Ernst Abe
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ernst Abbe (lexo: Ernst Abe), lindi më 23 janar të vitit 1840 në Ajzenbah, Gjermani dhe vdiq më 14 janar të 1905 në Jena, Gjermani, ishte fizikan gjerman.
Abbe-u ishte docent privat në Jena dhe më 1877 ishte i zënë si drejtorë i observatorit të Jena-së. Ishte themelues i ndërmarrjes "Carl-Zeiss" (Karl-Cajs), një ndërmarrje për prodhime të imta mekanike dhe optike. Më 1867 merr përsipër udhëheqjen shkencore të repartit të optikës. Me shpikjen e llojeve të reja të qelqit/xhamit u zhvillua më shumë optika e teleskopëve.
