Ermela Teli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ermela Teli (1981) është regjisore dhe aktore shqiptare. Ajo ka lindur në Tiranë.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ermela është vajza e Ismet edhe Eglantina Telit. Ajo është e martuar me inxhinierin e tingullit, David Lipka. Qysh prej 2015-s jeton në Zvicër, ku punon si skenariste dhe regjisore filmi [1]. Diplomohet si aktore në 2004-n dhe ka master shkencor në televizion dhe film në vitin 2015 pranë Universitetit të Lartë të Arteve në Tiranë [2].

Karriera artisike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Debutimin e parë si artiste e ka nisur me filmin “Tirana, Viti 0” 1999 në moshën 18-vjeçare. Nga 2009-a e deri tani, ajo realizuar dokumentarë, filma me metrazh të shkurtër dhe video instalacione. 

Filmografia si regjisore dhe skenariste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2021 - Red Field, film. I mbështetur nga Zyra Federale për Kulturë
  • 2014 - Visualise the invisible, film dokumentare, trilogji. Prodhim i Swedish Art Agency (contemporary art)
  • 2014 - Evolucion i botës se gjallë, dokumentare. Prodhim i Akademise se shkencave dhe Fakultetit te shkencave te natyres, Shqiperi.14 min
  • 2013 - Mali Dashurise, dokumentar, regjia dhe skenari Ermela Teli 24 min. Ne 27 janar 2014, perfaqeson Shqiperine ne festivalin Cinema Du Monde, Rouen, Francë.
  • 2013 - Anije te mbytyra, dokumentar, regjia dhe skenari Ermela Teli 10 min. prodhim i Soros ALB dhe Top Channel
  • 2012 - Arkitekture e trishtimi, trilogji, regjia dhe skenari, Ermela Teli - 16 min T.I.C.A
  • 2012 - Loje e lige, film artistik, regjia dhe skenari Ermela Teli - 25 min
  • 2010 - Homazh, film eksperimental, Regji skenar E Teli, Digitalb Production - 13 min
  • 2010 - Dëgjojmë atë që shohim, dokumentar, 6 min 30 sek prodhim Sloven
  • 2009 - Shihemi, Skenari dhe Regjia E.Teli Digitalb Production
  • 2006 - Dashuri në Grurë, Skenari E.Teli, regjia O. Demiraj
  • 2006 - Non è colpa mia, Skenari E.Teli. Film i metrazhit te shkurter.12min

- Regjia Ermela Teli, Moreno Benigno (Rome) Itali

Filmografia si aktore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ermela Teli: Dua të flas përmes kinemasë". albinfo.ch. 6 janar 2021.
  2. ^ "Ermela's History". https://www.mixcloud.com/ (në anglisht). 18 janar 2017. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)