E drejta për gjykim

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

E drejta për një gjykim të drejtë është një masë mbrojtëse e cila garantohet në dokumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut siç janë Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut si dhe Konventa Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNj), e cila është e detyrueshme për Shqipërinë dhe Kosovën si shtet palë i kësaj konvente. E drejta për një gjykim të drejtë prashikohet edhe në Kushtetutën së Republikës së Shqipërisë (Nenet 29-34 dhe 42 i Kushtetutës).

E drejta për një gjykim të drejtë është një koncept i gjerë, i cili është zhvilluar me kalimin e kohës nga organe të tilla si Gjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutStrasbourg (Gjykata e të Drejtave të Njeriut). Një koncept bazë i zhvilluar nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut është se KEDNj garanton të drejta që janë praktike dhe efektive në vend të atyre që janë teorike dhe joreale. Kjo do të thotë që të drejtat interpretohen më gjerësisht, pra nuk mjafton që këto të drejta të garantohen formalisht, ato duhen siguruar në mënyrë të tillë që të zbatohen në praktikë për personin në fjalë.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ E drejta për një gjykim të drejtë ; Amëza: gjkr.gjykata.info, qershor 2007