Ejup Ganiq
| Ejup Ganiq |
|
| Emri: | Ejup |
| Mbiemri: | Ganiq |
| Lindi më: | 1946 |
| Vendlindja: | Sebeqevë, Pazari i Ri |
| Vdiq më: | jeton |
| Vdiq në: | jeton |
| Profesioni: | akademik, politikan |
Dr.prof. Ejup Ganiq, lindi në Sebeqevë të Pazarit të Ri në vitin 1946, është akademik, profesor i fakultetit të Makinerisë në Sarajevë dhe ish nënkryetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.
[redakto] Biografia
Ejup Ganiq lindi në Sebeqevë të Pazarit të Ri në vitin 1946, është akademik, profesor i fakultetit të Makinerisë në Sarajevë dhe ish nënkryetar i Bosnjës dhe Hercegovinës. Doktoroi në Institutin teknologjik në Boston të SHBA-ve. Punoi si hulumtues i pavarur në Institutin për kimi,teknologji dhe metalurgji në Beograd, asistent-hulumtues në Massachusetts Institut of Technology, Cambridge (SHBA), hulumtues me përvojë në Union Cambridge Corporation-Linde Division, Nev York (SHBA), docent në universitetet në Nju Jork dhe Çikago, prof. inordinar në University of Illinoisat Chicago, drejtor I institutit –Unis, professor visitor I universitetit Lomonosov (Rusi). Kreu detyrat: anëtar i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, kryetar i F Bosnjës dhe Hercegovinës etj. Publikoi më se 100 punime shkencore ndër të cilat "Handbook of Heattransferfundamentals", "Experimental heat Transfer", "Engineering turbulencemodelling and Measurements".Është kryetar i bashkësisë së universiteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës, anëtar i American Nuclear Society dhe asociacioneve të ndryshme.