Ermeishan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Qyteti Ermeishan (kinezçe: 峨眉山市) në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore, ka një histori të gjatë. Emri "Ermeishan" vjen nga malet Ermei. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij qyteti është 1183 kilometra katrore dhe turizmi është industria kryesore. Kultura e kongfusë Kongfuja Ermei së bashku me atë shaolin dhe kongfunë Wudang, janë tre degët kryesore të kongfusë kineze. Ermei është një lloj kongfuje e cila vë në vend të parë mbrojtjen dhe në vend të dytë sulmin. Kongfuja Ermei është aplikuar kryesisht në provincën Sichuan, qytetin Chongqin etj. Në malin Ermei që njihet si vendlindje e kongfusë më të njëjtin emër, me përkrahjen e autoriteteve vendore, ky sport ka marrë një zhvillim të mirë dhe të shpejtë. Kongfuja Ermei është futur tani në listën e trashëgimive jo materiale të Kinës. Përfaqësuesi i saj është kryetari i Shoqatës Studimore të kongfusë Ermei, zoti Wang Jian. Aktivitetet tërheqëse të kongfusë "Festivali ndërkombëtar i kongfusë Ermei" që mbahet në provincën Sichuan, është një aktivitet ndërkombëtar i konfirmuar nga Drejtoria Kombëtare e Fizkulturës. "Festivali ndërkombëtar i kongfusë Ermei" organizohet një herë në dy vjet. Së fundi ai u organizua në vitin 2007 dhe në vitin 2009. Festivali është një aktivitet madhështor sportiv i kombinuar me gara sportive dhe turizmin. Viti 2011 është viti i parë i zbatimit të planit të 12-të pesëvjeçar. Në këtë vit, Festivali i tretë ndërkombëtar i kongfusë Ermei, do të organizohet në qytetin Ermeishan. Banorët e qytetit janë gati për organizimin e festivalit. Aktiviteti pritet të zhvillojnë më tej frymën olimpike dhe të kombinojnë ngushtë garat sportive me turizmin kulturor. Trashëgimi dhe zhvillimi Në vitin 1983, për të shpëtuar dhe për të zhvilluar kongfunë Ermei, Komiteti i fizkulturës në provincën Sichuan, grumbulloi shumë të dhëna mbi këtë lloj sporti dhe evidentoi disa mijëra mjeshtër, mbi 60-vjeçarë. Për të zhvilluar kongfunë Ermei, Bashkia e qytetit Ermeishan, ka formuar Pallatin e kongfusë të provincës Sichuan dhe Shoqatën e kongfusë. Në qytetet Leshan, Ermeishan, Chendu etj., janë hapur shumë palestra të kongfusë, si edhe shkolla për mësimin e saj. "Grupi i shfaqjes së kongfusë Ermei" i organizuar nga shkolla e kongfusë në Ermei, ka zhvilluar shumë shfaqje në qytete si Ermeishan, Chendu, Congqin, Shenzhen, Hong Kong etj. Edhe shumë të rinj të huaj duan të mësojnë kongfunë Ermei në këtë shkollë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]