Ekonomia e Skocisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Aeroporti në Glasgou

Skocia ka një ekonomi të hapur të stilit perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Europës dhe me Botën gjerë. Tradicionalisht, Ekonomia Skoceze]] është dominuar nga Industria e Rëndë, përkatësisht nga krijimi i Anijeve në Glasgou, minierat e qymyrgurit dhe industritë e çelikut.

Industritë e lidhura me naftën, të bashkangjitura me nxerrjen e naftës nga Deti i Veriut kanë luajtur rol të rëndësishëm në punësimin e popullsisë qysh nga vitet e 1970-ta, veçantërisht në verilindje të Skocisë. De-industrializimi gjatë viteve të 1970-ta dhe 1980-ta mundësoi një lëvizje të vëmendjes nga prodhimtaria tek një ekonomi e shërbimeve. Edinburgu është qendra financiare e Skocisë dhe është qendra e gjashtë financiare më e madhe në Europë, pas Londrës, Parisit, Frankfurtit, Zurichut dhe Amsterdamit,[1] me shumë firma të mëdha financiare të bazuara aty, përfshirë: Bankën Mbretërore të Skocisë (banka e dytë më e madhe në Europë); HBOS (pronarët e Bankës Skoceze); dhe Standard Life.

2005, eksporti total i Skocisë (duke përjashtuar eksporitn e tërë Britanisë) ishin rreth £17.5 miliardë, nga të cilat 70% (£12.2 miliardë) ishin atrubuar prodhimtarisë.[2] Eksportet primare të Skocisë përfshijnë whisky, shërbime elektronike dhe financiare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Gjermania, Franca dhe Spanja përbëjnë tregun kryesor të vendit.[3][4]

Turizmi gjerësisht konsiderohet të jetë kontribuesi kryesor i ekonomisë Skoceze. Një udhëzim i publikuar nga Qendra Informative e Parlamntit Skocez më 2002, (SPIC), për iniciativën e parlamentit Skocez, tregoi se turizmi përbënte mbi 5% të GDP-së dhe 7.5% të punësimit.[5]

Nga Nëntori 2007 shkalla e papunësisë në Skoci është 4.9%— më e ulët se mesatarja e Britanisë së Madhe dhe e shumicës së vendeve të Bashkimit Europina.[6]

Resurset Natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Skocia ka mjaft resurse natyrore duke filluar nga toka pjellore, e përshtatshme për agrikulturë, e deri te nafta dhe gazi natyror. Sa i përket mineraleve, Skocia prodhon qymyr, zink, hekur. Qymyri gjendet nën Skocinë qendrore, veçantërisht qymyri nga Ayrshire dhe Fife kontribuoi shumë në industrializimin e vendit gjatë shekullit të 19të. Minierave të Qymyrit, dikur një punësues kryesor në Skoci i ka rënë rëndësi qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 20të, për shkak të çmimit më të ulët që ka qymyri i huaj. Miniera e fundit vazhdon të punojë në Longannet tek lumi Firth of Forth.


Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Milner M. and Treanor J. (1999-06-02). Devolution may broaden financial sector's view. The Guardian. Retrieved 2006-08-08. 
  2. ^ Global Connections Survey. Scottish Executive. Vizituar në 3 Dhjetor 2006.
  3. ^ The Scottish Executive (2006): Scottish Economic Statistics. The Scottish Executive. Vizituar në 12 Prill 2007.
  4. ^ Office of National Statistics (15 Dhjetor 2006): Regional, sub-regional and local gross value added 2005. Office of National Statistics. Arkivuar nga Origjinali në 9 Janar 2007. Vizituar në 12 Prill 2007.
  5. ^ The Economics of Tourism. SPICe (2002). Vizituar në 22 Tetor 2007.
  6. ^ November Labour Market statistics for Scotland. Scotland Office. Vizituar në 14 Nëntor 2007.