Ernest Rutherford

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ernest Rutherford

Sir Ernest Rutherford, Baron i parë Rutherford of Nelson, lindi më 30 gusht 1871Brightwater afër NelsonZelandë e re dhe vdiq më 19 tetor 1937Cambridge. Ishte nga Zelanda e Re, por punoi në Angli si studiues i fizikës bërthamore. Në vitin 1908 mori çmimin Nobel. Dhe që nga viti 1931 ishte baron i Rutherford of Nelson.

Eksperimenti[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1911 fizikani neozelandez Ernest Rutherford dhe bashkëpunëtoret e tij kryen një eksperiment, i cili më pas u bë historik, në një laborator të Universitetit të Kembrixhit, në Britaninë e Madhe. Ai i kishte vene si qellim vetës të vërtetonte vlefshmërinë e modelit atomik të Thomsonit përmes vëzhgimit të sjelljes së grimcave alfa të lëshuara me shpejtësi shumë të madhe kundër një pllakë shumë të hollë floriri.

Përfundimet e vërejtura qene si më poshtë :

  • 1. Pjesa më e madhe e grimcave alfa përshkonte pllakën metalike sikur ajo të mos përbente asnjë pengese.
  • 2. Disa grimca alfa pësonin një devijim pak a shumë të madh në krahasim me vijën imagjinare pingul mbi pllake.
  • 3. Vetëm shumë pak grimca alfa nuk përshkonin pllakën dhe ktheheshin prapa.

Duke u menduar rreth këtyre rezultateve, Rutherfordi u përpoq te merrte me mend se çfarë takonin grimcat alfa kur përshkonin pllakën.

Pothuajse te gjitha grimcat përshkojnë pllakën duke e lene te padëmtuar : ato nuk gjenin pergese që t'i ndalonin dhe trajektorja e tyre mbetej e pandryshuar. Grimcat e pakta që ktheheshin pas, gjenin një pengese te pakapërcyeshme, megjithatë shume e vogël meqenëse ndodhia ngjet vetëm rralle here. Rutherfordi doli në konkluzionin se kjo pengese duhej te ishe bërthama e vogël, e rende, e pajisur me ngarkese pozitive, meqë grimcat alfa që shmangen nga lëvizja drejtvizore janë ato, trajektorja e te cilave kalon afër bërthamave pozitive.

Rezultatet eksperimentale te arritura nga Rutherfordi dhe te vërtetuara edhe nga studiues te tjerë lejuan te përpunohet i ashtequajturi model atomik bërthamor. Në te cilin, atomi paraqitej si një sfere, në qendër te se cilës është e vendosur bërthama, dhe elektronet rrotullohen rreth bërthamës duke ndjekur orbitale eliptike si ato te planetëve rreth diellit dhe për ketë shkak, ky model u njoh edhe si modeli planetar. Nëse atomin do ta krahasonim me një stadium futbolli, bërthama e tij do te ishte sa një kokërr arre në mes te stadiumit. Vëllimi i atomit përputhet me hapësirën e zëne nga elektronet në lëvizje te vazhdueshme përreth bërthamës, dhe është një milion miliard here me e madhe, prandaj atomi ka një diametër që është rreth njëqind mije here me i madh se ai i bërthamës se tij.