Efekti i Kazimirit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

fizikë, efekti i Kasimirit si dhe forca Kasimir-Polder janë forca fizike që rrjedhin nga fushat e kuantizuara. Shembulli tipik është ai i dy pllakave metalike te pangarkuaravakum, të vendosura disa mikrometra larg njëra tjetrës pa prezencën e ndonjë fushe elektromagnetike të jashtme. Në përshkrimin klasik, mungesa e fushave të jashtme do të thotë se nuk ka asnjë fushë midis dy pllakave, dhe si rrjedhim në nuk mund të matim ndonjë forcë midis tyre. Kurkjo fushe studiohet duke përdorur mekaniken kuantike, shikohet që pjatat ndikojnë mbi fotonet virtuale të cilat përbejnë fushën, si dhe prodhojnë një forcë[1] ose tërheqëse ose shtytëse në varësi të vendosjes specifike te të dyja pllakave. Kjo forcë është matur, dhe është një shembull i përkryer i një efekti të shkaktuar vetëm nga kuantizimi sekondar[2] [3] (Megjithatë, trajtimi i konditave kufitare në llogaritjet e forcës ka shkaktuar disa debate.[4])

Fizikantët Holandez Hendrik B. G. Kasimir dhe Dirk Polder ishin të parët që propozuan ekzistencën e forcës si dhe formuluan një eksperiment për detektimin e saj në 1948 ku po mirrnin pjesë në kërkime shkencore të laboratorët e kërkimit të kompanisë Philips. Forma klasike e eksperimentit siç u përshkrua më lart, demonstroi, në një mënyre të suksesshme praninë e forcës me një gabim brenda 15 % të vlerës së parashikuar nga teoria.[5]

Për shkak se forca bie shumë shpejt me distancën midis dy pllakave, ajo mund të matet vetëm kur distancë midis dy objekteve është shumë shumë e vogël. Në një shkallë prej disa mikrometrash, kjo forcë bëhet kaq e fuqishme sa ajo kthehet në forcën dominante midis dy përcjellësave të pangarkuar. Në fakt, për një distancë 10 nm—e cila është rreth 100 herë sa përmasat tipikë të atomit —efekti i Kasimirit prodhon ekuivalentën e 1 atmosfere shtypjeje (101,3 kPa).

Edh pse efekti i Kasimirit mund të shpjegohet nëpërmjet bashkëveprimit të thërrmijave virtuale me objektet, ai shpjegohet më lehtë duke llogaritur energjinë e pikës-zero të një fushe të kuantizuar në hapësirën midis dy objekteve.

fizikën teorike moderne, efekti i Kasimirit luan një rol të rendësishem në modeline e cantës shiralenukleonit ; kursë në fizika e aplikuar, ai po bëhet gjithnjë e më i rendësishem në krijimin e komponentëve të miniaturizuar në mikroteknologj dhe nanoteknologj.

Teknologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Revista The Economist (May 24th-30th, 2008), foli për disa aplikime praktike të efektit të Kasimirit. "Shfërkimi" i Kasimirit i cili që fokusi i artikullit shpjegon se si forca ndikon mbi dizenjimin e cipeve të vogla kompjuterike. Për më tepër, "shtytja" e Kasimirit e cila ndodh kur një lëng midis dy pjatave promovon një forcë shtytëse elektromagnetike është një dukuri e cila mund të jetë e dobishme në nanomekanikën.

Filozofi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shkak së efekti i Kasimirit mbështet në faktin se diçka shfaqet nga vakumit, ky efekt zakonisht përdoret si një argument për të mbështetu origjinën natyrore të universit.

Ne kulturën popullore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ The Force of Empty Space on Physical Review Focus
  2. ^ A. Lambrecht, The Casimir effect: a force from nothing, Physics World, September 2002.
  3. ^ "American Institute of Physics News Note 1996" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2008. Marrë më 27 qershor 2008.
  4. ^ "RL Jaffe Casimir effect and the quantum vacuum" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 maj 2008. Marrë më 27 qershor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Photo of ball attracted to a plate by Casimir effect

Lexime te mëtejshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shikoni gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]