Euristeu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Eurystheus hiding in a storage jar as Heracles brings him the Erymanthian boar. Side A from a red-figure kylix by Oltos, ca. 510 BC, (Louvre)

EURISTEU (greq. Εὐρυσθεύς Eurystheus) - i biri i mbretit Stenel dhe gruas së tij Nikipës, mbret i Mikenës.

Jo rallë ndodh që emri i padronit ta ruajë nga harresa vetëm vepra e shërbëtorit të tij. Në rastin e Euristeut kjo ka ndodhur për herë të parë në letërsinë botërore (në këngën e XIX të Iliadës). Shërbëtor i tij ka qenë Herakliu, kreshniku më i madh i miteve greke. Vet Euristeu ishte i dobët dhe frikacak. Përveç kësaj ai është shërbëtor me asgjë nuk e ka merituar. Thjeshtë, zoti suprem, Zeusi, ia ka dhënë.

Si ka ndodhur kjo më së miri kuptohet te emri i Herkaliut. Atje flitet për veprat të cilat Herkaliu i bëri sipas urdhërit të Euristeut. Euristeu madje edhe e nënçmoi dhe fyeu Herakliun. Prej njeriut të tillë as që është e mundur të pritet diçka tjetër. Kuptohet se në këtë rol të vetin kënaqej shumë, aq më tepër, sa që ka dashur t'i shërbejnë edhe pasardhësit e Herakliut. I dëboi nga Tirinti, qyteti i Herakliut dhe pastaj i ndjekur në tërë Heladën dhe kur mësoi se strehimin e kanë gjetur në Athinë, kërkoi që t'i dorëzohen. Demofonti, mbret i Athinës, i biri i Tezeut, shokut të Herakliut, e refuzoi vendosmërisht. Euristeu erdhi me një ushtri të madhe para Athinës dhe u kërcnua se do t'i shkatërrojë. Athinasit iu kundërvunë dhe me ndihmën e zotërave e mposhtën, kurse Jolaun, nipi i Herakliut e sjell në qytet si rob lufte. Posa e pa Alkmena, e ama e Heraikliut, iu kujtuan të gjitha ato fyerje dhe përbuzje që i përjetoi i biri dhe duke mos mundur të përmbahet ia nxori sytë dhe, para se dikush ta pengonte e theri me thikë.

Prej veprave artistike me figuren e Euristeut nga antika janë ruajtur mjaft pak dhe pothuajse të gjitha e trajtojnë të njëjtën pamje: Euristeu i mbështetur në fuqi ose në një anë tjetër e shikon i frikësuar Herakliun. Janë të njohura pikturat në vazat që e paraqesin Herakliun që e sjell derrin e egër të Eurimantinit nga shek. VI-V para e.s. (sot gjendet në Muzeun e Marseit, Vashingtonit dhe gjetiut) dhe Euristeu fshehet para Herakliut dhe Kerberit. Më e njohura prej tyre (me siguri nga vitet 530-520 para e.s.) gjendet në Luvër të Parisit. Për grekët Euristeu u bë simbol i sundimtarit mendjemadh dhe frikacak (dhe në përgjithësi të patronëve), dhe emri i ka kaluar prej miteve në proverbave.