Esteban Cambiasso

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Esteban Cambiasso
Esteban Cambiasso - 2011.jpg
Esteban Cambiasso në vitin 2011.
Të dhënat personale
Emri i plotë Esteban Matías Cambiasso Deleau
Data e lindjes 18 Gusht 1980 (34 vjeçar)
Vendi i lindjes Buenos Aires, Argjentina
Gjatësia 1,77 m (5 ft 9+12 in)
Pozita ne fushë Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Internazionale
Numri 19
Kariera në rini
1995–1996 Argentinos Juniors
1996–1998 Real Madrid Castilla
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
1998–2001 Independiente 98 (14)
2001–2002 River Plate 37 (12)
2002–2004 Real Madrid 41 (0)
2004– Internazionale 283 (37)
Ekipi kombëtar
2000– Argjentina 52 (5)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 15 Maj 2011.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 8 Korrik 2011

Esteban Matías Cambiasso Deleau (lindur më 18 Gusht 1980) është një futbollist Argjentinas që aktualisht luan për ekipin e Interin dhe për Kombëtaren e Argjentinës. Cambiasso luan si mesfushor mbrojtës. Nofka e Cambiassos është Cuchu.

Gjatë karrierë së tij profesioniste, Cambiasso ka fituar 23 tituj zyrtarë (deri në fund të vitit 2011), duke u bërë lojtari argjentinas me më shumë trofe, 2 më shumë se Alfredo Di Stéfano [1]. Me Interin, Cambiasso u bashkua në vitin 2004, e deri në atë vit ka fituar 15 trofe, gjithashtu me Kombëtaren Argjentinase ka arritur 1 herë në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 2005 dhe në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2007.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Cambiasso filloi karrerën e tij profesioniste në vitin 1995 tek skuadra e Argentinos Juniors, dhe u transferua tek Real Madridi në vitin 1996. Në vitin 1998, Cambiasso u rikthye në Argjentinë, ku luajti 3 vite tek skuadra e Independientes dhe 1 vit tek skuadra e River Plates. Me Independienten, Cambiasso luajti 98 Ndeshje dhe arriti që të shënonte 14 Gola, kurse tek River Plate, luajti 37 Ndeshje dhe shënoi 12 Gola.

Real Madrid[redakto | redakto tekstin burimor]

Inter[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Korrik të vitit 2004, Esteban Cambiasso firmosi me klubin italian të Serie A Inter, pasi kontrata e tij me Real Madridin mbaroi. Cambiasso ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Kupën e Italisë në sezonin e tij të parë, duke luajtur si mesfushor mbrojtës, dhe duke qënë partner në mesfushë me bashkëkombasin e tij Juan Sebastián Verón. Në Itali, Cambiasso njihej si një nga mesfushorët më të mirë, sëbashku me Kakán që luan me klubin rival të Milanos, AC Milan.

Gjatë ndeshjes së kthimit të Kupës Italiane, Cambiasso, në ndeshjen e parë, shënoi një Gol fantastik, për ti dhënë Interit fitoi me rezultatin 3-1 kundër Romës. Më 9 Shtator 2006, Cambiasso shënoi 2 Gola në ndeshjen hapëse të sezonit 2006-07 kundër Fiorentinës, ku Interi fitoi me rezultatin 3-2. Më 7 Nëntor 2007, Cambiasso sëbashku me Zlatan Ibrahimoviç shënuan nga 2 Gola për të dhënë Interit fitoren me rezultatin 4-2 kundër rusëve të CSKA Moscow në Champions League. Më 23 Mars 2009, Cambiasso lajmëroi se ai dhe Interi firmosën një kontratë të re që skadonte deri në vitin 2014.

Cambiasso ka qënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në sezonin ku Inter fitoi Tripletën. Cambiasso ishte një nga protagonistët kryesorë ku Inter fitoi Champions Leaguen. Cambiasso shënoi 1 Gol në fitoren 2-1 të InteritSan Siro në çerek-finalen e parë.

Cambiasso mori kartonin e tij të parë të kuq me Interin më 30 Mars 2013, ku goditi në mënyrë brutale lojtarin e Juventusit Sebastian Giovinco në minutën e fundit të ndeshjes [2].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Esteban Cambiasso gjatë një ndeshje miqësore midis Argjentinës dhe Portugalisë në Geneva, Zvicër më 9 Shkurt të vitit 2011.

Cambiasso ka luajtur me nivelet e moshave te Kombëtarja Argjentinase, sëbashku me Juan Román Riquelme, Pablo Aimar, Wálter Samuel dhe të tjerët. Cambiasso ka qënë pjesë e Kombëtares U20 në Botërorin U20 që u zhvillua në Malajzi. Cambiasso ndimoi kombëtaren e tij të arrinte deri në finale ku vetë Cambiasso shënoi në finale, ku kombëtarja e tij fitoi me rezultatin 2-1 kundër Uruguajit. Në këtë Botëror, Cambiasso ishte lojtari më i ri në skuadër. Në Botërorin 1999, Cambiasso ishte Kapiten i skuadrës.

Cambiasso bëri debutimin e tij në skuadrën e parë të Argjentinë në vitin 2000. Më 15 Maj 2006, Cambiasso ishte një nga 23 lojtarët e thirrur për të luajtur në Botërorin 2006, dhe me 16 Qershor, pas një aksioni me 24 pasime, Cambiasso shënoi një SuperGol kundër Serbisë dhe Malit të Zi, ku Argjentina fitoi me rezultatin 6-0. Në çerek-finale, në gjuajtjet e penalltive kundër Gjermanisë, Cambiasso humbi penalltinë e tij, e cila u prit nga portieri Jens Lehmann, Argjentina humbi me rezultatin 4-2.

Qëkur Diego Maradona u bë trajner i Argjentinës, Cambiasso luajti vetëm një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Cambiasso gjithashtu nuk u grrumbullua nga Maradona për të luajtur në Botërorin 2010, pavarësisht se ishte një nga lojtarë më të rëndësishëm të Interit dhe një nga mesfushorët qëndror më të mirë në botë.

Më 20 Gusht 2010, trajneri i ri Sergio Batista e riktheu sërisht Cambiasson që të luante një ndeshje miqësore kundër Spanjës. Argjentina e mundi Spanjën në Monumental Stadium të Buenos Aires me rezultatin 4-1, duke i shkaktuar Spanjës humbjen e parë që kur u bënë kampion bote [3]. Cambiasso gjithashtu ishte pjesë e lojtarëve të thirrur nga trajneri Sergio Batista për të luajtur në Copa America 2011.

Golat me Kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 21 Qershor 2005 Frankenstadion, Nuremberg, Gjermania Flag of Germany.svg Gjermania 2 – 2 2–2 Kupa e Konfederatave 2005
2. 16 Qershor 2006 WM Stadion Gelsenkirchen, Gelsenkirchen, Gjermania Flag of Serbia.svg Serbia dhe Mali i Zi 2 – 0 6–0 Botërori 2006
3. 5 Qershor 2007 Camp Nou, Barcelona, Spanja Flag of Algeria.svg Algjeria 3 – 2 4–3 Ndeshje Miqësore
4. 10 Shtator 2008 Estadio Monumental "U", Lima, Peruja Flag of Peru.svg Peruja 1 – 0 1–1 Botërori 2010 - Kualifikueset
5. 26 Mars 2011 East Rutherford, SHBA Flag of the United States.svg SHBA 1 – 0 1–1 Ndeshje Miqësore

Redaktuar më 26 Mars 2011

Stili i lojës[redakto | redakto tekstin burimor]

Esteban Cambiasso në stërvitje me Interin.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Cambiasso, un ganador". Cancha Llena (in Spanish). 18 December 2010. Retrieved 18 December 2010. 
  2. ^ Cambiasso sent off for horror tackle on Giovinco. inside World Soccer. 31 March 2013. 
  3. ^ "Coloccini fails to make cut for Argentina party". BBC Sport (BBC). 19 May 2010. Retrieved 16 June 2010.