Eqerem Çabej

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Eqerem Çabej lindi më 6 gusht të vitit 1908Gjirokastër dhe vdiq më 13 gusht të vitit 1980Romë. Ishte një nga figurat më të shquara të shkencës arsimit dhe kulturës shqiptare.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Biografia

Eqerem Çabej, shkollimin fillor e kreu në vitin 1921Gjirokastër.

Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe VjenëAustrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl. Nën drejtimin e Jokl, Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të Gjuhës Shqipe. Në 1933, ai dorëzoi dizertacionin e doktoraturës mbi Italoalbanische Studien (Studime Italo-Shqipëtare) në Vjenë. Çabej u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-ës. Në 1942, ai refuzoi të bashkohej me Institutin e Studimeve Shqipëtare për arësye politike. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në 1943, por ai e refuzoi. Ai u kthye në Shqipëri në 1944. Në 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës. Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.

[redakto] Veprimtaria shkencore

Çabej u specializua në gjuhësinë krahasuese indo-evropiane. Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, në folklor, etnografi dhe histori të letërsisë. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë1980.

[redakto] Tituj të veprave

[redakto] Mirënjohjet

[redakto] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera