Edward Snowden

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edward Snowden

Edward Joseph Snowden (i lindur më 21 qershor 1983) është një ish-kontraktor teknik amerikan, i cili punonte për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).[1] Snowden në qershor 2013[2] zbuloi në media materiale sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.

Publikimet rreth programeve Prism dhe Tempora[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

The Guardian botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden në qershor 2013 duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të individëve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programin PRISM dhe Tempora. Snowden tha se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje "për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij".[3]

Akuzat nga prokurora Amerikane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 qershor 2013, prokurorët federalë amerikanë paraqitën një dosje, te bërë publike më 21 qershor, e cila akuzon Snowden për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes, dhe komunikimit me paramendim të materialeve të shërbimit sekret; dy akuzat e fundit janë bazuar në aktin anti-spiunazh të ShBA.[4]

Vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Informacionet e shpërndara nga Snowden konsiderohen si më seriozet dhe të rëndësishmet në historinë e NSA-së. Matthew M. Aid, një historian dhe studiues i shërbimeve sekrete, deklaroi që dhënia e informacioneve të zbuluara nga Snowden "kanë konfirmuar dyshimet e vazhueshme në lidhje me përgjimet masive të NSA-së".

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]