Elvir Muriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elvir Muriqi
U lind në
ShtetësiaShqiptare

Elvir Muriqi është i lindur me 29.04.1979 në Peje të Kosovës, ai ka qenë një fëmijë luftarak, si i mitur filloj me sportin, në skenën e Kikboksit Kosovarë u afrimua shumë dhe më pastaj në vitin 1997 u emigrua në Amerikë. Atje filloj me boks, zhvilloj dhjet luftëra amatore dhe menjëherë kaloj në boksin profesionistë. Lufta debutuese ka qenë me 19.6.1998, Elviri pati fatin ta njoftojë ish-trajnerin e Mike Tyson, të famshmin Teddy Atlas dhe ai u mahnit me talentin dhe vullnetin e Kosovarit. Këta të dy filluan bashkëpunimin dhe Muriqi zhvilloj shumë Luftëra të suksesshme në peshën gjysme të rënd. Po në New York i u vendos edhe pseudonimi Muriqit, aty pranë disa këshilltarëve u përmend emri "Kosova Kid" dhe pasi që ky pseudonim u përmend, Elviri menjëherë e pranoj dhe kështu u bë i njohur në Amerikë si boksier Kosovar.

Karriera e Muriqit deri në vitin 2004 shkëlqente dhe ai nga lufta në luftë ishte gjithnjë më i mirë, derisa Muriqi e ndërpreu bashkëpunimin me trajneri Atlas, kaloj në klubin Don King Promotion, i humbi dy lufta dhe pauzoj një vit të plot. Në janar 2006 u bë i njohur se Eliviri kaloj tek një Klub serioz në SHBA i quajtur "Starboxing".

Këtu Muriqi e gjen fatin e tij dhe i rikthehet Ringut me sukses, ushtrohet nga trajneri Colin Morgan i cili ka bërë shumë boksierë Kampion Bote dhe ia arrin të luftoj me 9 qershor 2007 me legjendën e peshës gjysmë të rënd Antonio Tarver. Tarver njifet edhe nga Filmi Rocky VI, ku luan rolin negativ karshi Rocky Balboa.

Në këtë dyluftim madhështor me legjendën Tarver, Muriqi qëndroj 12 raunde dhe luftoj burrërisht, kështu që Tarver nuk fitoj bindshëm - një fitore për Muriqin apo sepaku një barazim ishte më e drejt sikur fitorja për Tarver, mirëpo lufta u zhvillua në ShBA dhe natyrisht se Tarver ishte favoriti i shikuesve vendas.

Ne vitin 2007 Elvir Muriqi u zgjodh boksieri më i mirë i vitit nga agjencia sportive AlbanianBoxing.com e cila për vite më radhe i promovon boksierët profesionist Shqiptarë.

Me 14.2.2009 Elvir Muriqi do te luftoj kundër Clinton Woods për Eliminatorin e titullit IBF, nëse e fiton këtë sfide atëherë do të luftoj në vjeshtën e vitit 2009 për titullin IBF të botës kundër kampionit Chad Dawson nga Amerika.

Me 18 prill 2009 Elvir muriqi ndeshet persei me Garashcenko.

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

39 luftëra, 35 fitore, 22 K.O. 4 humbje.

Statistikat e takimeve
Nr. Data Kundërshtari Vendi Rezultati Runde Komenti
39 31 janar 2008 Xhamil Uillson (Jameel Wilson) Bronks, Nju Jork, SHBA Fitore 4 nga 10
38 9 qershor 2007 Antonio Tarvër (Antonio Tarver) Hartford, Konektikat, SHBA Humbje 12 nga 12 Takim për titullin IBO
37 8 dhjetor 2006 Derrik Rid (Derrick Reed) Bronks, Nju Jork, SHBA Fitore 1 nga 6
36 11 tetor 2006 Ted Muller Nju Jork, SHBA Fitore 8 nga 8
35 28 korrik 2006 Marlon Hajes (Marlon Hayes) Montiçello, Nju Jork, SHBA Fitore 8 nga 8
34 30 prill 2005 Oleksandër Garashçenko (Oleksandr Garashchenko) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Humbje 6 nga 6
33 5 mars 2005 Kaseni Trusdejll (Caseny Truesdale) Grinsboro, Karolina e Veriut, SHBA Fitore 1 nga 6
32 2 tetor 2004 Deni Santiago (Danny Santiago) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Humbje 4 nga 10
31 14 gusht 2004 Toni Menefi (Tony Menefee) Prishtinë, Kosovë Fitore 0 nga 5
30 13 mars 2004 Çarls Ward (Charles Ward) Tunika, Misisipi, SHBA Fitore 3 nga 6
29 6 dhjetor 2003 Tomas Rid (Thomas Reid) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Fitore 8 nga 8
28 27 qershor 2003 Xhejms Kraford (James Crawford) Atlantik Siti, Nju Xhersi, SHBA Fitore 4 nga 10
27 19 mars 2003 Tiuon Tejllor (Tiwon Taylor) Bronks, Nju Jork, SHBA Fitore 3 nga 10
26 10 janar 2003 majk Koker (Mike Coker) Unkasvill, Konektikat, SHBA Fitore 1 nga 6
25 23 korrik 2002 Sam Ahmad Nju Roçell, Nju Jork, SHBA Fitore 3 nga 10
24 23 prill 2002 majk Koker (Mike Coker) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Fitore 1 nga 10
23 17 mars 2002 Xhozef Harris (Joseph Harris) Krosvill, Tenesi, SHBA Fitore 1 nga 6
22 24 janar 2002 Erin Fiçet (Erin Fitchett) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Fitore 5 nga 6
21 1 prill 2001 Darren Uitlli (Darren Whitley) Xhamajka, Nju Jork, SHBA Fitore 8 nga 8
20 27 janar 2001 Napoleon Pit (Napoleon Pitt) Augusta, Gjeorgji, SHBA Fitore 8 nga 8
19 21 nëntor 2000 Ronald Bodi (Ronald Boddie) Dikson Siti, Pensilvani, SHBA Fitore 6 nga 6
18 22 gusht 2000 Geri Kempbëll (Gary Campbell) Maunt Vernon, Nju Jork, SHBA Fitore 5 nga 6
17 7 korrik 2000 Dan Shihan (Dan Sheehan) Hianis, Masaçusets, SHBA Fitore 6 nga 6
16 10 qershor 2000 Xhejsën Ditrih (Jason Dietrich) Linkoln, Nebraska, SHBA Fitore 6 nga 6
15 20 prill 2000 Adrian Miller Virxhini, SHBA Fitore 1 - 0
14 24 mars 2000 Dan Shihan (Dan Sheehan) Filadelfi, Pensilvani, SHBA Humbje 6 nga 6
13 9 nëntor 1999 Fermin Çirino (Fermin Chirino) Jonkers, Nju Jork, SHBA Fitore 6 nga 6
12 14 mars 1999 Anxhello Simpson (Angelo Simpson) Jonkers, Nju Jork, SHBA Fitore 6 nga 6
11 26 gusht 1999 Bojer Çu (Boyer Chew) Atlantë, Gjeorgji, SHBA Fitore 2 - 0
10 14 gusht 1999 Stiv Jusëri (Steve Ussery) Portsmuth, Virxhini, SHBA Fitore 1 - 0
9 29 korrik 1999 Anxhello Simpson (Angelo Simpson) Atlantë, Gjeorgji, SHBA Fitore 4 nga 4
8 19 qershor 1999 Tomas Barkër (Thomas Barker) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Fitore 2 nga 4
7 15 maj 1999 Marvin Lladson (Marvin Ladson) Augusta, Gjeorgji, SHBA Fitore 1 - 0
6 7 prill 1999 Uallter Dejvid (Walter David) Jonkers, Nju Jork, SHBA Fitore 2 nga 4
5 26 mars 1999 Erik Rajnhart (Eric Rhinehart) Grinsboro, Karolina e Veriut, SHBA Fitore 1 nga 4
4 27 shkurt 1999 Tajroun Uallas (Tyrone Wallace) Augusta, Gjeorgji, SHBA Fitore 4 nga 4
3 30 janar 1999 Xhoni Uokër (Johnny Walker) Garner, Karolina e Veriut, SHBA Fitore 1 nga 4
2 18 korrik 1998 Billi Desër (Billy Desser) Nju Jork Siti, Nju Jork, SHBA Fitore 4 nga 4
1 19 qershor 1998 Nikollas Robëlls (Nicholas Robles) Atlantik Siti, Nju Xhersi, SHBA Fitore 1 - 0

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]