Ekonomia e Shqipërisë
Përpara vitit 1991, partia komuniste në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh Pesë Vjeçare. Të gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria u bë pronë popullore dhe sipërmarrja private u ndalua rreptësisht. Përvec kësaj, kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipëerisë e ndalonte qeverinë te kerkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja. Deshtimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e ka shtyrë qeverinë të decentralizojë procesin e vendimmarrjës ekonomike. Ndalimi i tregëtisë private është shfuqizuar, qeveria tashmë pranon borxhe dhe kredi të huaja dhe perpiqet të krijoje vende të reja pune me anë të bashkepunimeve me partneret nga jashtë. Këto masa kanë për qellim rritjen e industrive të lehta, prodhimet ushqimore dhe bujqesore. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm dhe tregu tani permban të gjithë artikujt ushqimorë të cilet në të kaluaren mungonin shpesh. Shqipëria ka nevojë për më shumë punonjës të specializuar dhe rikthimin në vend tëstudentëve të rinj, të arsimuar në Perendim dhe të mbrujtur me një kulturë me të plotë dhe me më shumë ekspertizë se moshatarët e tyre brenda vendit.
Përmbajtja |
[redakto] Pasuritë natyrore
Për një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa Jug-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, bakri, hekur-nikëli. Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës.
Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike.
[redakto] Burime
[redakto] Industria
Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqiperia është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.
Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj.
Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase.
[redakto] Bujqësia
Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsuar në sektorin e agrokultuës. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani.
Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve. delet dhe i derrit.
Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale.
Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë. Pas privatizimit dhe stabilizimit të gjendjes, pronarët e tokave janë duke u orientuar për rimëkëmbjen e agrikulturës Shqiptare dhe eksportimin e produkteve të tyre.
[redakto] Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria %, Italia %[citim i duhur]
[redakto] Transporti
Binarët e hekurudhës në Shqipëri kanë filluar të shtrohen në vitin 1947 dhe pas 40 viteve Tirana është e lidhur në një rrjetë hekurudhor me të gjitha qendrat industriale të vendit. Rrjeti rrugor në anën tjetër është i dendur kur të merret parasysh tereni malorë i vendit. Transporti ajrorë nuk është i zhvilluar edhe pse në kohët e fundit ka filluar të jetë më prezent.
|
Ekonomia e shteteve të Evropës |
|
|---|---|
| Andorra · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia· Holanda · Hungaria · IRJM · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro¹ · Rumania · Rusia¹ · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia | |
| ¹ Shtet pjesërisht në Azi. ² Gjeografikisht në Azi por i konsideruar Evropian për arsye historike dhe kulturore. | |