Erion Braçe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Erion Braçe
Zëvendëskryeministri i Shqipërisë
Në detyrë
17 janar 2019 – në detyrë
Paraprirë ngaSenida Mesi
Pasuar nganë detyrë
Të dhëna vetjake
U lind më2 prill 1972
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePS

Erion Braçe (Tiranë, 2 prill 1972) është deputet i PS-së dhe Zëvendëskryeministri i Shqipërisë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, tek Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë.

Veprimtaria profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Braçe punoi si gazetar në gazetën Zëri i Popullit midis viteve 1993-1997 dhe shërbeu si Kryeredaktor i gazetës nga 1998–2007.[1]

Veprimtaria politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 1994, Braçe u bë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Midis 1997-2001 ai ishte anëtar i Komisionit për Ekonomi, Financa dhe Privatizim. Ai është zgjedhur si anëtar i Kuvendit shqiptar për gjashtë legjislatura dhe më parë ka shërbyer si Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa. Ai u emërua Zëvendëskryeministër më 28 dhjetor 2018[2] dhe u konfirmua me një dekret presidencial në 4 janar 2019.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Erion Braçe". www.ps.al. Marrë më 2019-08-31.
  2. ^ Telegraf, Gazeta (2018-12-28). "Erion Braçe zv/kryeministër/ Të gjithë ministrat që ikin dhe emrat e rinj". Gazeta Telegraf. Marrë më 2019-08-31.