Elizabeth F. Loftus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Elizabeth F. Loftus
Psikologë Amerikan
Shekulli XX
Emri Elizabeth F. Loftus
Lindja 1944
Vendlindja Los Angeles

Elizabeth F. Loftus ka lindur më 1944Los Anxheles.

Nëna e saj ishte bibliotekare dhe babai doktor. Interesat e saj përfshijnë matematikën dhe psikologjinë, që ndihmojnë për të kuptuar diplomën e saj të dyfishtë në Universitetin e KalifornisëLos Anxheles. Pastaj ajo mbrojti doktoraturënpsikologjiUniversitetin e Standfordit me 1970.

Karriera profesionale[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërkimet e para të Loftus u përqëndruan në të mësuarit dhe zgjidhjen e problemeve me kompjuter. Me kalimin e kohës, ajo filloi të interesohej se si punon kujtesa njerëzore dhe ka shkruar me bashkëautorë disa libra mbi kujtesën. Ajo deshi të angazhohej në kërkime shkencore me karakter dhe rëndësi sociale dhe mundësia iu dha më 1974, me një bursë për të studjuar efektet e pyetjeve drejtuese në kujtesën e dëshmitarëve të aksidenteve.

Në librin e saj të 1970-ës, Dëshmia e të pranishmit (i cili më 1980 fitoi çmimin kombëtar të Medias për Kontribut të Shquar) ajo përshkruan teorinë e saj se si përceptimet mund të modifikojnë kujtesën njerëzore. Pyetjet drejtuese mund të kenë një efekt të përhershëmkujtesën e një dëshmitari. Ky studim e ndihmoi atë të bëhet një nga këshilltarët legalë më me zë për të gjithë SHBA në fushën e dëshmive të të pranishmëve në gjyqe.

Elizabeth Loftus është profesore e psikologjisëUniversitetin e Washingtonit. Ajo ka shkruar disa libra me bashkëshortin e saj Xhefri Loftus. Interesat e saj vazhdojnë të përqëndrohen në mënyrën se si është formuar kujtesa njerëzore përmes përceptimit dhe përvojës.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

[1] Elizabeth F. Loftus