Eric Prydz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eric Prydz, producent dhe dj suedez
Eric Prydz, producent dhe dj suedez

Eric Prydz u lind më 19 korrik 1976 në Taby të Stokholmit. Suedezi është producent (krijues) i muzikës elektronike, kryesisht progressive house dhe tekno. Ai është fytyra më e shquar e progresiv hausit dhe është i pakrahasueshëm kur vjen fjala për progressive house. Kur lanson muzikat, përveç emrit të tij Eric Prydz, ai shpesh përdor edhe nofka të tjera: për muzikat progressive përdor emrin Pryda (Prajda), për tekno Cirez D (Sajrëz Di), Prydzi ka edhe shumë pseudonime të tjera si: Moo etj.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç krijimit të muzikave, Pridzi merret edhe me „botimin“ e muzikave të artistëve të ndryshëm. Rekord-labelet e tij që i ndihmon artistët e tjerë që të shesin muzikën janë: Pryda Friends dhe Mouseville. Ai gjithashtu ka edhe një tjetër rekord-label të titulluar Pryda Recordings, ku aty ka lansuar muzikat i vetëm me nofkën e tij Pryda, deri më 29 shtator 2014, ku e theu barrierën Jeremy Olander, duke lansuar edhe ai muzikë me rekord-labelin Pryda të Prydzit.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prydzi u bë i famshëm pas këngës „Call On Me“ të vitit 2004. Kjo këngë qëndroi në krye të listave të Britanisë së Madhe dhe ato gjermane. Edhe pse kjo këngë ia rriti popullaritetin Prydzit, ai s'e luan këtë këngë në shfaqjet e tij, pasi që s'qe i kënaqur me videon që bënë producentët e videos së këngës.

Në vitin 2013, ai bëri 'mix'-in esencial për BBC Radio 1; ku edhe ai mix u zgjodh si mixi i viti nga radio-stacioni britanik BBC.

Një teknikë krijimi të melodisë që Prydzi përdori në muzikën „Miami To Atlanta“, qe diç shumë e re, e interesante, sa që mori edhe emër, Pryda Snare, ka kuptimin „Kurthi i Prajdë“. Aq shumë e famshme është kjo teknikë - sa që në internet mund të gjesh video ku të mësojnë se si të krijosh at teknikë krijimi sikur Pryda! Gjithashtu producentët më ta famshëm të muzikës house dhe trance2 e përdorin këtë. Pra Prajda është një gjeni i vërtetë krijues i muzikës house apo elektronike në përgjithësi!

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dihet se Prajda ka më shumë së një dhjetëvjeçar karrierë, mirëpo ai ka vetëm një album deri më tani: Eric Prydz Presents Pryda. Albumi doli në treg në 18 majin e 2012-s. Me 14 prill të atij viti; Ministry of Sound Club veç kishte promovuar lansimin e albumit, ku qe pjesëmarrës edhe Prydzi aty, ku luajti disa nga muzikat e albumit. Eric Prydz Presents Pryda zuri vendin e 40-ë në Mbretëri të Bashkuar ndërsa në Belgjikë zuri vendin e 84-të.

Krijimtaria e Prajdës është e shumëllojshme, sa house, sa progresive, sa tekno etj.

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]