Ekipi Planifikues i BE-së për Kosovën

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekipi Planifikues i BE-së për Kosovën (ang.: The European Union Planning Team for Kosovo apo shkurt EUPT) është një grup e thirrur më 10 prill 2006 nga Këshilli i BE-së.

Kjo ekip është planifikuese e BE-së lidhur me një operacion të mundshëm të BE-së në menaxhimin e krizave në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha të tjera të mundshme në Kosovë.

Roli i Ekipit Planifikues është të përgatisë reagimin e BE-së për të gjitha aspektet e një misioni eventual të Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje.

EUPT në Kosovë përbëhet prej 25 anëtarëve të organizuar në katër ekipe: zyrën e Kryesuesit të EUPT-së; ekipin për polici; ekipin për drejtësi; dhe ekipin e administratës. Zyra qendrore e EUPT-së në Kosovë është e vendosur në Prishtinë dhe një zyrë koordinuese funksionon në Bruksel.

Ekipi Planifikues – i quajtur EUPT Kosovë – ka nisur planifikimin për të siguruar një tranzicion të qetë ndërmjet detyrave të caktuara të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe një operacioni eventual të BE-së në menaxhimin e krizave në fushën e sundimit të ligjit dhe fusha tjera që mund të iniciohen nga Këshilli në kontekstin e procesit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Komiteti për Politika dhe Siguri më 2 maj 2006 ka emëruar Casper Klynge si Kryesues të Ekipit Planifikues.