Elhaida Dani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Elhaida Dani
Elhaida Dani

Elhaida Dani (Shkodër, 17 shkurt 1993), është një këngëtare shqipëtare, Fituese e disa çmimeve si Star Akademi, Top Fest , The Voice of Italy, e së fundi fituese e Festivalit të Këngës në RTSH 2014 që e bën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurosong 2015

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka studiuar piano që në moshën 6-vjecare në shkollën ‘Prenkë Jakova’ në Shkodër. Ka marrë pjesë në talent–show “Star Academy”, ku është shpallur fituese në vitin 2009. Më pas ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare si në Rumani, Bullgari etj.

Konkurrimi i saj në festivale fillon në Kënga Magjike 2008 ku këndoi "Fjala e fundit" dhe më pas në vitin 2011, në festivalin e këngës në RTSH. Ajo këndoi "Mijëra Vjet" dhe u nderua me çmimin "Melodia më e mirë".

Viti 2012 është një vit i paharruar për Elhaiden pasi publikoi albumin e saj të parë dhe më pas në Top-Fest u shpall fituese e çmimit të madh me këngën “S'je më”.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Disk[redakto | redakto tekstin burimor]

Elhaida Dani

Këngë[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmime të fituara[redakto | redakto tekstin burimor]

2013 - E klasifikuar e para në edicionin e parë të The Voice of Italy
2012 - Fiton çmimin e parë në Top Fest
2009 - E klasifikuar e para në Star Akademi

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Elhaida Dani – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Parardhësi 
nuk ka
The Voice of Italy 2013
Elhaida Dani
Pasardhësi 
///