Ertuğrul Gazi
Ertuğrul Gazi, (në literaturë edhe si Ertoğrul apo Erthogrul, 1198-1281) ishte kryeparë i një fisi me prejardhje turkmene, përndryshe i ati i Osmani I-rë, themeluesit të perandorisë Osmane.
Në bazë të burimeve islame dhe atyre bizantine të publikuara deri më tani, mund të kuptohet se për Gazin, për të parën herë është shkruar nga fundi i shekullit XV. Emri i tij përmendet në një letër të Bajezidi I-rë dërguar Tamerlanit. Të dhënat më vonshme kryesisht kanë karakter mitologjikë.[1] Si do që të jetë, nga këto të dhëna nxirren përfundime se Gazi ishte një prirës fisi turkmenë, i cili duket që nëpërmjet dyndjeve mongole në Azinë e Vogël kishte ardhur aty dhe kishte zënë vend rreth viteve 1234-1235 në Anatoli. Më vonë, u vu në krye të një sulltanati të Selxhukëve në kufi me Perandorin Bizantine. Nga aty nën hijen e kryesuesit të Selxhukëve mori pjesë në përleshje me Tartarët dhe ndërkohë edhe plaçkiste nëpër trojet e Perandorisë Bizantine.
Një tyrbe në vendin e thirrur në literaturë si Söğüt, thuhet të jetë e tija.
| Paria osmane | ||
|---|---|---|
| Parardhësi Süleyman Şah |
Para - perandoria Osmane 1227–1281 |
Pasardhësi Osman I |
[redakto]
- ^ V. L. Ménage në: Encyclopaedia of Islam, Fjalkërkesa: Ertoghrul
[redakto] Literaturë
- J. H. Mordtmann in: E. J. Brill's First Encyclopaedia of Islam 1913–1936, Leiden 1987, Bd. III, Fjal kërkesa: Ertoghrul
- Hans Miksch: Der Kampf der Kaiser und Kalifen. Bonn 1986
