Eskallop derri ose viçi në tigan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për eskallop përdoret mish i butë derri ose viçi të njomë. Tuli i mishit pritet në drejtim të kundërt të fijeve të tij, rrihet, i hidhet kripë e piper, kalohet në miell dhe skuqet nga të dyja anët në yndyrë të nxehtë. Copat pasi të jenë skuqur, shuhen me verë, shtohet piper i shtypur, fletë dafine dhe kripë, mbulohen me kapak dhe lihen në zjarr të ngadalshëm 2-3 minuta. Sipas dëshirës mund të shtohen domate të grira hollë, të cilat lihen dhe 5 minuta të tjera derisa të avullohet lagështira e tepërt.

Eskallopi shoqërohet me garniturë perimesh të ndryshme, të cilat më parë janë zier dhe kaluar në yndyrë.

Për 4-5 persona duhen :

  • mish tul : 500 g,
  • vaj : 4-5 lugë gjelle,
  • miell : 1 lugë gjelle,
  • verë : 1/2 filxhan çaji,
  • domate : 3-4 kokrra,
  • kripë, piper,
  • dafinë : 1 fletë dhe perime të ndryshme për garniturë rreth 1.5 kg.