Elfriede Jelinek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Elfriede Jelinek Nobel prize medal.svg
Elfriede jelinek 2004 small.jpg
Elfriede Jelinek, shkrimtare austriake, fituese e Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2004
Ditëlindja: 20 tetor 1946
Vendlindja: Mürzzuschlag, Styria, Austri
Nënshtetësia: austriake
Zhanri: noveliste
Web-faqja: ourworld.compuserve.com/homepages/elfriede/

Elfriede Jelinek (1946- ) Shkrimtare avangardiste e suksesshme si dhe me prirje për të krijuar skandale Elfriede Jelinek konsiderohet si autorja më e rëndësishme e gjuhës gjermane të gjeneratës moderne. Romani i saj i shtatë Pianistja, u përkthye në shum gjuhë dhe u adaptua për film. Më vitin 2004 morri Çmimin Nobel për Letërsi dhe po aty hapi një skandal të ri kurr u shpreh se nuk ka dëshirë që nobelizimi i saj të reflektoj në dobi të vendit të vet. Jelinek lindi më 1946 në Mürzzuschlag të Austrisë kurse fëmininë e saj e kaloi në Vienë. Shkollimin e filloi në një institut fetar ku mësoi dansin klasik dhe gjuhën frenge. Më ndikim dhe nismë të mëmës së vet, ajo filloi të mësoj violinën, organon dhe pianon. Në moshën 19 vjeçe bie në depresion nga frika se do ta dëshproj mëmën e vet me dobësitë e saja muzikore.

E vragosur nga babai, i cili ra i sëmurë psiqikisht (ai vdes në një spital psiqiatrik) dhe nga mëma katolike shum autoritare, Jelinek i rreket letërsisë për të shprehur revoltën e saj ndaj autoritarizmës. Romanin e saj të parë e publikon më 1970 kurse sukseset ndërkombëtare filluan me Pianistja (1983) dhe Lust. (1990)

Përveç romaneve ajo shkroi edhe pjesë për teatër , sqenarë për film, televizion, radio dhe disa poema. Është fituese e disa çmimeve prestigjioze për letërsi si : Çmimi Heinrich-Böll (1986) dhe Çmimi Heinrich Heine (2002). Përpos kësaj, ajo u muar edhe me përkthime të autorëve: Thomas Pynchon, Georges Feydeau, Eugène Labiche e të tjerë.

Veprat Kryesore[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Pianistja
  • Lust
  • Dashnoret
  • Të përjashtuarit
  • Totenauberg
  • Lakmia
  • Bambiland