Ekonomia e Bosnjës dhe Hercegovinës
Bosnja dhe Hercegovina në pikëpamje ekonomike ishte e zhvilluar relativisht mirë, sidomos pjesa qendrore dhe veriore, të cilat disponojnë me pasuri mineralesh dhe toka të mira ose pyje. Xehetaria ishte degë e rëndësishme ekonomike. Bazuar në pasuritë minerale, ishte zhvilluar metalurgjia e zezë, metalurgjia me ngjyra, industria kimike, metalurgjia përpunuese, elektroindustria, e drurit, e tekstilit, ushqimore. Pas luftës 3 vjeçare, Bosnja pësoi shkatërrime të mëdha në ekonomi dhe humbje në njerëz. Tash ekonomia është aktivizuar pjesërisht, refugjatët janë kthyer pjesërisht, dhe po bëhen përpjekje që jeta e ndarë mes tre popujve të normalizohet.
Bujqësia është më pak e zhvilluar. Më tepër është zhvilluar në veri dhe në luginat e lumenjve. Në veri kultivohen drithërat, bimët industriale, në luginën e Neretvës duhani, pemët jugore, hardhia, perimet. Prania e livadheve dhe kullotave në male ka ndikuar në zhvillimin e blegtorisë. Në Bosnjë-Hercegovinë rreth 50% e sipërfaqeve gjenden nën pyje, andaj pylltaria ka rëndësi të mëdha ekonomike.
| Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|
Ekonomia e shteteve të Evropës |
|
|---|---|
| Andorra · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia· Holanda · Hungaria · IRJM · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro¹ · Rumania · Rusia¹ · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia | |
| ¹ Shtet pjesërisht në Azi. ² Gjeografikisht në Azi por i konsideruar Evropian për arsye historike dhe kulturore. | |
