Enver Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Enver Berisha, nga i ati Bajram, ka lindur më 1926Pejë, ka grua Fatimen dhe 5 fëmijë: Afrimi, Agroni, Vjollca, Teuta (jeton në Suedi) dhe Arbnori. Familjen e tij pejanët e njohin si "Bajram Daut".

Ka të kryer shkollën e lartë komerciale SHLK në Pejë dhe më pastaj atë të gazetarisë në Beograd, por për veprimet e tija antijugosllave nuk iu është lejuar të avancohej në jetën e atëhershme politike, kështuqë ka punuar një punë të rëndomtë në "Kosovatrans" të Pejës si planer. Në shkurt të vitit 1951 Enver Berisha dënohet ne dy vjetë burg nga ana o ahtuquajtures "OZNA" e Jugosllavisë së Titos. Burgimin e ka vuajtur në burgun e famshëm "Goli Otok" të Kroacisë së sotme. Pas vuajtjes së burgimit Enveri ka vazhduar punën e vet deri në pensionim dhe, edhe gjatë asaj kohe ka qenë nën vëzhgimin e pandalshëm të policisë serbe pasiqë nuk ia kanë pas besimin se një ditë do t'a keqpërdor autoritetin e vet në masën rinore të parasegjithash pejane. Pasiqë Enver Berisha ka pasur respekt dhe autoritet në mesin e pejanëve, jo vetëm si patriot i palodhur, por edhe si njeri i ndalur me fjalë të matura. Një urdhëresë e tijë për kryengritje të popullit do të shkaktonte reagime të të rinjëve të cilët poashtu të lodhur nga pushtimi serb ishin të gatshëm të dalin në rrugë. Ky është një shpjegim i vogël pse Enver Berisha ka qenë i përcjellur deri në pensionimin e tij.

Edhe vëllau i Enverit - Qazim Berisha ka qenë i burgosur politik, i cili poashtu ka qenë në vuajtjen e denimit në Goli Otok.