Esçeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Esçeri (gj.hung. Ecser, gj. sllov. Ečer) është fshat në rrethin e Peshtës. Vendbanimet fqinje janë: Magllod, Veçesh, Gjumro dhe Ullo.

shtrirja e Esçerit në harten e Hungarisë

Gjindet rreth 25 km në juglindje të Budapestit, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Ferihexh. Në afërsi të këtij vendbanimi kalon rruga MO dhe hekurudha Budapest-Sollnok.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Esçeri për hërë të parë përmendet më 15 dhjetor të vitit 1315, edhe pse fshati ekziston qysh nga viti 896, kur hungarezët arritën në atëdheun e tashëm.Sipas legjendës, emrin këtijfshati ia kishte dhënë udhëheqësii I fisit hungarez Arpad. Kur i kishte pyetur fshatarët për emrin e vendit, ata nuk kishin pasur përgjigjje, dhe me këtë rast iu kishte thënë:”Atëherë quajeni lis ( hung. cser(fa)). Gjat sundimit turk (1526-1686) fshati kishte mbetur pa banorë. Banorët e parë ishin vendosur në vitin 1699. Në Luftën për pavarësinë e Hungarisë ( 1703-1711) në ushtrinë e Rakocijevit kan qenë 11 ushtarë nga Eçeri. Në gjysmën e parë të shek. 18, pronari I fshatit grofi Antal Grasalkoviq I solli sllovakët në këtë fshat. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1836, 80% e banorëve ishin sllovak. Pas Luftës së Dytë Botërore 25 familje sllovake u shpërngulën në Çekoslovaki, kurse në këtë fshat erdhën hungarezët nga Sllovakia.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Eçer gjindet kisha baroke katolike e Shën Antonios nga viti 1740. Fshati është i njohur me vallen tradicionale te dasmorëve (Ecseri lakodalmas). Gjat çdo muaji të shkutit në fshat organizohet balloja e qifteve në veshje kombëtare(Nős és Páros). Në stemen e vendit është e paraqitur kisha, balloja e dasmorëve dhe lisi, tri simbolet më të rëndësishme të fshatit.

Të vëllazëruar[redakto | redakto tekstin burimor]

Me Eçerin janë të vëllazëruar këto vende:

Zlate Klasi ( Slovakia)

Kumbag ( Turqia)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]