E drejta civile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

E drejta private është një fushë e së drejtës, e cila i rregullon marrëdhëniet e subjekteve të drejtësisë (personave juridik dhe privat) ligjërisht (por jo ekonomikisht) të barabartë në mes vetë. Emërtimi e drejtë civile (nga Ius Civilë) ose e drejte qytetare përdorën shpesh si sinonim për të drejtën privatë, por në fakt përfshijnë vetëm një pjesë të së njëjetës.

E drejta privatë qëndron në shkencën e së drejtës pranë të drejtës publike, në të cilën bën pjesë edhe e drejta penale. Ajo parasheh, në krahasim më të drejtën publikë, një liri të vullnetit e cila buron nga autonomia privatë dhe e cila i mundëson secilit të hyj në marrëdhënie juridikë (ose të mos hyj në marrëdhënie juridikë) më të tjerët. Kjo liri mund të kufizohet nga disa faktorë real, si p.sh. përmes monopolit ose edhe fuqisë ekonomikë të subjektit juridik. Pavarësisht asaj, ajo është imanentë për të drejtën privatë, pasiqë ajo lejon formësimin e së drejtës privatë pa ndikim shtetëror. Një nga format më të rëndësishme të së drejtës privatë është Kontrata.

E drejta private degëzohet në :

  • të drejtën privatë të përgjithshme, e quajtur edhe e drejta civile ose e drejta qytetarë dhe
  • e drejta privatë e posaçme ose e veçante.

Në të drejtën civilë janë të vendosura rregullat mbi Personat, Sendet dhe Obligacionet (të drejtat e detyrimeve) e drejta private e posaçme, e cila shpesh përmblidhet më të drejtën ekonomikë sëbashku, është e rregulluar sidomos të drejtën tregtarë, të drejtën e punës, të drejtën e qirasë dhe në fusha të tjera - shumë të detajuara - të së drejtës.

Sistematizimi sipas sistemit të Pandekteve [redakto]

Sistematizimi sipas sistemit të pandekteve e ndanë të drejtën civilë në pesë fusha (gjegjësisht në gjashtë fusha, nëse rregullohet e drejta e personave si e veçante) : pjesa e përgjithshme (zakonisht e bashkuar më të drejtën e personave), të drejtën e detyrimeve, të drejtën sendorë, të drejtën trashëgimorë dhe të drejtën familjare. Këtë skemë e përcjellin kodifikimet pandektore, e para së gjithash Kodi civil gjerman (BGB) si dhe shkencat e së drejtës në hapësirën e së drejtës gjermane (Gjermani, Austri)

  • Pjesa e përgjithshme :
  • Bazat [e drejta privatë, e drejta objektive dhe e drejta subjektive]
  • E drejta e personave [Personat juridik, personat privat]
  • Veprimet juridikë [Deklarimet e qëllimit dhe veprimet juridikë ; Kontrata ; Kushtet për vlefshmërinë e Kantatave]
  • Përfaqësimi
  • Koha [Afatet, Terminët, Parashkrimet]
  • E drejta e detyrimeve
  • E drejta sendore
  • E drejta familjarë
  • E drejta trashëgimorë

Sistematizimi sipas sistemit të institucioneve [redakto]

Sistematizimi sipas sistemit të institucioneve, i cili është emërtuar sipas së kryeveprës së juristit klasik romak Gaiusit, është ndarje sipas të drejtës romake, e cila është pranuar në valën e madhe të kodifikimeve - Kodi civil francez (Code civil), kodi i përgjithshëm civil austriak (ABGB)

Ndarja bëhet kryesisht në këtë mënyrë :

  • "Personae" : e drejta e personave
  • "Res" : e drejta sendorë, e drejta e detyrimeve dhe e drejta trashëgimore
  • "Actiones" : Padi

Kodi i përgjithshëm civil austriak (ABGB) e ndjek poashtu këtë skemë, por pa përfshi të drejtën e procedurës :

  • Hyrja
  • E drejta e personave : E drejta e personave, e drejta familjarë
  • E drejta sendorë
  • E drejta e sendeve : E drejta e sendorë, e drejta trashëgimorë
  • E drejta personalë : E drejta e detyrimeve
  • Vendosmëritë e përbashkëta rreth të drejtës së Personave dhe të drejtës sendorë

Shkenca e së drejtës në Austri këtë ndarje e sheh si historikë dhe e klasifikon të drejtën civilë sipas sistemit pandekt. Sistemi i institucioneve shërben vetëm si orientim i brendshëm për kodin civil gjatë punës praktikë më ligjin, si dhe në rast nevojë për raste të interpretimit më të lehtë.