Erasmus Mundus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Programi Erasmus Mundus i Bashkimit Evropian ka për qëllim ta përmirësojë kualitetin e arsimit të lartë nëpërmjet bursave dhe bashkëpunimit akademik ndërmjet Evropës dhe pjesës tjetër të botës.[1] Erasmus Mundus përbëhet nga tre Aksione:

Programet e përbashkëta Erasmus Mundus[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën Aksionin 1, Erasmus Mundus financon Programe të përbashkëta (Programe të masterit dhe doktoratura të përbashkëta) të cilat udhëhiqen nga një konzorcium i institucioneve të arsimit të lartë nga BE-ja dhe (që nga viti 2009) nga cilido qoftë vend i botës. Ato ofrojnë një program të integruar dhe diploma të përbashkëta ose të shumëfishta pas studimit ose hulumtimit të kryer në dy ose më shumë institucione të arsimit të lartë. Programet e masterit dhe doktoraturat e përbashkëta zgjidhen për çdo vit pas shpalljes së Ftesës për propozime.

Çdo vit, Erasmus Mundus ofron një numër të caktuar bursash për studentët dhe studiuesit që studiojnë ose që ligjerojnë në Programet e masterit të Erasmus Mundus. Që nga viti 2010 e këndej, janë ofruar bursa për kandidatët për doktorë shkencash që kanë ndjekur ndonjërin nga programet e përbashkëta të doktoraturës. 131 programe të masterit dhe 34 programe të doktoraturës do të ofrojnë bursa të financuara nga BE-ja për studentët dhe studiesit që do t'i fillojnë studimet/hulumtimet e tyre gjatë vitit akademik 2012/2013.

Bursat i mbulojnë harxhimet e participimit, harxhimet për jetesë dhe sigurimin për periudhën e kohëzgjatjes së studimeve. Shumë studentë kanë të drejtë të kompenzimit të një pjese të harxhimeve të udhëtimit.

Partneritetet në kuadër të programit Erasmus Mundus[redakto | redakto tekstin burimor]

Partneritetet në kuadër të programit Erasmus Mundus i bashkojnë institucionet e arsimit të lartë nga Evropa në njërën anë dhe nga ndonjë rajon i veçantë i botës, në anën tjetër. Së bashku, partneritetet i menaxhojnë lëvizjet e mobilitetit ndërmjet dy rajoneve për nivele të ndryshme të studimeve akademike − deridiplomike, master, doktoraturë, post-doktoraturë − si dhe për stafin akademik.

Bursat i mbulojnë harxhimet e participimit, harxhimet për jetesë dhe sigurimin për periudhën e kohëzgjatjes së studimeve, si dhe një pjesë të harxhimeve të udhëtimit.

Projektet për atraktivitet[redakto | redakto tekstin burimor]

Nën Aksionin 3, Erasmus Mundus financon projekte për ta shtuar atraktivitetin dhe dukshmërinë e arsimit të lartë evropian anembanë botës. Aktivitetet, në veçanti fokusohen në dimensionin ndërkombëtar të arsimit të lartë, duke pasur si qëllim ndonjë rajon të veçantë ose disiplinë akademike.

Financimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ofrohet financim për:
1) Programet e përbashkëta evropiane të masterit dhe të doktoraturës
2) Partneritete me institucionet joevropiane të arsimit të lartë dhe bursa për studentët dhe profesorët
3) Projekte për ta promovuar arsimin e lartë evropian anembanë botës

Kontroverzat financiare[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 9 shkurt 2011, Ombudsmani evropian e publikoi propozim-rekomandimin e tij në lidhje me hetimin e tij për një ankesë kundër Komisionit evropian që ka të bëjë me programin Erasmus Mundus.[2] Ombudsmani evropian ka kërkuar nga Komisioni Evropian që t'ua bëjë një pagesë ex-gratia prej 1.500 eurosh, rreth 25 studentëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, të cilët kanë marrë pjesë në programin për bursa Erasmus Mundus I të Bashkimit Evropian. Kjo është si pasojë e ankesës së një studenti kanadez, i cili ka thënë se Komisioni Evropian i ka informuar gabimisht studentët pasdiplomikë që marrin pjesë në programin EuMAS, sa i përket strukturës së programit Erasmus Mundus. Pas më shumë se katër vite hetime në lidhje me ankesën, Ombudsmani konsideron se Komisioni Evropian duhet të bëjë një pagesë ex-gratia prej rreth 35.000 eurosh, si rezultat i njohjes së vështirësive në të cilat kanë hasur studentët që janë ankuar.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]