Elenor Parker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elenor Parker është ndër aktoret më të famshme amerikane të shekullit të shkuar e cila realizoi role të fuqishme kinematografike. Emri i saj filloi të dëgjohet pas filmit "Vdiqen në çizme" kushtuar luftës së Gjeneral Kasterit në një betejë me indianët ku vdesin të gjithë ushtarët amerikanë, kurse rolin kryesor e interpreton Erol Flin.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Roli i saj i parë shumë serioz ishte nga filmi "Rrëfimet detektive" (1951) në të cilin interpretonte gruanë e Kirk Dagllasit. Gjithashtu me Çarlton Hestonin mbetet e paharruar nga filmi "Xhungla lakuriqe" në të cilin krijon një rol tjetër madhështor. Me Frenk Sinatrën shkëlqejnë në filmin "Njeriu me dorë të artë", kurse me Klerk Geblin në komedinë "Mbreti dhe katër mbretëreshat" (1956). Me sukses të madh realizoi edhe rolet në filmat "Shtëpia në breg" dhe "Kthimi në Pejton pleis". Mbetet i paharruar edhe roli i baroneshës në filmin "Këngët dhe muzika" me Kristofer Plamerin dhe Xhuli Endrjusin në rolet kryesore. Në vitin 1966 realizoi rolin e shkëlqyer të një femre alkooliste në filmin "Vorning Shot", kurse në vitin 1968 spiunen në filmin "Si ta vjedh botën". Ajo aktroi edhe në një serial televiziv amerikan me të cilin arriti sukses të madh. Edhe ajo e ka yllin në rrugën amerikane të famës. Në vijim po i japim edhe disa tituj filmash në të cilat ajo aktroi :

Ushtarët në të bardha (1942), Njerëzit në qiell (1942), Mjeku misterioz (1943), Misioni në Moskë (1943), Destinimi Tokio (1943), Midis dy botrave (1944), Atllantik Siti (1944), Kriminatën (1944), Kalërimi i fundit (1944), Krenaria e marinës (detarisë), Kurrë mos thuaj lamtumirë (1946), Gruaja në të bardha (1948), Tri sekretet (1950), Vaqlentino (1951), Skaramushi (1952), Të ikur nga Fort Bravo (1953), Okari (1966) etj.