aces), e cila është themeluar në të njëjtin vit. Në vitin 2007. është bërë ndarja e parë e Çmimit të Fondacionit ERSTE për integrim shoqërorë në Lubjanë dhe hapja e konkursit të parë për bursat Ballkanike për gazetarinë e jashtëzakonshme. Çmimi për kulturë dhe histori “Igor Zabel” dhe themelimi i organizatës good.bee kanë ndodhur në vitin 2008. Në vitin 2009. stacionet televizive ORF dhe 3sat të parat kanë emituar TV serinë e parë dokumentare "Ballkan Ekspres (Kthimi në Evropë)", kurse Çmimi i Fondacioni ERSTE pr integrime shoqerore është ndarë për herë të dytë, në ceremoninë e mbajtur në Bukuresht. Projektin më të madh të deritanishëm nga fusha e kulturës e ka paraqitur ekspozitura (Gender Check), e hapur në muzeun e Vjenës MUMOK, në vitin 2010. Në të njëjtin vit, Turneu i ndërmarrësisë shoqërore me Mohammad Yunusin ka vizituar gjashtë shtetet e Evropës lindore, me qëllim që të paraqitet koncepti i ndërmarrësisë shoqërore si formë e aktivitetit të qëndrueshëm ekonomik, në Vjenë, Bratislavë, Budapest, Prag, Bukuresh dh Beograd. Në të njëjtin vit, Çmimi për kulturë dhe teori “Igor Zabel” i është ndarë historianit polonez të kulturës, Pjotër Pjotrovskit, në Barcelonë. Në vitin 2011., Çmimi i Fondacionit ERSTE per integrime shoqerore, në ciklin vet të tretë, është ndarë në Prage për 34 projekte nga 12 shtete.

Statusi ligjor[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondacioni ERSTE është fondacion i kursimores private, siç është definuar në Ligjin austriak mbi kursimoret.

Bordi[redakto | redakto tekstin burimor]

Organet e Fondacionit i përbëjnë Bordi drejtues, Bordet mbikëqyrës dhe Asociacioni. Asociacioni i kursimoreve private, i themeluar në vitin 1819, i cili ka mbi 100 anëtarë, bën zgjedhjen e anëtarëve të Bordit mbikëqyrës dhe bën emërimin e kryetarit të bordit. Bordo mbikëqyrës emëron anëtarët e Bordit drejtues dhe kontrollon punën e administratës së Fondacionit. Bordi drejtues udhëheq punën e Fondacionit dhe merr vendime mbi shpërndarjen e mjeteve për projekte financiare, me ndihmën e Bordit këshillëdhënës i cili është i përbërë nga ekspertët ndërkombëtarë.

Anëtarët e Bordit mbikëqyrës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Georg Winckler - kryesues
  • Dietrich Blahut
  • Maximilian Hardegg
  • Bernhard Kainz
  • Heinz Kessler
  • Friedrich Lackner
  • Peter Mitterbauer
  • Johanna Rachinger

Anëtarët e Bordit drejtues[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Andreas Treichl - kryesues
  • Rupert Dollinger
  • Doraja Eberle
  • Boris Marte
  • Richard Wolf

Anëtarët e Bordit këshillëdhënës[redakto | redakto tekstin burimor]

Të punësuarit, buxheti dhe projektet[redakto | redakto tekstin burimor]

Fondacioni ERSTE në vitin 2012. ka përafërsisht 35 të punësuar. Fondacioni për financimin e projekteve ka miratuar mjete në shumë totale me vlerë prej 40 milion euro, në periudhën prej themelimit të saj në vitin 2003. deri në fund të vitit 2010.[2] Gjatë kësaj periudhe, numri i përgjithshëm i projekteve të cilat i ka zbatuar/apo përkrahur Fondacioni ERSTE është 548, kurse prej tyre 110 kanë qenë të paraqitura në konkurse. Përafërsisht 80 % të buxhetit vjetor te Fondacionit ERSTE investohet në projekte të cilat kanë filluar në kuadër të tre programeve : Shoqëria, Kultura dhe Evropa. Mbetja prej 20 % të mjeteve përbëhet nga grantet e miratuara për organizatat jofitimprurëse, për financimin e projekteve të tyre.[3]

Anëtarësimi në organizatat themelore[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Qendra e Fondacioneve Evropiane (European Foundation Centre - EFC)[4]
  • Rrjeti i fondacioneve evropiane (Network of European Foundations - NEF)[5]
  • Shoqata e fondacioneve private austriake (Verband österreichischer Privatstiftungen - VÖP)

Biblioteka e ERSTE Fondacionit[redakto | redakto tekstin burimor]

Është themeluar në vitin 2007, Biblioteka e Fondacionit ERSTE grumbullon literaturën e lëshuar kryesisht në gjuhën angleze dhe gjermane. Përmban përafërsisht 5000 tituj dhe 35 revista periodike (2012). Temat përfshijnë fushat e arteve, teorisë së medieve dhe historisë, pakicave dhe barazive gjinore, teorisë së kulturës dhe politikës kulturore, zhvillimit ekonomik dhe politik, sipërmarrjes shoqërore dhe bankare, risive në fondacione, filantropisë, demografisë, migracioneve, edukimit dhe përkujtimeve. Gjeografikisht, koleksioni është fokusuar në rajoni e Evropës qendrore dhe juglindore. Biblioteka është hapur për publikun. Koleksioni mundet të shihet në hapësirat e Fondacionit, në termin të caktuar.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ {C. Rapp, N. Rapp-Wimberger : Arbeite, Sammle, Vermehre. Von der ersten Oesterreichischen Spar-Casse zur Erste Bank. Christian Brandstätter Verlag, Vienna 2005, p. 7.}
  2. ^ "Annual reports and fact sheet on the homepage"
  3. ^ "Annual reports of the Foundation"
  4. ^ "European Foundation Centre"
  5. ^ "Network of European Fondations"

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]