Enea
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Enea (apo edhe Eneu) është personazh si i mitologjisë greke edhe i asaj romake.(gr.: Αἰνείας; lat.: Aenēās, -ae) . Hero trojan, bir i Ankizit dhe i Afërditës, ai ishte Princ i Dardanëve. Mori pjesë në Luftën e Trojës me palën e mbretit të Trojës, Priamit dhe trojanëve. I ati i tij në fakt ishte kushëri i Priamit.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Origjina dhe luftrat
Nëna e tij ishte Afërdita, Perëndesha e Bukurisë, dhe i ati Ankizi, njeri normal, dmth një i vdekshëm; me të cilin Zeusi, "dënoi" të dashurohej Afërditën për t'i shpëtuar joshjeve të brezit magjik të saj. Enea lindi në malin Ida , në Azinë e Vogël dhe ngaqë e ëma, perëndeshë, s'mund të rrinte veçse në Olimp dhe i ati vuante dënimin e Zeusit sepse kishte treguar marrëdhënien e tij me një perëndeshë, ai u rrit prej nimfave dhe çentaurit Çiron.
Më vonë, nga martesa me Kreuzan, njërën nga vajzat e Priamit, pati një djalë, Askanin
.Shoqëroi Paridin në udhëtimin e tij në Spartë, por asgjëherë nuk e mbështeti mendimin e tij për rrëmbimin e Helenës, duke parashikuar njé luftë të paevitueshme. Nuk ja vunë veshin dhe për këtë, më vonë nuk mori pjesë menjëherë në luftë por u sterhua në malin Ida. Shpejt, pas ngacmimeve dhe sulmeve të Akilit, ndërroi mëndje, u kthye në Trojë dhe luftoi pastaj përkrah Hektorit dhe Paridit në krye të një rregjiment dardanësh. U shqua shumë shpejt për guximin e tij nëpër beteja dhe shpesh rrezikoi dhe jetën, por u ndihmua nga perënditë dhe sidomos nga e ëma Afërdita.
[redakto] Peripecitë e Eneas
Pas pushtimit dhe rrënimit të Trojës nga grekët, Enea, i mbijetoi masakrave. U lagua nga qyteti në flakë duke mbajtur në kurriz Ankizin të atin dhe duke marë me vete gruan, të birin Askanin dhe nje grup të të mbijetuarve të tjerë trojkanë. Sipas Homerit mbeti atje dhe rithemeloi e mbretëroi një Trojë të re afër Troadës në malin Ida ku kishte lindur.
Sipas një versioni tjetër (shek.VI p.e.s), Enea u largua drejt perëndimit dhe u vendos në Maqedoni duke krijuar qytetin Aineia.
Sidoqoftë, versioni më i pranueshëm që hyri pastaj dhe në tradicionin dhe mitollogjinë romake, është ai që u shfrytëzua dhe nga Virgjili tek Eneida. Sipas këtij versioni, Enea iku nga Troja për t'u mos u kthyer kurrë më. Udhëtoi drejt perëndimit, në kërkim të një atdheu të ri, duke kaluar nëpër Thrakë dhe Butrint. Peripecitë e tij nëpër Mesdhe zgjatën për disa vjet deri sa arriti pastaj në Lacium. Gjatë peripecive gruaja dhe babai i tij vdiqën, kurse i biri, Askani, themeloi qytetin Alba Longa që më vonë u bë atdheu i Romulit dhe Remit , themeluesve të Romës. Në Lacium, Enea u martua me të bijën e mbreti Latin, Lavinia dhe krijoi qytetin Lavinio. Nga martesa e tyre lindi Silvio.
Enea u zhduk gjatë një uragani. Thuhet se perënditë e pranuan në Olimp.
[redakto] Miti i Eneas
[redakto] Enea në art
[redakto] Enea në letërsi
[redakto] Bibliografia
- Homeri, Iliada
- Virgjili, Eneida
- Decio Cinti, Dizionario Mitologico. Sonzogno. - Milano 1942.
- Hajro Babameto, Fjalorth mitologjik. (Quo Vadis?) Toena. - Tiranë 1999.