Eduart Jubani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eduart Jubani është një këngëtar shqiptar nga Shqipëria.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eduard Jubani, djaloshi shkodran 16 vjeçar i erdhi skenës shqiptare si këngëtar me një zë brilant, shpërthyes e timbrik në Festivalin e Këngës ne RTV dhe më vonë aktivitetet të ndryshme artistike. Ishin muajt e fundit të vitit 1975. RTVSH në atë kohë zhvilloi një konkurs me këngëtarët e rinj dhe u vu si rregull që, nga ai konkurs do të zgjidheshin edhe këngëtaret fitues që do t'u jepej menjëherë e drejta për të kënduar në Festivalin e Këngës në RTV. Në ato vite, djaloshi i ri në moshe 16 vjecar i ardhur nga qyteti i Shkodrës, i imët u paraqit në atë konkurs me kengen "Qiell dhe Det", e kënduar me parë kjo këngë nga një tjetër shkodran, Artisti i Merituar Tonin Tershana. Eduard Jubani doli fitues ne konkurs dhe iu hap menjehere "porta" për të kenduar në festival.

Në Festivalin e 16-të Eduard Jubani këndoi kengen e kompozuar nga Naim Gjoshi "Ne te dy", fituese e cmimit te dyte në atë festival. Kënga u këndua në dublim nga Rakipe Karaj, të cilën këte këngetare e shoqëroi orkestrina e Kukesit që ishte e ftuar në atë në festival, së bashku me orkestrinën e Gjirokastrës.

Pas ketij suksesi, një vit më vonë, në Fest. e 17-të një tjetër kënge e bukur, kompozuar nga një kompozitor i njohur dhe i suksesshëm si fitues i çmimeve të dyta Agim krajka, do t'i besohej Eduard Jubanit ta këndonte në ate festival. "Cel kjo toke si trendafil" titullohej kënga me tekst nga Arben Duka dhe e kenduar në dublim nga Irma Libohova. Perseri Jubani fiton çmimin e dytë me këtë këngë.

Një vit më vonë, ne Fest. e 18-të një tjeter kompozitor i ri do t'i besonte këngen e tij për ta kënduar në festival, kompozitori Ermir Dergjini. Eshte kënga "Djemte tane shkojne ushtare" Dhe Eduardi jo vetem qe e kendoi me mjështëri, por u bë edhe shumë e njour ajo kënge: / Doli nena, motra doli/ Dhe me gaz ne na percolli/ Sa gezim qe u rrit djali.../ Gjithashtu ne kete festival Eduardi kendoi nje tjeter kenge ne duet me Elida Shehun, kengetaren nga Peshkopia, me kengen e kompozuar nga David Tukiqi "N'ato fusha plot me grure." Kjo këngë ne dublim u këndua nga Zina Zdrava dhe Agim Duro, shoqëruar nga Grupi "Na bashkoi Kenga Popullore"

Ne Fest. e 20-te kendoi kengen e kompozuar nga Diana Ziu "Drini ne legjend te re", e dubluar kjo kenge nga kengetari Bahri Rustja.

Festivali i 21 do na i sillte Eduardin ne duet me Bashkim Alibalin ne kengen "Jam i yti i toka meme" Ne Fest. e 23-te perseri ne duet me B. Alibalin me kengen "Takim pas bitesh" , kompozuar nga Ferdinand Deda me tekst te Kudret Isait. Gjithashtu kendoi edhe nje kenge te dyte:"Udheve te galerive" e dubluar kjo kenge nga Dhimiter Dushi. Nje tjeter duet me Bashkim Alibalin ishte edhe kenga "Motres sime" kenduar ne Festivalin e interpretuesve te kenges, qe zhvilloheshin ne ato vite ne muajin qershor.

Eduard Jubani ka qene gjithashtu disa here fitues edhe i anketave muzikore te muajit qe zhvilloheshin ne ato vite. Permend ketu kenget "Udhe dhe Vite" ne vitin 1977, kompozuar kjo kenge nga Fancesk Radi (Francesku ne ate kohe vuante denimin e tij ne Puke.

Nga festivalet e kenges te zhvilluara ne Shkoder, Eduard Jubani, do kujtohet me kengen "Me buzeqesh nje vajze".

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]