Eqrem bej Libohova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Eqrem Bej Libohova)
Ekrem Libohova
Kryeministër
Në detyrë
18 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaMustafa Kruja
Pasuar ngaMaliq Bushati
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaMaliq Bushati
Pasuar ngaIbrahim Biçakçiu
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
9 janar 1936 – 2 prill 1939
Paraprirë ngaFuat Asllani
Pasuar ngaMihal Sherko
Ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme
Në detyrë
18 janar – 23 janar 1943
Paraprirë ngaMustafa Kruja
Pasuar ngaFiqri Dine
Ministër sekretar shteti i Partisë Fashiste
Në detyrë
11 maj – 10 shtator 1943
Paraprirë ngaMaliq Bushati
Të dhëna vetjake
U lind më28 shkurt 1882
Janinë ose Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më1948
Romë, Itali
Nënshtetësiashqiptar
Bashkëshortja/etFizilete hanëmi e Syrja bej Vlorës
FëmijëtBallkiz dhe Shenisha hanëmi
Punësimiushtarak, diplomat, politikan
Nënshkrimi

Mahmut Eqrem bej Libohova Asllan Pashali i njohur edhe thjesht Ekrem Libohova (Janinë[1] ose Gjirokastër,[2] 28 shkurt 1882 - Romë, 7 qershor 1948) ka qenë ushtarak, diplomat dhe Kryeministër i shtetit shqiptar gjatë periudhës 19 janar 1943 - 13 shkurt 1943.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1882 në Gjirokastër[2] ose Janinë, i biri i Ali Neki pashë Libohovës dhe Behixhe hanëm Hamzës, çerkeze nga Tuapseja.[1][3] I ati kishte qenë nëpunës i administratës osmane ku ndër të tjera kishte shërbyer si mytesarif i Gjirokastrës,[4][5] dhe më pas anëtar i Këshillit të Shtetit dhe pinjoll i degës Libohova të oxhakut të Asllan Pashallinjve, e ëma ishte çerkeze nga Tupseja.[1] Mësimet e para i mori në qytetin e vendlindjes dhe më pas hyri te Zosimea. Vijoi shkollimin e mesëm në liceun Gallatasarajgjuhën frënge. Më 1904 kreu Akademinë Ushtarake në Bruksel,[2] nga doli nëntoger i kalorsisë dhe hyri në ushtrinë osmane, duke arritur të gradohet katër vjet më pas major në Regjimentin e Pestë të ushtrisë osmane.[6]

Në kuadrin e një varg reformash që Porta e Lartë po ndërmerrte në vitin 1909, Eqremi dërgohet në ishullin Tenedos (tr. Bozxhe) në ngushticën e Dardaneleve, në detyrën e myhtarit (krahinarit civil). Më 1910 u caktua mytesarif në Vlorë dhe së fundi, zëvendësvali dhe komandant brigade në Çamëri.[7] Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, u caktua të mbronte viset e Çamërisë, që përbënin krahun e djathtë të vijës mbrojtëse të Janinës. Megjithëse Janina ra në duart e grekëve, Eqrem Beu ia doli të shpëtojë trupat e veta dhe të tërhiqej në viset shqiptare.[8]

Mori pjesë në dërgatën që shkoi në Neuwied për t'i ofruar kurorën e Shqipërisë Princ Vidit më 21 shkurt 1914.[9] Pas ardhjes së tij, Libohova shërbeu si aide-de-camp me gradën e majorit. Me kryengritjen e Shqipërisë së Mesme shoqëroi Vidin për në Gjermani ku u thirr si këshilltar ushtarak në Potsdam,[7] më tej më 1915 qëndroi në Napoli dhe nga ai vit e deri më 1918 u vendos në Korfuz.[2]

Nga 1921 e deri më 1925 drejtoi legatën shqiptare në Romë, kohë në të cilën ai negocioi për krijimin e Bankës Shqiptare, në negociata iu bashkua edhe i vëllai, Myfidi.[10] Nga 1926 e deri më 1929 vazhdoi prania e tij në Romë, por si atashe ushtarak. Më pas gjer më 1933 shërbeu si ministër i oborrit mbretëror të Mbretit Zog I;[2] më 1931 kur Zogut i bënë atentatin në Vjenë, Libohova ishte ndër shoqëruesit e eskortës mbretërore, dhe kur i kanë shtënë, e mbuloi me trup Zogun dhe nisi të shkëmbente zjarr me atentatorët e jetës së mbretit. Nga shkëmbimi i zjarrit u plagos në këmbë.[11]

Në vitet 1933-'36 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris, më tej vijoi si ministër i Punëve të Jashtme deri me pushtimin italian të Shqipërisë. U largua nga Shqipëria gjer më 1941, kur u kthye dhe pas dorëheqjes së kabinetit Kruja u caktua dy herë që të formonte kabinetin e tij qeverisës.[2] Gjatë kabinetit të dytë të tij, më 12 shtator drejtoi për herë të fundit mbledhjen e qeverisë në kohën kur Italia fashiste kishte kapitulluar nga Lufta e Dytë Botërore, më pas u largua për në Itali.[12] Në fund të vitit 1944 u internua për dy vjet rresht nga Roma në një provincë të Leçes. Më 1947 u rivendos në Romë,[13] ku dhe ndërroi jetë në Romë, më 1948.[2][13]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 601. ISBN 99927-780-6-7.
  2. ^ a b c d e f g Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 170. ISBN 9789994356225.
  3. ^ Bilmez, Bülent; Clayer, Nathalie (2016). "A prosopographic study one some 'Albanian' deputies". The First Ottoman Experiment in Democracy (PDF) (në anglisht). Würzburg: Ergon Verlag in Kommission. fq. 164. ISBN 978-3-95650-191-3.
  4. ^ Ermenji, Abas (1996). "Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë". XX. Tiranë: Çabej.
  5. ^ Skëndi, Stavro (2015). The Albanian National Awakening (në anglisht). Princeton University Press. fq. 107. ISBN 9781400847761.
  6. ^ Libohova, Ajet (2003). Breznitë Libohova në shekuj. Tiranë: Lumo Skëndo. fq. 86.
  7. ^ a b Vlora 2003, p. 357.
  8. ^ Bartl, Peter (1979). "Libohova, Ekrem Bey". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). 3: 30.
  9. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 274. ISBN 978-9928-190-91-8.
  10. ^ Fisher, Bernd Jürgen (1984). King Zog and the Struggle for Stability in Albania (në anglisht). Boulder, Colorado: East European Monographs. fq. 89. ISBN 978-0-88033-051-0.
  11. ^ Dervishi, Kastriot (2010). Plumba politikës. Tiranë: 55. fq. 225. ISBN 978-99943-56-43-0.
  12. ^ Dervishi 2012, p. 28.
  13. ^ a b Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albanian History (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 272-273. ISBN 9780810873803.