Ekonomia gjeografike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Gjeografia ekonomike vjen nga fjala greke "ikonomia" dhe do të thotë "dikush që menaxhon shtëpinë". Është një nëndege e gjeografisë e cila analizon lidhjet ekonomike botërore, duke u marre me fenomene të tilla si macroekonomia dhe globalizimi.

Ekonomia në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë, Kosovës dhe i trevave të tjera të banuara nga shqiptaret është kushtezuar historikisht nga një sere faktorësh natyrore, politike dhe shoqërore.

Sektorët e Ekonomisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Trevat shqiptare, për nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik cilësohen si vende bujqësore industriale. Kjo do të thotë që ekonomia bujqësore luan rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të tyre.

Struktura e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare përbehet nga tre sektorë kryesore të ekonomisë, të cilët janë :

  1. Sektori i Parë i ekonomisë i cili ka për baze ekonominë bujqësore.
  2. Sektori i Dytë i ekonomisë, me të cilin nënkuptohet para se të gjithash industrinë.
  3. Sektori i Tretë i ekonomisë, i cili përfshin aktivitetet e shërbimeve, tregtinë, transportin, turizmin etj.

Ekonomia bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare ka qenë dhe mbetet dega baze e ekonomisë shqiptare. Një fakt i tillë lidhet me kushtet e favorshme natyrore për zhvillimin e ekonomisë ashtu edhe me traditën shumë të mire të popullsisë sonë në ketë drejtim.

Ndikimi i kushteve Natyrore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Natyra shqiptare me të gjithë elementet e saj si : klima, relievi, token, bimësinë, hidrografinë etj. Në zonat e ulëta me reliev fushor e me klime të butë mund të kultivohen lloje të ndryshme të kulturave bujqësore si drithëra, perime etj. Në zonat kodrinore kultivohen drufrutoret duke filluar nga agrumet dhe deri te ulliri në zonat bregdetare. Në zonat malore me kullotat dhe pyjet e shumte shërbejnë si për rritjen e blegtorisë dhe për zhvillimin e ekonomisë pyjore.

Kushtet shoqërore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Që në kohet me të hershme shqiptaret janë dalluar për eksportimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale si : djathë, gjalpë, lesh, mish, mjaltë, vaj etj.

Deri në fillimin e Luftës së dytë botërore mbi 80 % e popullsisë merreshim me ekonomi bujqësore. Pas luftës përparësi iu dhe zhvillimit të industrisë, ndërsa ekonomia bujqësore kaloi në plan të dytë. Rënie të veçantë pati blegtoria. Shumë pyje u prenë, këneta u thane, për zhvillimin e bujqësisë duke u ndërtuar kanale vaditës dhe rezervuarëve dhe gjithashtu u përmirësua teknika bujqësore.

Rajonet bujqësore të trevave shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia bujqësore është e pranishme kudo në trevat shqiptare. Dallohen disa rajone të cilat i japin tonin gjithë zhvillimit bujqësor. Nder këto rajone përmendim :

Rajonin Perëndimor i cili përfshin të gjithë Ultësirën Perëndimore me kodrat përreth që përben dhe rajonin më të zhvilluar bujqësor. Këtu kultivohen (drithëra, bime industriale, pemëtaria etj.) dhe mbareshtohen të gjitha llojet e blegtorisë (gjedhet, derrat etj.)

Rajoni i Fushe-Kosovës dhe Lugu i Dukagjinit, i cili përben një rajon shumë të rëndësishëm bujqësor.

Aty zhvillohen të gjitha prodhimet e mundshme bujqësore si : drithëra, bime industriale, prodhime të gjedhit dhe bagëtive të imëta.

Rajoni Jug-Lindor i Shqipërisë, sidomos Fushegropa e Korçës, që dallohet si në prodhimin e drithërave të bukës (gruri, misri), bime industriale (duhani, panxhari sheqerit) ashtu edhe në frutikulture (molle, kumbulla) dhe në blegtori (gjedhe dhe bagëti e imët).