Ejvis Maria Xhajanka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ejvis Maria Xhajanka
Emri Ejvis Maria
Mbiemri Xhajanka
Lindur më 17 dhjetor 1968
Lindur në Tiranë
Kombësia shqiptare
Shtetësia shqiptare, SHBA
Profesioni shkrimtare, psikologe

Ejvis Maria Xhajanka lindi më 17 dhjetor 1968, Tiranë - shkrimtare, psikologe, aktiviste dhe emigrante shqiptare nga ShqipëriaShBA.

Pasi përfundon fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1992, emigron me familjen në Greqi, ku jeton tre vjet në qytetin e Athinës.

Poezitë e saj janë bërë të njohura në gazeta e revista të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, janë përkthyer në anglisht e rumanisht. Është autore e vëllimit me poezi “Kohë e Prerë”, bashkëautore në antologjinë “Metaforë e arratisur” të emigrantëve në botë, si dhe në përmbledhjen “Mozaikë të një portreti”. Krijimet e saj në anglisht botohen në revistën letrare të fakultetit ku studion.

Nëpërmjet internetit njihet si përkthyese e mjaft materialeve rreth jetës e veprës së Nënë Terezës, në grup-listën elektronike “Nënë Tereza”. Është anëtare dhe aktiviste e forumit elektronik të gruas emigrante në botë “Teutat shqiptare në Botë”.

Sot jeton në Albany, GeorgiaSHBA-së me bashkëshortin dhe dy fëmijë. Ndjek studimet e larta në degën e psikologjisë dhe njëkohësisht punon si asistente në organizatën “Open Arms”, në ndihmë të grave dhe fëmijëve të keqtrajtuar.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kohë e Prerë - Ejvis Maria Xhajanka - vëllim i poezive.
  • Metaforë e arratisur - b.a Ejvis Maria Xhajanka - antologji.
  • Mozaikë të një portreti - Ejvis Maria Xhajanka - përmbledhje.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]