Eugene Charles Catalan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eugène Charles Catalan

Eugène Charles Catalan (lexo Ezhen Sharl Katallan) (30 maj 1814 – 14 shkurt 1894) ishte matematikan belg i njohur kryesisht për koontributin e tij në kombinatorikë dhe teorinë e numrave.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Catalani lindi në Bruges (sot i takon Belgjikës, por atëherë i takonte mbretërisë franceze), bir i vetëm i një argjendari francez. Në vitin 1825, ai erdhi në Paris dhe mësoi matematikë në École polytechnique, ku u takua me matematikanin e shquar Joseph Liouville (1833). Më 1834 pas diplomimit ai u emërua si mësues në Châlons-en-Champagne. Catalani u këthye prapë në École polytechnique, nën mbikqyrjen e Liouvilleit mori titullin doktor i matematikës. Pastaj u emërua si ligjërues i gjeometrisë deskriptive në Charlemagne College.

Në vitin 1865 në Universitetin e Liègeit e drejtoi katedrën e analizës. Në vitin 1883, u punësua në Akademinë belge të shkencave ku kontribuonte në fushën e teorisë cë numrave. Vdiq në Liège.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai punoi në thyesat e pafundme, Gjeometri deskriptive, teorinë e numrave dhe në Kombinatorikë. Ai në vitin 1844 e dha të ashtuquajturën hipotezë të Catalanit e cila u vërtetua si e saktë në vitin 2002 nga matematikani rumun Preda Mihăilescu. Ai i futi në matematikë Numrat e Catalanit të cilat paraqiten si zgjidhje ose gjatë zgjidhjeve të shumë problemeve nga Kombinatorika.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]