Era Istrefi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Era Istrefi
Background information
Lindi14 korrik 1994
Prishtinë, Kosovë
ZhanretHip hop, R&B, muzikë pop, EDM, Dubstep
Këngëtare dhe kompozitore
Vitet aktik2012-prezent
LabeliNesër, Sony, Ultra, RCA
Websitewww.eraistrefimusic.com

Era Istrefi (lindur më 4 korrik 1994) e njohur ndryshe si ERA është një këngëtare dhe kompozitore shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme "A po don" ne vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme dhe "E Dehun", arritën sukses të njëjtë. Në qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin "Best New Artist". Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën "Njo si ti" duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin shqiptar nga Republika e Kosovës, Ledri Vula, dhe u titullua "Shumë pis" duke u bërë menjëherë një hit veror.

Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Rihanna apo Sia. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.

Në vitin 2018, Era Istrefi paraqiti si një nga këngëtarët në këngën e Kampionatit Botëror FIFA "Live It Up".[1]

Jeta dhe fillimet në karrierë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Era Istrefi ka lindur në 4 korrik 1994 në Prishtinë.[2] Pirndërit e saj janë Suzana Tahirsylaj- një këngëtare kosovare gjatë viteve 1980 dhe 1990- si dhe Nezir Istrefi- gazetar. Pas largimit nga jeta të babait në vitin 2004, mamaja e Erës e braktisi karrierën muzikore.

Istrefi debutoi për herë të parë në Kosovë me këngën “Mani për Money”, materiali muzikor i kënduar në dialektin gegë, i ndërthurur me shprehje angleze.[3] Disa muaj më vonë Era publikon këngën me titull “A Po Don?”, bashkangjitur dhe me videoklip. Kënga u mirëprit me sukses nga audienca.[4] Videoklipi i saj i tretë i këngës “E dehun” u filmua në ambjentet e një kishe të rrënua ortodokse.

Përpara lançimit të këngës “E dehun”, Istrefi ishte nderuar me tre çmime nga “Viveofest”, duke përfshirë çmimin e Artistes së re më të mirë. Në dhjetor 2014 këngëtarja publikoi baladën me titull “13”. Videoklipi i këngës mori mbi 200.000 klikime brenda 24 orëve në kanalin Youtube.[5] Më vonë këngëtarja u promovua në revistën “V Mgazine”.[6] Në po të njëjtin vit Era shprehu mbështetjen për komunitetin LGBT. Era mori shtetësinë shqiptare në 2016.[7]

Suksesi ndërkombëtar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Istrefi arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar me këngën “BonBon”, e cila u lançua në 31 dhjetor 2015 me klipin muzikor të xhiruar në Kosovë. Kënga u shndërrua në një sukses ndërkombëtar, duke u kthyer në virale në rrjetet sociale.[8] Përveç të tjerave, këngëtarja mori mbështetje dhe prej aktores amerikane Chloë Grace Moretz[9] ndërsa shumë kritizierë muzikorë e krahasuan atë me vokalin e Rihanës dhe Sia-s.[10]

Në 24 shkurt 2017 Istrefi lançoi këngën me titull “Redrum”, nën produksionin e Felix Snow.[11][12] Në muajt pasues Istrefi publikon një tjetër këngë me titull “No I Love Yous” në bashkëpunim me French Montana. Në 25 maj 2018 u publikua kënga për “Official FIFA World Cup” ku këngëtarë ishin Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.[13][1]

Më 16 korrik 2018, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kënduan këngën "Live It Up" në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror 2018.[14]

Diskografiaa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këngët e Erës janë kryesisht në dialektin Geg.

  • 2013: "Mani per Money"
  • 2014: "A po don"
  • 2014: "E Dehun" (me Mixey)
  • 2014: "13"
  • 2015: "Njo si ti"
  • 2015: "Shumë pis" (me Ledri Vula)
  • 2015: "Bonbon"
  • 2017: "Redrum" (me Felix Snow)
  • 2017: No I Love Yous (me French Montana)
  • 2018: Origami (me Maphorisa)
  • 2018: Live It Up (me Nicky Jam & Will Smith)
  • 2018: Prisoner
  • 2018: "Purpose" ( me Jonas Blue)
  • 2018: "Anythink more"(me Steve Aoki)
  • 2019: "Selfish" (me Dimitri Vegas & Like Mike)
  • 2019: "Nuk E Di" (me Nora Istrefi)

Çmime dhe nominime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet Ngjarjet Katergoritë Puna e nominuar Rezultatet
2014 VideoFest Awards Performanca më e mirë "E dehun" Fitues/e
Stili më i mirë Fitues/e
Femra më e mirë Kandidat/e
Artistja më e mirë e re "Mani për money" Fitues/e
Zhurma Show Awards Artistja më e mirë e re "E dehun" Kandidat/e
2015 Best Collaboration "Shumë pis" Kandidat/e
Internet Award Fitues/e
Kënga më e mirë Kandidat/e
2016 Top Music Awards Bashkëpunimi i Vitit "Shumë pis" Fitues/e
Kënga e Vitit Kandidat/e
"BonBon" Fitues/e
Artistja e Vitit Fitues/e
Avantgarde Artist Kandidat/e
Kult Awards Kënga e Vitit "BonBon" Kandidat/e
2017 Eurosonic Noorderslag European Border Breakers Award Fitues/e
Çmimi zgjedhja e publikut Kandidat/e


Jeta Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Era ka dy motra më të mëdhaja, Nora Istrefi një nga yjet e popit në Republikën e Kosovës dhe Nita Istrefi, një stiliste. Ajo ka dhe një vëlla më të vogël, Bledi. Poashtu ajo është gjithashtu një mbështetëse e të drejtave të LGBT.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Will Smith, Nicky Jam & Era Istrefi to collaborate on official 2018 World Cup song | Goal.com". Marrë më 2018-05-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kosovo's Istrefi Tastes Sweet Success With 'Bonbon' :: Balkan Insight". www.balkaninsight.com. Marrë më 2016-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Yjet shqiptarë mbështesin legalizimin e martesave gej dhe lezbike (Foto) - Privé - Faqja Zyrtare". Prive.al. Marrë më 2016-08-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ ""A Po Don" thotë Era Istrefi!". telegrafi.com. Telegrafi. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 26 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ ""13" drejt rekordeve të para (Video) - Lajme rozë". GazetaExpress.com. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2014. Marrë më 2016-08-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Stagg, Natasha. "Meet Era Istrefi". V Magazine. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2016. Marrë më 15 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Era Istrefi requires Albanian citizenship, meets with President Nishani". ocnal. Marrë më 12 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Era Istrefi Is the 22-Year-Old Albanian Singer Who Got Famous in 24 Hours - Noisey". noisey (në anglishte amerikane). Marrë më 2016-09-20.
  9. ^ "ChloĂŤ Grace Moretz on Twitter: "Era istrefi. New star. Watch out. she's amazing."". Twitter. 2016-02-04. Marrë më 2016-08-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Era Istrefi ne rubriken Instagram dhe te rejat e fundit 07.06.2015". YouTube. Marrë më 2016-08-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Wass, Mike (24 shkurt 2017). "Era Istrefi's "Redrum" Video Is A Sexy, Red-Hued Fantasy". idolator.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ staff, bigFM (2 mars 2017). "ERA ISTREFI: MIT "REDRUM" UND SUPERSTAR-PRODUZENT FELIX SNOW". bigfm.de. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Will Smith & Nicky Jam Will Perform Official FIFA World Cup Song With Era Istrefi". Billboard. Marrë më 2018-05-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ [http:s://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/6783281/era-istrefi-albanian-singer-live-it-up-will-smith-nicky-jam-world-cup-closing-ceremony/ "Who is Era Istrefi? Albanian singer performing Live It Up with Will Smith and Nicky Jam at the World Cup closing ceremony"]. theSun. Marrë më 15 korrik 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)