Europaeum
Europaeum është një organizatë e dhjetë universitetev udhëheqëse evropiane. Është krijuar më 1990–1991 nga Lordi Weidenfeld dhe Sër Ronnie Grierson për ta përkrahur ‘përparimin e arsimit nëpërmjet inkurajimit të studimeve evropiane në Universitetin e Oksfordit dhe në institucione të tjera evropiane të arsimit të lartë që kanë lidhje me Oksfordin; për ‘lëvizjen e stafit akademik dhe studentëve ndërmjet këtyre institucioneve’; dhe për ‘studimin e gjuhëve, historisë, kulturave dhe profesioneve të njerëzve të Evropës’. Europaeum realizon një program të përbashkët të masterit për Historinë dhe civilizimin evropian. Universitete partnere në këtë program janë Universiteti i Leiden-it, Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë dhe Universiteti i Oksfordit. Europaeum poashtu organizon shkolla verore dhe konferenca. Profesorët vizitues të Europaeum ligjerojnë në institucionet partnere.
Secretar gjeneral i Europaeum është Dr. Paul Flather.
| Vendi | Universiteti |
|---|---|
| Universiteti i Bolonjës | |
| Universiteti i Karlit në Pragë | |
| Universiteti i Helsinkit | |
| Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë | |
| Universiteti i Bonit | |
| Universiteti i Leiden-it | |
| Universiteti i Jagiellonit | |
| Instituti i lartë për studime ndërkombëtare dhe të zhvillimit, Gjenevë | |
| Universiteti i Oksfordit | |
| Anëtar shoqërues: Instituti për studime politike, Universiteti katolik i Portugalisë | |
| Anëtar shoqërues: Fondacioni Ortega Marañón (FOM), Madrid |
Shih poashtu [redakto]
- Anne Dreydel, e cila në fillim i lidhi universitetet e Oksfordir dhe të Bonit
Lidhje të jashtme [redakto]
- Europaeum – Ueb-faqja zyrtare
- Europaeum MA Programme – Programi i masterit për Historinë dhe civilizimin evropian
