Eugjen Onjegin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Eugjen Onjegin
Yevgeny Onegin by Repin.jpg
Dueli i Onjeginit dhe Lenskit
Autori Aleksandër Pushkini
Titulli origjinal Евгений Онегин
Përkthyesi Lasgush Poradeci
Shteti Rusia Rusia
Gjuha Rusisht
Botuesi
Data e botimit 1825-1832 (në seri) & 1833 (volum i vetëm)

Eugjen Onjegin (rus: Евгений Онегин ) është një roman në vargje i shkruar nga Aleksandër Pushkini. Bën pjesë në letërsisë klasike ruse, dhe protagonist i saj kryesor ka shërbyer si model për një numër heronjsh të letërsisë ruse. U botua në formë serish mes viteve 1825 dhe 1832. Edicioni i parë i plotë u botua në 1833, ndërsa versioni që pranohet e lexohet edhe sot u bazua në botimin e vitit 1837.

Ngjarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Eugjen Onjegini përbën nje lloj te vecante letrar midis poemes dhe romanit nga kritika perdoren dy emertimet,domethene vepra here quhet poeme e here roman ne vargje. Pushkin e shkroi kete veper ne vitet 1822-1831. Ndikimi i Eugjen Onjeginit mbi letersine Ruse ka qene mjaft i madh shume studiues ruse pohojne se kjo veper e Pushkinit i ka hapur rrugen realizmit,kurse te tjere e quajne Onjeginin si vepren pararendese te romanit te madh Rus te shekullit XIX. I frymezuar nga kjo veper kompozitori i madh rus Çajkovski krijoi operen me tri akte Eugjen Onjegin, qe mbahet si nje nder pjeset me malllengjyese ne repertotin operistik boteror.

Kjo vepër mbështëtet mbi tre personazhe kryesore: dy djem djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen sallonet mondane te kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca: dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, qe banojne ne nje province me Lenskin, te fejuarin e Ollges. Dy motrat kane natyre te ndryshme nga njerea-tjetra: Ollga është nje vajze e gjalle e capkene, kurse Tatjana shpirtbute e elankolike. Nga ana tjeter Onjegini është nje i ri i edukuar sipas modes se aristokracise franceze te gjysmes se pare te shekullit XIX, ai paraqitet si nje "dandi" skeptik, egoist, disi i zymte dhe i velur nga jeta, meqenese ndihet i papershtatshem me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepert". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu per te kaluar veren ne province, ku ka pronat e familjes. Ketu ai ze miqesi me Lenskin i cili e prezaton motrave Larina.

Tatjan bie menjehere e dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret qe ky tja shprehe dashurine, por ajo e hedh vete hapin e pare dhe ia shpreh dashurine Onjeginit ne nje leter te mrekullueshme, ku shfaqet tere ndjeshmeria dhe bota shpirterore e vashes se re. Onjegini ia kthen pergjigjen me nje leter te ftohte e moralizuese, duke i kujtuar asajt se nuk është e udhëS qe një vashë e re të verbohet nga pasioni.

Gjate nje balloje te organizuar mes te rinjsh, Onjegini per te kaluar kohen, vendos te provoje nese është i zoti ti fitoje zemren Ollges. Mbas letres se Tatjanes, Onjegini i pandeh mendje lehta te gjitha vashat e provinces dhe i duket vetja superior dhe beson se cdo vajze është gati te lere koken per te.

Kjo loje nuk i pelqen Lenskit,i cili e sfidon Onjeginin ne duel.Onjegini edhe pse perpiqet ti mbushe mendjen Lenskit qe te mos e zhvillojne duelin nuk ia del dot.Dhe Onjegini i stervitur mire na artin e shpates e vret Lenskin. Mbash shum peripecish dhe nje kohe te gjate, Onjegini kthehet ne Shen-Peterburg dhe nis te frekuentoje serish jeten e salloneve mondane.Mbas disa kohesh ai degjon per nje grua nga hiret e saj shnerrisnin te gjithe sallonet dhe nuk ishte tjeter vecse Tatjana te cile ai dikur e kishte perbuzur.

Tani është rradha e Onjegint te ndjeje nje dashuri te cmendur per Tatjanen. Ai e ka kuptuar se dashuria e sinqerte është gjeja me e cmuar ne jete dhe ky zbulim ia heq si me magji merzine e dershperimin, duke e mbushur jeten e tij me nje qellim te larte. Vecse me kot i pergjerohet Tatjanes, ai qe kishte qene aq i ftohte ndaj pergjerimeve te saj.Derisa nje dite prej ditesh ai arrin ta gjeje te vetme Tatjanes te falur Tatjanes per qendrimin e tij te dikurshem, gjithe duke i pohuar se dashuron,se kurre nuk kishte rreshtur se dashuruari e se vashdonte ta dashuronte me afshin e shpirtit, por ajo shprehet qarte e prere se kurre nuk do te behej e tija, sepse kurre nuk do ta tradhetonte burrin e saj i cili kishte pasur aq shume besim tek ajo dhe e kishte pranuar per grua.

Përshtatje[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Opera
  2. Opera Eugene Onegin e vitit 1879, nga Çajkovski, bazuar në romanin e Pushkinit, është pjesë e repertorit standard të operave, ka regjistrime te ndryshme të saj, dhe performohet rregullisht nëpër skena.
  3. Balet
  4. Koreografi John Cranko krijoi një balet me tre-akt duke përdorur muzikën e Çajkovskit.
  5. Film
  6. Onegin film i vitit 1999, është një adaptim në anglisht i veprës së Pushkinit, me regji të Martha Fiennes. Filmi i redukton disi disa ngjarje të romanit, për shembull festimet e Ditës së Emërit ose fjalimi Oneginit për Tatianën, që zhvillohet në të njëjtën ditë. Filimi i vitit 1999, ashtu si edhe ai i vitit 1988,të jep përshtypjen se gjatë duelit Onegini qëllohet qëllimisht për tu vrarë.
  7. Lidhje të jashtme
# Wikibooks:Category
  1. Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
  1. Letra e Tatjanës
  1. (Rusisht) Yevgeny Onegin Teksti i plotë në rusisht
  2. (Anglisht) Kapitulli i X-të
  3. (Anglisht) Eugene Onegin trk lib.ru Përkthimi plotë i Charles Johnston
  4. (Anglisht) Poemat e Pushkinit (Shumë nga poemat e Pushkinit përkthyer nga G. R. Ledger)
  5. (Anglisht) Çfarë fitohet gjatë përkthimit Një artikull nga Douglas Hofstadter mbi romanin.