Engjujtë në Islam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

EngjujtëIslam njihen edhe si meleqët (arabisht. الملك, al-malak, tur. melek). Ata janë krijesa të nderuara që i ka krijuar Allahu nga drita (nuri). Në ndryshim nga njerëzit dhe xhinët që kanë liri të zgjedhin a të bëjnë mirë ose keq, engjujt nuk e kanë këtë liri, ata nuk kanë mundësi ti rezistojnë urdhrave të Allahut, dhe mund të bëjnë vetëm mirë.

Besimi në egjuj është një nga gjashtë kushtet e besimit Islam.

Engjuj të njohur në Islam[redakto | redakto tekstin burimor]

Engjuj ka shumë dhe numri i tyre nl nga gjërat e njohura vetëm nga Zoti. Njerzëve janë të njohur engjujt që anë të përmendur në librin e shenjtë të Islamit - Kuranin, e për ta ka folur shumë edhe profeti Muhamed.

Katër engjujt e mëdhenj[redakto | redakto tekstin burimor]

Katër engjujt e mëdhenj janë:

  • Xhibrili, sjellësi i shpalljeve të Allahut tek të dërguarit
  • Azraili, i njohur edhe si Meleku i vdekjes, ka për detyrë të marrë shpirtrat në çastin e vdekjes
  • Mikaili, së bashku me engjujt e tijë ndihmës, ka përgjegjësi për të gjitha dukuritë dhe proceset në hapësirë dhe natyrë lidhur me botën e gjallë dhe jo të gjallë, siç janë: lëviza e galaktikave, yjeve dhe planetave, fryrja e erërave, lëvizja e reve, rënja e shiut dhe reshjeve të tjera, pastaj për fekondimin, rritjen dhe zhvillimin e bimëve, zgjedhjen e ngjyrave, madhësive dhe shijen e bimëve dhe fruteve
  • Israfili, është engjëlli që do ti fryjë borisë Sur që do të lamëroj shkatërrimin e hapësirës në fundin e kohës, gjëgjësisht lajmëron Ditën e Gjykimit, dhe pastaj prap do ti frye që të lajmëroj ringjalljen e të vdekurve dhe Ditën e Gjykimit.

Engjujt e tjerë të njohur[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Hamelei Arshi
  • Hafaza, janë engjujt mbrojtës:
    • Kiramen-katibin
    • Muakibet
  • Munkiri dhe Nekiri
  • Ridvani, udhëheqësi i Xhenetit
  • Maliku, udhëheqësi i Xhehenemit
  • Zebanijët
  • Dardailët
  • Haruti dhe Maruti

Numri i engjujve[redakto | redakto tekstin burimor]

Engjuj ka shumë dhe numri i tyre dihet vetëm nga Allahu. Për numrin e engjujve flasin edhe dituritë e MuhameditMiraxh, ku ka parë Bejtul-Ma'mur ("Tempullin plotë me të devotshëm") ku çdo ditë falen 70 mijë engjuj, që pas faljes nuk kthehen më në te, për shkak të numrit të madhë të engjujve.