Empire State Building

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat: 40°44′54.23″ Veri 73°59′08.88″ Perëndim 40.7484, -73.9858

Empire State Building

Empire State Building (ndërtesa e shtetit perandorak) është ndërtesa më e lartë në New York City. Për 41 vjet ishte edhe rrokaqielli më i lartë në botë. quhet 350 Fifth Avenue, New York, NY 10118. Ndërtimi i saj filloi më 17 Mars 1930 dhe përfundoi më 1 Maj 1931. Empire State Building është 381 metra e lartë dhe ka 102 kate. Në një ditë të kthjellët mund të shikohet deri në 130 km largësi dhe mund të vështrohen 5 shtete fqinje. Emri i saj rrjedh nga pseudonimi i shtetit New York, Empire State, që në gjuhën shqipe ka kuptimin shteti perandorak. Deri më sot Empire State Building është vizituar nga 117 milion vizitorë. Ka raste kur njerëzit tentojnë të vetëvriten duke kërcyer nga katet e sipërme.

[redakto] Historia

Ndërtesa e shtetit perandorak u ndërtua në një kohë, kur shumë njerëz kishin filluar një garë për ndërtimin e ndërtesës më të lartë në botë. Ndërtimi zgjati 410 ditë dhe kur u përfundua presidenti amerikan Herbert Hoover e inauguroj duke i ndezur dritat më 1 Maj 1931. Në kohën e përfundimit Amerika ndodhej në depresionin e madh. Për këtë arsye, në fillim shumë zyre kishin mbetur pa u lëshuar me qira. Kjo i bëri banorët e rrethinës ta quajnë në atë kohë edhe Empty State Building

[redakto] Arkitektura

[redakto] Galeria

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera