F.C. Internazionale Milano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

F.C. Internazionale Milano [1], njohur zakonisht si Internazionale (Shqiptimi:internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjetsht Inter, dhe Inter Milan jashtë Italisë, është një klub futbollistik profesionist me seli në Milano, Lombardi. Ata janë klubi i vetëm që e kanë shpenzuar të gjithë historinë e tyre në ligën e parë të futbollit italian, njohur si Serie A, e cila filloi në 1929–1930.

Internazionale ka fituar 30 trofe brënda Italisë, përfshirë fitimin e ligës 18 herë, Kupën e Italisë shtatë herë dhe Supercoppa Italiana pesë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave [2]. Ata kanë fituar Champions Leaguen tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 të tretën në 2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Champions League, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton tripletën kontinentale [3]. Klubi gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, dy herë Kupën Interkontinentale dhe një herë FIFA Kupën Botërore të Klubeve.

Inter i luan ndeshjet në shtëpi te stadiumi San Siro, njohur gjithashtu edhe si Stadio Giuseppe Meazza. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e Milanit, është stadiumi me kapacitetin më të madhë në Itali, me plot 80,018 [4]. Milan është rivali më i madhë i Interit, dhe ndeshja që luajnë bashkë quhet Derby della Madonnina, dhe është një nga derbit më të ndjekura në futboll [5]. Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane më e mbështetur [6], dhe e teta më e mbështetur në Europë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë [7]. Inter ishte një anëtarët e krijimit të grupit G-14 udhëheqës të futbollit europian, tani ai grup nuk ekziston më.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Krijimi dhe vitet e para (1908–1922)[redakto | redakto tekstin burimor]

Kampionati i parë i fituar nga Interi në sezonin 1909-1910.

Ky klub u krijua më 9 Mars 1908 si Football Club Internazionale Milano pas një përçarje me Milan Cricket dhe Football Club që kishte 44 antarë. Ky klub u krijua në restorantin e Sahatit. Grupi që krijoi Interin përbehej nga italianë dhe zviceran. Disa nga antarët e klubit ishin: Giorgio Muggiani, Bossard, Lana, Bertoloni, De Olma, Enrico Hintermann, Arturo Hintermann, Carlo Hintermann, Pietro Dell'Oro, Hugo dhe Hans Rietmann, Voelkel, Maner, Wipf, dhe Carlo Ardussi. Këta njerëz ishin të pakënaqur nga dominimi që po bënte Milan në futbollin Italian dhe kështu vendosën të krijonin një klub rival në Milano.

Klubi fitoi Scudetton (Kampionati) e parë në vitin 1910 dhe të dytin në vitin 1920. Kapiteni dhe trajneri i parë i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati që u vra në Luftën e parë Botërore.

Pas viteve të para (1922–1960)[redakto | redakto tekstin burimor]

Giuseppe Meazza ka luajtur 408 ndeshje për Interin. Ai gjithashtu është golashenuesi më i mirë i klubit me 284 Gola.

Në vitin 1922 Inter u vendos në Grupin B në CCI First Division ku përfundoi në vendin e fundit por arriti të shpëtoj për shkak se fitoi të 2 ndeshjet e Play-Off.

Giuseppe Meazza me Amedeo Biavati.

Në vitin 1928 gjatë kohës së Fascist, klubi i detyrua të bashkoheshe me Unione Sportiva Milanese dhe emri u bë Società Sportiva Ambrosiana [8]. Ata ndryshuan gjithashtu edhe fanellat duke e bërë të bardhe me një kryq të kuq në mes. Ky dezajn i fanellës u frymëzua nga flamuri dhe stema e qytetit. Presidenti i ri Oreste Simonotti vendosi të ndryshoj emrin në vitin 1929. Tifozët vazhdonin që të thirrnin skuadrën Inter. Në vitin 1931 Presidenti Oreste Simonotti e ndryshoi emrin nga Associazione Sportiva AmbrosianaAssociazione Sportiva Ambrosiana-Inter.

Inter fitoi për herë të parë Kupën e Italisë në sezonin 1938-1939 i udhëhequr nga legjenda Giuseppe Meazza. Më pas Inter fitoi edhe Kampionatin e pestë, edhe pse Meazza ishte i dëmtuar. Pas përfundimit të Luftës së Dyte Botërore, Inter e ndryshoi emrin duke e bërë FC Internazionale Milano. Pas luftës Inter fitoi Kampionatin e gjashtë në vitin 1953 dhe të shtatin në vitin 1954.

Grande Inter (1960–1968)[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra e Interit me Kupën Interkontinentale dhe Kupën Europiane në vitin 1965.

Në vitin 1960, trajneri Helenio Herrera hyri tek Inter nga FC Barcelona, dhe gjithashtu transferoi edhe mesfushorin Luis Suárez që kishte fituar trofeun European Footballer of the Year pasi me Barcelonën kishte fituar La Ligan dhe Fairs Cup. Luis Suárez e transformoi Interin në një nga skuadrat më të forta në Europë. Helenio Herrera e modifikoi formacionin e Interit duke e bërë 5–3–2 që njihej si Verrou. Ky formacion i zgjedhur nga Helenio Herrera kishte për qëllim forcimet e kundërsulmeve. Sistemi Catenaccio u shpik nga një trajner austriak me emrin Karl Rappan. Sistemi kishte 4 mbrojtësa që secili duhej të mbronte një kundërshtar të caktuar, plus një Play-Marker (Mesfushor Fantazist) në mesin e fushës i cili duhej të luante me dy mesfushorë krahu. Herrera shtoi dhe mbrojtësin e pestë duke e vendosur pak përpara mbrojtjes.

Inter përfundoi i treti në Serie A në sezonin e parë, në vendin e dytë në sezonin e dytë dhe në të tretin në sezonin e tretë. Më pas 2 vitet e tjera do te ishin fantastike për Interin e Helenio Herreras pasi do te fintonte Kupën Europiane (Champions League) në vitet 1964 dhe 1965. Herrera mori titullin "ll Mago" që nënkuptonte që ai ishte një magjistar. Disa nga yjet e formacionit të Heleno Herreras ishin: Tarcisio Burgnich dhe Giacinto Facchetti në mbrojtje, Armando Picchi përpara mbrojtjes, Luis Suárez në qënder të mesfushes, Jair da Costa në sulm, Mario Corso mesfushor në anën e majtë dhe Sandro Mazzola që ishte mesfushor në anën e majtë.

Për të fituar për herë të parë Kupën Europiane, Interi eleminoi FK Partizan në çerek-finale, dhe Borussia Dortmund në gjysmë-finale. Në finale Inter u ndesh kundër Real Madrid CF që kishte marrë pjesë në 7 finale nga 9 që ishin luajtur në total. Legjenda e Interit Sandro Mazzola shënoi 2 Gola dhe Aurelio Milani shënoi 1 Gol për ti dhënë Interit fitoren 3–1 dhe trofeun e parë Europian. Sandro Mazzola shënoi 7 Gola në total duke u shpallur Golashënuesi më i mirë i turnamentit.

Inter fitoi Kupën Interkontinentale pasi mposhti me rezultatin e përgjithshem 3–0 Independienten.

Per të fituar për herë të dytë Kupën Europiane, Inter eleminoi në fazën e parë Dinamo Bucharest, në çerek-finale Rangers FC dhe në gjysmë-finale Liverpool FC. Në finale Inter u ndesh kundër SL Benfica ku fituan me rezultatin 1–0 me Golin e Jair në minutën e 42.

Corso ka qënë një nga lojtarët e kohës Grande Inter.

Inter fitoi Kupën Interkontinentale për herë të dytë në histori pasi mposhti sërisht Independienten me rezultatin e përgjithshem 2-1.

Në vitin 1967 filluan problemet pasi sulmuesi Jair u largua nga klubi, Luis Suárez u dëmtua dhe e humbi mundësinë për të luajtur në finale kundër Celtic. Penalltia e realizuar nga Sandro Mazzola nuk i mjaftoi Interit për të fituar Kupën Europiane për herë të tretë në histori.

Pas kohës së Heleno Herreras (1968–1990)[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas kohës së artë të Heleno Herrerra, Inter arriti të fitonte Kampionatin në vitin 1971 dhe Kampionatin e tetë në vitin 1980. Gjatë kësaj kohe Inter arriti për herë të dytë në pesë vitet e fundit në finalen e Kupës Europiane por nuk arriti dot të fitonte përpara AFC Ajax të arte i udhëhequr nga Johan Cruijff i cili shënoi 2 Gola në finale. Gjatë kësaj kohe Inter arrti në finale të Kupës së Italisë në sezonin 1976–1977 por humbi kundër rivale të AC Milan.

Inter i udhëhequr nga dy gjermanët, Andreas Brehme dhe Lothar Matthäus dhe nga Argjentinasi Ramón Díaz që bënë që të riktheheshe tek trofetë. Inter fitoi Kupën e Italisë në sezonin 1981–1982 pasi mposhti në 2 finale me rezultatin e përgjithshem Torinon 2–1. Pas ketij trofeu Interit ju deshën 7 vjet për të fituar një tjetër trofe i cili ishte Serie A të cilën Inter e fitoi për herë të 13 në histori. 1 vit më vonë Inter fitoi edhe Superkupën Italiane pasi mposhti në finale Sampdorian me Golat e Cucchit dhe Serenas.

Kohët e errëta (1990–2004)[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti 1990 ishte një periudhë zgënjimi për Interin. Rivalët e Interit, AC Milan dhe Juventus FC kishin sukses në Itali dhe në Europë, Inter kishte mbetur mbrapa duke marrë rezultate të këqija dhe duke mos plotësuar objektivat e sezonit. Gjëndja e keqë e Interit arriti deri sa në sezonin 1993–1994 Inter i shpëtoi rënies për në Serie B për vetëm 1 pikë. Megjithatë ate arritën disa suksese Europiane duke fituar 3 herë UEFA Cup në vitet 1991, 1994 dhe 1998.

Në vitin 1995, Massimo Moratti u bë presidenti i ri i Interit duke zëvëndësuar presidentin Ernesto Pellegrini. Massimo Moratti premtoi se Inter do të kishte sukses duke blerë lojtar të klasit botëror si Ronaldo dhe Christian Vieri. Inter e bleu Ronaldon nga FC Barcelona për 19.5 Milion £ dhe Christian Vierin për 31 Milion £ nga SS Lazio. Këto ishin dy nga blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit. Megjithatë edhe pse u bënë keto blerje dhe Inter fitoi disa trofe Europian, prap vitet 90' kanë qënë zhgënijm për Interin pasi nuk arriti dot të fitoj asnjë Kampionat Serie A. Tifozat e Interit e kishin të vështire për të gjetur fajtorin e këtyre viteve të vështira, deri sa çoi në prishjen e raporteve të presidentit, trajnerit dhe disa lojtarëve.

Presidenti i Interit Massimo Moratti u vu në sinjestër të tifozëve të Interit pasi Moratti shkarkoi trajnerin e shumëdashur nga tifozët e Interit Luigi Simoni pas vetëm disa ndeshjesh të luajtura në sezonin 1998–1999. Luigi Simoni ishte vlersuar si trajneri më i mirë Italian. Disa ditë më vonë Massimo Moratti vendosi ti japë fund kontratës së tij me Interin. Në këtë sezon, Inter dështoi të kualfikoheshe në ndonjë Kup Europiane pasi e përfundoi sezonin në vendin e tetë.

Në sezonin 1999-2000 Massimo Moratti bëri disa ndryshime të mëdha në klub. Për Interin erdhi një goditje e rëndë pasi ish-trajneri i Interit Marcelo Lippi nënshkroi një kontratë me Juventus FC. Edhe pse Inter kishte disa rezultate të këqija prap tifozët i qëndruan afër dhe vazhdonin të mbështesnin skuadrën në çdo ndeshje. Inter arriti në finale të Coppa Italia ku humbi përball SS Lazio me rezultatin e përgjithshem 2–1. Inter vazhdoi humbjet në finale duke humbur edhe në SuperKupën e Italisë kundër SS Lazio sërisht me rezultatin 4–3.

Gjatë gjithë kësaj periudhe Inter pësoi disa humbje të rënda kundër AC Milan. AC Milan në atë kohë kishte sukses të madh në Europë. Një nga humbjet më të rënda në historinë e Interit është humbja 6–0 kundër rivalevë të AC Milan në sezonin 2001–2002. Interi e zëvëndësoi trajnerin Marcelo Lippi me trajnerin e ri Marco Tardelli. Lippi u shkarkua sepse nuk arriti dot të përmirsonte rezultatet e dobëta të skuadrës.

Në vitin 2002, Inter u eleminua në gjysmë-finale në UEFA Cup nga Hollndezët e Feyenoord me rezultatin e përgjithshem 3–2. Inter gjithashtu e humbi e Serie A për vetëm 45 minuta, pasi në pjesën e dytë vetëm duhet të ruanin avatazhin prej 1 Goli në Stadio Olimpico në Roma dhe humbi në ndeshjen e fundit kundër SS Lazio me rezultatin 4–2, kurse Juventus FC fitoi me rezultatin 2–0 kundër Udineses. Deri në minutën e 24, Inter kryesonte me rezultatin 2–1, por Lazio shënoi 3 Gola në pjesën e dytë.

Vendi i dytë i arrtiur në Serie A i shërbeu Interit për të luajtur në UEFA Champions League në sezonin 2002–2003. Inter arriti deri në gjysmë-finale ku u ndesh me rivalin AC Milan. Rezultati i përgjithshëm doli 1–1, por AC Milan shkoi në finale për shkak të Golave jasht fushe. Ky ishte një tjetër zhgënjim për Interin, por ata ishin në rrugën e duhur për tu rikthyuer tek trofetë.

Massimo Moratti bleu sulmuesin Argjentinas Hernán Crespo, të cilin e shiti pas vetëm një sezoni, dhe trajneri Hector Cuper u shkarkua vetëm pas disa ndeshjesh. Trajneri i ri ishte Alberto Zaccheroni i cili nuk arriti dot të sillte gjë të re në skuadër, por mori 2 fitore fantastike kundër Juventusit: 3–1 në Torino dhe 3–2 në San Siro. Inter u eleminua në mënyre të turpshme në UEFA Champions League pasi e përfundoi fazën e grupeve në vendin e tretë, por në sezonin tjeter ata u rikthyen sërisht në UEFA Champions League pasi e përfunduan Kampionatin e Serie A në vendin e katërt, vetëm 1 pikë para Parmës. Inter në sezonin 2003–2004 bëri një merkato të mirë, pasi bleu lojtarin Serb Dejan Stanković dhe Sulmuesin Brazilian, Adriano Leite Ribeiro. Këta dy lojtarë, Inter i bleu në Janar, por shiti edhe Hernán Crespon dhe Clarence Seedorf.

Ringjallja dhe zhvillimet e fundit (2004–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

Rikthimi te suksesi (2004–2008)[redakto | redakto tekstin burimor]

Mancini në vitin 2004 si trajner i Interit.

Më 1 Korrik 2004, Inter lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet se kishin marr ish–trajnerin e Lazios, Roberto Mancini si trajner të ri. Në sezonin e tij të parë me Interin, Mancini grumbulloi 72 pikë nga 18 fitore, 18 barazime dhe 2 humbje. Më 15 Qershor 2005, Inter fitoi Kupën e Italisë për herë të katërt në histori pasi mposhti Romën në 2 finale me rezultatin e përgjithshem 3–0 (1–0 në Milano dhe 2–0 në Romë). Më 20 Gusht 2005, Inter fitoi një tjetër trofe të rëndesishem i cili ishte Superkupa Italiane e fituar kundër Juventusit me rezultatin 1–0 pas kohës shtesë. Inter për herë të fundit e fitonte këtë trofe në vitin 1989. Më 11 Maj 2006, Inter e fitoi sërisht trofeun Kupën e Italisë pasi turpëroi Romën me rezultatin 4–1 në 2 finale (1–1 në Romë dhe 31 në San Siro).

Interit ju dha titulli i Serie A i sezonit 2005–06 për shkak se Juventus dhe Milan u përfshinë në Çalcopolit. Juventus dhe Milan ishin të përfshira në trukime ndeshjesh të vitit 2006. Dënimin më të rënde e mori Juventusi i cili zbriti një kategori më poshte. Më 14 Korrik 2006, Komisioni Federal i Apelimit gjeti klube si: Juventus, Milan, Lazio, Fiorentina dhe Reggina për trukim ndeshjesh dhe i akuzoi për fajtor. Milanit ju zbritën 8 pikë për sezonin 2006–07.

Gjatë sezonit 2006–07, Inter vendosi një rekord botëror për numrin e fitoreve rradhazi. Inter fitoi plot 17 herë rradhazi nga java e 8 ku Inter mundi 4-1 Livornon e deri në javën e 24 ku Inter mundi Catanian me rezultatin 2-5. Inter më pas barazoi në San Siro 1-1 kundër Udineses. Inter gjithashtu vendosi një rekord pasi humbi vetëm 1 herë në 38 Ndeshje që u luajtën, dhe pikërisht humbja ishte kundër rivalëv të tyre Romës. Inter humbi me rezultatin 1-3 në San Siro. Më këtë rekord fitoresh, Inter theu rekordin e Real Madrid CF dhe FC Bayern München të cilat kishin arritur të fitonin 15 herë rradhazi. Inter u rendit i katërti për numrin e fitoreve rradhazi. Përpara Interit janë: PSV (22 Fitore), Celcit (25 Fitore) dhe (Benfica 29 Fitore). Inter gjithashtu vendosi edhe 2 rekorde të reja pasi u bë skuadra e parë që ishte në kyesim nga java e parë e deri ne javën e 38 duke mos e humbur asnjëherë kyresimin e Serie A, dhe rekordi tjetër ishte numri i pikëve i fituar nga Inter në një sezon i cili ishte 97 pikë. Ky rekord vazhdon të jetë i pathyeshëm në Serie A.

Më 22 Prill 2007, Inter fitoi Kampionatin e Serie A për të dytën herë rradhazi - dhe të parën në fushë që nga viti 1989 - pasi mundi Sienën me rezultatin 2-1 me 2 Gola të Qërndër-Mbrojtësit Marco Materazzi në minutat 18 dhe 60 me penallti.

Zlatan Ibrahimović dhe Mario Balotelli. Të dy këta lojtarë kanë qënë 2 nga protagonistët kryesore në fitimin e tre tijtujve kampion në Serie A.

Inter në sezonin 2007-2008 do të fitonte sërisht Serie A duke lënë Romën 3 pikë mbrapa. Inter fitoi në javën e fundit kundër Parmës me rezultatin 2-0 me 2 Gola të Zlatan Ibrahimoviç në minutat 62 dhe 79. Inter humbi finalen e Kupës Italiane me rezultatin 2-1 kundër Romës, Golin e vetëm për Interin e shënoi Pelé në minutën e 61. Në UEFA Champions League, Inter e kaloi fazën e grupeve në vendin e parë me 15 pikë me 5 fitore dhe 1 humbje. Në raundin e parë me eleminum, Inter u eleminua nga Liverpool FC me rezultatin e përgjithshem 3-0

Pas përfundimit të këtij sezoni, drejtuesit e Interit shkarkuan Mancinin për shkak të eleminimit që në fazën e parë me eleminim kundër Liverpoolit.

Sezonet e fundit (2008–vazhdon)[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 2 Qershor 2008, Inter lajmëroi në faqen e saj zyrtare në internet se kishte marrë ish-trajnerin e Chelseas, José Mourinho si zëvëndësuesin e italianit Mancini, dhe Giuseppe Baresi si ndihmësin e tij [9] [10]. Kjo gjë e bëri Mourinhon një nga dy trajnerët e huaj për sezonin 2008–09 në Serie A. Trajneri portugez bleu vetëm tre lojtarë në merkaton e verës, ata ishin: Mancini, Sulley Muntari dhe Ricardo Quaresma [11] [12] [13]. Zikaltrit e nisën sezonin duke fituar fituan Supercoppa Italiana kundër Romës pas gjuajtjeve të penalltive, ku Inter fitoi 6-5, pasi koha e rregullt doli me rezultatin 2–2. Inter gjithashu fitoi edhe Serie A për herë të katërt rradhazi me 10 pikë avantazh ndaj rivalëve të Juventusit. Në Champions League e përfundoi Grupin B në vendin e dytë me tetë pikë duke u kualifikuar për në fazën me eleminim direkt, ku u eleminua nga anglezet e Manchester United me rezultatin e përgjithshem 2–0 (0–0 në San Siro dhe 0–2 në Old Trafford).

Inter shijoi shumë fat në 2009–10 Champions League, duke eleminuar në gjysmë–finale kampionët në fuqi të Barcelonës, dhe më vonë duke fituar 2–0 në finale Bayern Munich me dy Gola nga Diego Milito [14]. Inter gjithashtu fitoi edhe titullin e 2009–10 Serie A me vetëm dy pikë diferencë nga Roma, dhe më vonë 2010 Coppa Italia duke mposhtur 1–0 të njëjtin kundështar [15]. Kjo gjë e bëri Interin skuadrën e parë italiane që kompelton tripletën, por Mourinho u largua nga skuadra për të drejtuar klubin spanjoll Real Madrid [16], por ai u zëvëndësua shpejt nga spanjolli Rafael Benítez [17].

Më 21 Gusht 2010, Inter poshti Romën me rezultatin 3–1 duke fituar 2010 Supercoppa Italiana, trofeun e katërt të vitit. Në Dhjetor 2010, ata fituan FIFA Kupën Botërore të Klubeve për herë të parë në histori pasi mposhtën në finale 3–0 TP Mazembe [18]. Duke fituar këtë trofe, Inter kompletoi Quintuple, duke u bërë skuadra e katërt në botë pas Liverpoolit në vitin 2001, Al-Ahly në vitin 2006 dhe Barcelonës në vitin 2009. Megjithatë, pas kësaj fitoreje, më 23 Dhjetor 2010, përshkak të performancave të dobta në Serie A dhe distanca 13 pikë nga kryesuesit e Milanit (pavarësisht se Inter kishte dy ndeshje më pak për shkak të angazhimit në Kupën Botërore të Klubeve), klubi lajmëroi largimin e Benítez [19]. Ai u zëvëndësua nga Leonardo ditën tjetër [20].

Leonardo e filloi me 30 pikë në 12 ndeshje, me një mesatare 2,5 pikë për ndeshje, një mesatare më e pikë paraardhësit e tij Benítez dhe Mourinho. Më 6 Mars 2011, Leonardo vendosi një rekord të ri në Serie A duke koleksionuar 33 pikë në 13 ndeshje, rekordi më parë ishte vendosur nga Fabio Capello me 32 pikë në 13 ndeshje gjatë sezonit 2004–05. Ai e çoi klubin në çerek–finalen e Champions League përpara se të eleminohej nga Schalke 04, por megjithatë ai çoi skuadrën në triumfin e Coppa Italia. Pas kësaj, ai u largua nga klubi dhe pasardhësit e tij Gian Piero Gasperini, Claudio Ranieri, dhe Andrea Stramaccioni nuk ishin të suksesshëm.

Më 15 Tetor 2013, një konsorcium indonezian i udhëhequr nga Erick Thohir arritën një marrëveshje për të marrë 70% të drejtave të klubit për shumën e 501 miljon $ [21].

Fanella dhe Stema[redakto | redakto tekstin burimor]

Fanella karakteristike e Interit është fanella me vija blu dhe të zeza. Kjo fanellë është e legjendës Álvaro Recoba me numër 20.

Një nga themeluesit e Interit ishte një piktor me emrin Giorgio Muggiani. Ai kishte si detyrë që të krijonte stemën e parë të Zikaltërve në vitin 1908. Disa elemente themelore të stemës së parë kanë ngelur edhe në stemën e sotme që ka Interi.

Inter që nga krijimi në vitin 1908 e deri tani, ka përdorur fanella me vija të zeza dhe blu [22]. Ata i zgjodhën ngjyrën e zezë për të përfaqësuar natën dhe ngjyrën blu për të përfaqësuar qiellin. Perveç një periudhe në Luftën e Dytë Botërore që Inter i braktisi këto dy ngjyra, nuk ka pasur ndonjë periudhë tjetër kohore që Inter i la këto ngjyra [23]. Në vitin 2008, Inter festoi 100 vjetorin e tyre me një kryq të kuq në fanellen e tyre larg. Kryqi kujton flamurin e qytetit të tyre Milano, dhe ata vazhdojnë të përdorin këtë model në fanellen e tyre të tretë [24] [25].

Shumica nga skuadrat e Serie A përdorin kafshë për të përfaqësuar simbolet dhe historinë e tyre. Një prej këtyre skuadrave është edhe Interi, i cili për simbol ka gjapërin, i quajtur Il biscione ose Serpente. Gjarpëri është një simbol i rëndësishëm për qytetin e Milanos. Simboli është i famshëm për praninë e saj në Shtepinë e Sforza (i cili sundoi mbi Italinë nga Milano gjatë periudhës së rilindjes).

Inter e shfaqi për herë të parë në sezonin 2009–10. Pasi mundën Sienën, Inter fitoi Serie A për herë të 18 në histori dhe për herë të pestë rradhazi. Për të festuar titullin, skuadra nxorri fanellën e dytë ky në krahun e majtë kishte një gjarpër blu me të zezë. Kjo ishte fanella më e bukur jashtë fushe e historise së Interit. Inter këtë fanellë e përdori gjatë gjithë sezonit 2010–11.

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: San Siro.
Stadiumi San Siro (Giuseppe Meazza).

Stadiumi i Interit San Siro ka 80,018 vende, njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza pasi lojtari ka luajtur me të dy skuadrat. Për këtë stadium përdoret më shpesh emri San Siro, sepse zona rreth stadiumit e ka emrin San Siro. Giuseppe Meazza ka qënë stadiumi i AC Milan që në vitin 1926, sepse u ndertua nga Presidenti i mëparshem i Milanit Piro Pirelli. Ky stadium u ndërtua nga 120 puntorë dhe koha e ndertimit ishte 13 muaj e gjysëm. Stadiumi ishte në pronesi të AC Milan derisa e mori pronësinë bashkia e qytetit. Në vitin 1947 ky stadium u nda me klubin tjetër të Milanos, Interin.

Ndeshja e parë u luajt në vitin 1926, kur Inter mundi Milanin me rezultatin 6–3 në një ndeshje miqësore. Milan luajti ndeshjen e saj të parë në Seria A në San Siro më 19 Shtator 1926 kur u mund nga Sampierdarenese që tani quhet Sampdoria. Në fillim kapaciteti i stadiumit ka qënë me 35,000 vende. Më pas stadiumi i rikonstruktua për Kupën e Botës 1990 që u mbajt në Itali. Në verën e vitit 2008, kapaciteti i stadiumit arriti 80.018 vende, për të plotësuar standartet e UEFA.

Drejtuesit e Interit kanë kohë që mendojne per krijim e nje stadiumi me një kapacitet prej 70.000 ulësesh. Ky projekt thuhet se mund të filloj në vitin 2016. Shkak i mendimit të ketij projekti është fitimi i pakët që merr Inter nga biletat dhe të tjerat për shkak se pjesën tjetër të fitimeve e merr Bashkia e Italisë [26].

Tifozeria dhe rivalët[redakto | redakto tekstin burimor]

Tifozet e Interit në Derbi

Ne Gusht 2007, sipas gazetës La Repubblica Inter ishte një nga klubet me më shumë tifozë në Itali. Inter është një nga ekipet më me shumë tifozë në Itali. Emri i Ultrasve të Inter është Boys San. Ky grup tifozesh u krijua në vitin 1969. Ata janë një pjesë e rëndesishme e historisë së Inter pasi kan qënë prezent në cdo ndeshje në staduim që nga themelimi. Ultrasit e Interit kanë marrëdhënje të mira me Ultrasit e SS Lazio. Tifozat më të zeshëm të Inter që njihen më shumë mbildhen në San Siro dhe quhen Curva Nord.

Inter ka pasur rivalitet prej vitesh me ekipin tjetër të Milanos AC Milan [27]. Ky rivalitet e ka emrin ose njihet si Derby Della Madonnina [28]. Është një nga Derbit më të bukur dhe më të populluar në bote, atmosfera dhe tifozët janë fantastik. Rivaliteti i tyre është aq i madh saqë në ndeshjen çerek–finale të sezonit 2004–05UEFA Champions League, tifozat e Inter hodhën një fishekzjarre në supin e portierit Nelson Dida [29] [30].

Inter ka një rivalitet të madhë me skuadrën e Torinos Juventus. Tifozët e njohin këtë Derbi si Derby d'Italia. Ndeshja e parë midis Interit dhe Juventusit u luajt më 14 Nentor 1909. Fitorja më e madhe e Interit është 6-1. Inter e ka mposhtur Juventusin me këtë rezultat 2 herë: 1 herë më 26 Nentor 1911 dhe 4 Janar 1914. Inter në total në Serie A ka 56 fitore, në Kupën e Italisë, Inter ka 10 fitore, në SuperKupën e Italisë Inter ka vetëm 1 barazim. Në total, Inter ka luajtur 214 ndeshje dhe ka fituar 67 herë dhe ka barazuar 53 herë [31].

Lojtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 16 Gusht 2014 [32].

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Slovenia.svg Pt Samir Handanovič
2 Flag of Brazil.svg Mb Jonathan
5 Flag of Brazil.svg Mb Juan Jesus
6 Flag of Italy.svg Mb Marco Andreolli
7 Flag of Italy.svg Sm Dani Osvaldo
8 Flag of Argentina.svg Sm Rodrigo Palacio
9 Flag of Argentina.svg Sm Mauro Icardi
10 Flag of Croatia.svg Mf Mateo Kovačić
13 Flag of Colombia.svg Mf Fredy Guarin
14 Flag of Argentina.svg Mb Hugo Campagnaro
15 Flag of Serbia.svg Mb Nemanja Vidić
17 Flag of Serbia.svg Mf Zdravko Kuzmanović
18 Flag of Chile.svg Mf Gary Medel
20 Flag of Nigeria.svg Mf Joel Obi
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
22 Flag of Brazil.svg Mb Dodô
23 Flag of Italy.svg Mb Andrea Ranocchia (Kapiten)
25 Flag of Senegal.svg Mb Ibrahima Mbaye
28 Flag of Romania.svg Sm George Pușcaș
30 Flag of Argentina.svg Pt Juan Pablo Carrizo
33 Flag of Italy.svg Mb Danilo D'Ambrosio
44 Flag of Slovenia.svg Mf Rene Krhin
46 Flag of Italy.svg Pt Tommaso Berni
54 Flag of Ghana.svg Mb Isaac Donkor
55 Flag of Japan.svg Mb Yuto Nagatomo
88 Flag of Brazil.svg Mf Hernanes
90 Flag of France.svg Mf Yann M'Vila
97 Flag of Italy.svg Sm Federico Bonazzoli

Trajner: Flamuri Walter Mazzarri

Të huazuar[redakto | redakto tekstin burimor]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Italy.svg PT Francesco Bardi (tek Livorno FC)
Flag of Italy.svg PT Raffaele Di Gennaro (tek Cittadella)
Flag of Slovenia.svg PT Vid Belec (tek Olhanenese)
Flag of Italy.svg MB Simone Benedetti (tek Padova)
Flag of Italy.svg MB Matteo Bianchetti (tek Verona)
Flag of Italy.svg MB Cristiano Biraghi (tek Cittadella)
Flag of Italy.svg MB Marco Ferrara (tek Pergolettese)
Flag of Italy.svg MB Simone Pasa (tek Varese)
Flag of Italy.svg MB Simone Pecorini (tek Cittadella)
Flag of Argentina.svg MB Matías Silvestre (tek AC Milan)
Flag of Austria.svg MB Lukas Spendlhofer (tek Varese)
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
Flag of Paraguay.svg MF Rodrigo Alborno (tek Cittadella)
Flag of Italy.svg MF Marco Benassi (tek Livorno)
Flag of Brazil.svg MF Daniel Bessa (tek Olhanenese)
Flag of Italy.svg MF Lorenzo Crisetig (tek Crotone)
Flag of Italy.svg MF Jacopo Galimberti (tek A.C. Monza Brianza)
Flag of Italy.svg MF Stefano Tonsi (tek Pro Patria)
Flag of Romania.svg SU Denis Alibec (tek Bologna Calcio)
Flag of Portugal.svg SU Bocar Djumo (tek União da Madeira)
Flag of Croatia.svg SU Marko Livaja (tek Atalanta)
Flag of Italy.svg SU Diego Mella (tek Pro Patria)

Ekipi i dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: F.C. Internazionale Milano Primavera.

F.C. Internazionale Milano Primavera është ekipi U–19 i ekipit profesional italian F.C. Internazionale Milano. Ata luajnë në grupin B të Campionato Nazionale Primavera. F.C. Internazionale Milano Primavera ka fituar 7 Campionato Nazionale Primavera dhe 5 herë Coppa Italia. Ata kanë fituar gjithashtu 6 herë Torneo di Viareggio. Në muajin Mars 2012, Inter U–19 fitoi edicionin e parë të NextGen Series që është Champions League e të rinjëve [33].

Lista e One-men club[redakto | redakto tekstin burimor]

Nr. Lojtari Kombësia Pozicioni Debutimi Ndeshja e fundit
1 Piero Campelli Italia Italia Portier 30 Janar 1910 9 Nëntor 1924
2 Ermanno Aebi Italia Italia Sulmues 10 Prill 1910 12 Nëntor 1922
3 Armando Castellazzi Italia Italia Mesfushor 23 Shkurt 1924 8 Mars 1936
4 Giacinto Facchetti Italia Italia Mbrojtës 3 Maj 1961 7 Maj 1978
5 Sandro Mazzola Italia Italia Mesfushor-Sulmues 10 Qershor 1961 8 Nëntor 1977
6 Giuseppe Bergomi Italia Italia Mbrojtës 30 Janar 1980 23 Maj 1999

Numrat e pensionuar[redakto | redakto tekstin burimor]

  • - 3 - Flag of Italy.svg Giacinto Facchetti, Mbrojtës. Ky numër u tërhoq më 8 Shtator 2006 1960-1978 [34]. Lojtari i fundit që e kishte këtë numër ishte mbrojtësi Argjentinas Nicolás Burdisso që më pas mori numrin 16.

Historia Presidenciale[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e presindentëve të F.C. Internazionale Milanos nga vitit 1908 e në vazhdim [35].

Emri Vitet
Giovanni Paramithiotti 1908–1909
Ettore Strauss 1909–1910
Carlo de Medici 1910–1912
Emilio Hirzel 1912–1914
Luigi Ansbacher 1914
Giuseppe Visconti di Modrone 1914–1919
Giorgio Hulss 1919–1920
Emri Vitet
Francesco Mauro 1920–1923
Enrico Olivetti 1923–1926
Senatore Borletti 1926–1929
Ernesto Torrusio 1929–1930
Oreste Simonotti 1930–1932
Ferdinando Pozzani 1932–1942
Carlo Masseroni 1942–1955
Emri Vitet
Angelo Moratti 1955–1968
Ivanoe Fraizzoli 1968–1984
Ernesto Pellegrini 1984–1995
Massimo Moratti 1995–2004
Giacinto Facchetti 2004–2006
Massimo Moratti 2006–2013
Erick Thohir 2013–vazhdon

Historia e Trajnerëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Trajneri aktual i Interit është Walter Mazzarri.

Lista e trajnerëve të F.C. Internazionale Milanos nga viti 1909 e në vazhdim[36] [37]. Trajneri aktual është Walter Mazzarri, i cili e mori detyrën në vitin 2013, pasi Stamaccioni u shkuarkua përshkak të rezultateve të dopta. José Mourinho është trajneri fitues i Tripletës së parë në historinë e Interit në sezonin 2009-2010 dhe në historinë e Futbollit Italian. Trajneri që ka qëndruar më gjatë tek Interi është Argjentinasi Heleno Herreira, i cili qëndroi për 8 vjet, duke fituar edhe 2 Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale, kurse trajneri që ka qëndruar me pak kohë është Italiani Gian Piero Gasperini, i cili qëndroi 1 muaj e një javë. Në total, që nga themelimi i klubit e deri tani Inter ka ndërruar 75 trajnerë, ku trajneri i parë ka qënë Virgilio Fossati, i cili gjithashtu ka qënë edhe lojtar.

Emri Kombësia Vitet
Virgilio Fossati Flag of Italy.svg 1909–1915
Nino Resegotti
Francesco Mauro
Flag of Italy.svg 1919–1920
Bob Spotishwood Flag of England.svg 1922–1924
Paolo Schiedler Flag of Italy.svg 1924–1926
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1926–1928
József Viola Flag of Hungary.svg 1928–1929
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1929–1931
István Tóth Flag of Hungary.svg 1931–1932
Árpád Weisz Flag of Hungary.svg 1932–1934
Gyula Feldmann Flag of Hungary.svg 1934–1936
Albino Carraro Flag of Italy.svg 1936
Armando Castellazzi Flag of Italy.svg 1936–1938
Tony Cargnelli Flag of Austria.svg 1938–1940
Giuseppe Peruchetti Flag of Italy.svg 1940
Italo Zamberletti Flag of Italy.svg 1941
Ivo Fiorentini Flag of Italy.svg 1941–1942
Giovanni Ferrari Flag of Italy.svg 1942–1945
Carlo Carcano Flag of Italy.svg 1945–1946
Nino Nutrizio Flag of Italy.svg 1946
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1947–1948
Carlo Carcano Flag of Italy.svg 1948
Dai Astley Flag of Wales.svg 1948
Giulio Cappelli Flag of Italy.svg 1949–1950
Aldo Olivieri Flag of Italy.svg 1950–1952
Alfredo Foni Flag of Italy.svg 1952–1955
Aldo Campatelli Flag of Italy.svg 1955
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1955–1956
Annibale Frossi Flag of Italy.svg 1956
Luigi Ferrero Flag of Italy.svg 1957
Giuseppe Meazza Flag of Italy.svg 1957
Jesse Carver Flag of England.svg 1957–1958
Giuseppe Bigogno Flag of Italy.svg 1958
Aldo Campatelli Flag of Italy.svg 1959–1960
Camillo Achilli Flag of Italy.svg 1960
Giulio Cappelli Flag of Italy.svg 1960
Helenio Herrera Flag of Argentina.svg 1960–1968
Alfredo Foni Flag of Italy.svg 1968–1969
Emri Kombësia Vitet
Heriberto Herrera Flag of Argentina.svg 1969–1971
Giovanni Invernizzi Flag of Italy.svg 1971–1973
Enea Masiero Flag of Italy.svg 1973
Helenio Herrera Flag of Argentina.svg 1973
Enea Masiero Flag of Italy.svg 1974
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1974–1975
Giuseppe Chiappella Flag of Italy.svg 1976–1977
Eugenio Bersellini Flag of Italy.svg 1977–1982
Rino Marchesi Flag of Italy.svg 1982–1983
Luigi Radice Flag of Italy.svg 1983–1984
Ilario Castagner Flag of Italy.svg 1984–1986
Mario Corso Flag of Italy.svg 1986
Giovanni Trapattoni Flag of Italy.svg 1986–1991
Corrado Orrico Flag of Italy.svg 1991
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1992
Osvaldo Bagnoli Flag of Italy.svg 1992–1994
Giampiero Marini Flag of Italy.svg 1994
Ottavio Bianchi Flag of Italy.svg 1994–1995
Luis Suárez Flag of Spain.svg 1995
Roy Hodgson Flag of England.svg 1995–1997
Luciano Castellini Flag of Italy.svg 1997
Luigi Simoni Flag of Italy.svg 1997–1998
Mircea Lucescu Flag of Romania.svg 1998–1999
Luciano Castellini Flag of Italy.svg 1999
Roy Hodgson Flag of England.svg 1999
Marcello Lippi Flag of Italy.svg 1999–2000
Marco Tardelli Flag of Italy.svg 2000–2001
Héctor Cúper Flag of Argentina.svg 2001–2003
Corrado Verdelli Flag of Italy.svg 2003
Alberto Zaccheroni Flag of Italy.svg 2003–2004
Roberto Mancini Flag of Italy.svg 2004–2008
José Mourinho Flag of Portugal.svg 2008–2010
Rafael Benítez Flag of Spain.svg 2010
Leonardo Flag of Brazil.svg 2010–2011
Gian Piero Gasperini Flag of Italy.svg 2011
Claudio Ranieri Flag of Italy.svg 2011–2012
Andrea Stramaccioni Flag of Italy.svg 2012–2013
Walter Mazzarri Flag of Italy.svg 2013–

Trofe të Fituar[redakto | redakto tekstin burimor]

Një pjesë e trofeve të Interit.

Inter ka fituar plot 30 Trofe brënda Italisë. Ata kanë fituar 18 Serie A, 7 Kupa Italie dhe 5 SuperKupa Italie. Nga viti 2005 deri në vitin 2010 Inter ka fituar 5 Serie A rresht duke vendosur rekordin e të gjitha kohrave në Itali . Gjithashtu Inter ka fituar edhe 3 Champions League (1964, 1965 dhe 2010), 3 UEFA Cup, 3 Botërore Klubesh. Inter është i vetmi klub Italian që ka realizuar "Tripletën" (Treble).

Scudetto.svg Serie A:

Coccarda Coppa Italia.svg Coppa Italia:

Supercoppaitaliana.png SuperKupa Italiane:

Trofe Kontinental[redakto | redakto tekstin burimor]

Coppaintercontinentale.png Kupa Interkontinentale:

SuperKupa Interkontinentale:

  • Finalistë (1): 1968

FIFA Club World Cup.svg Botërori i Klubeve:

Tituj Europian[redakto | redakto tekstin burimor]

Coppacampioni.png Kupa Europiane/UEFA Champions League:

UEFA Cup:

Supercoppaeuropea.png UEFA Super Cup:

  • Finalistë (1): 2010

Rekordet dhe Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

José Mourinho, trajneri fitues i tripletës në sezonin 2009-2010.

Javier Zanetti është lojtari me më shumë ndeshje për Interin në Serie A me 602 Ndeshje dhe në total me 845 Ndeshje [38].

Giuseppe Meazza është golashënuesi më i mirë i historisë Zikalter me 248 Gola në 408 ndeshje. Në vendin e dytë ndodhet Alessandro Altobelli me 209 Gola në 466 ndeshje dhe në vendin e tretë ndodhet Roberto Boninsegna me 171 Gola në 281 ndeshje.

Heleno Herrera është trajneri që ka qëndruar me gjatë si tranjer i klubit italian. Ai ka qënë në krye të pankinës së Interit nga viti 1960 deri në vitin 1968. Gjithashtu Herrera është trajneri me i suksesshëm i historisë së Interit duke fituar tre Serie A, dy Kupa Europiane dhe 2 Kupa Interkontinentale. José Mourinho i cili u emërua në krye të Interit më 2 Qershor 2008 e përfundoi sezonin e tij të parë me fitimin e Serie A dhe Supercoppa Italia, kurse në sezonin e dytë fitoi Serie A, Kupën e Italisë dhe UEFA Champions League duke realizuar Tripletën e parë në historinë e Interit dhe në historinë e futbollit Italian dhe duke u bërë trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e Interit.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Organization Chart. Vizituar në 6 Korrik 2013.
  2. ^ Italy – List of Champions. RSSSF. Vizituar në 12 Korrik 2014.
  3. ^ Inter join exclusive treble club. uefa.com. Vizituar në 9 Gusht 2012.
  4. ^ Struttura (Italisht). sansiro.net. San Siro. Vizituar në 4 Tetor 2010.
  5. ^ Is this the greatest derby in world sports?. Theroar.com.au (26 Janar 2010). Vizituar në 28 Shtator 2011.
  6. ^ Italia, il paese nel pallone (Italisht) (PDF). demos.it S. 3, 9–10 (24 Shtator 2010). Vizituar në 20 Korrik 2011.
  7. ^ "The World's Most Valuable Soccer Teams". Forbes. 17 Prill 2013. Retrieved 13 Korrik 2013. 
  8. ^ Storia. FC Internazionale Milano. Vizituar në 6 Shtator 2007.
  9. ^ Josè Mourinho joins Inter. Inter. Vizituar në 2 Qershor 2008.
  10. ^ Inter confirm Mourinho. Sky Sports. Retrieved 2 Qershor 2008. 
  11. ^ Official: Inter sign Mancini. Goal.com. 20 Korrik 2008. Retrieved 20 Korrik 2008. 
  12. ^ Official: Inter sign Muntari. Goal.com. 28 Korrik 2008. Retrieved 15 Gusht 2008. 
  13. ^ Scime Adam (1 Shtator 2008): Official: Quaresma Joins Inter. Goal.com. Vizituar në 1 Shtator 2008.
  14. ^ "Bayern Munich 0–2 Inter Milan". BBC Sport. 22 Maj 2010. Retrieved 24 Maj 2010. 
  15. ^ "Jose Mourinho's Treble-chasing Inter Milan win Serie A". BBC Sport. 16 Maj 2010. Retrieved 24 Maj 2010. 
  16. ^ "Mourinho unveiled as boss of Real". BBC Sport (British Broadcasting Corporation). Retrieved 31 Maj 2010. 
  17. ^ Rafael Benitez, welcome to Inter!. FC Internazionale Milano. 10 Qershor 2010. Retrieved 13 Qershor 2010. 
  18. ^ TP Mazembe 0–3 Internazionale. ESPN Soccernet (18 Dhjetor 2010). Vizituar në 18 Dhjetor 2010.
  19. ^ "Inter and Benitez separate by mutual agreement". inter.it. Retrieved 23 Dhjetor 2010. 
  20. ^ "Welcome Leonardo! Inter's new coach". inter.it. Retrieved 24 Dhjetor 2010. 
  21. ^ Inter Milan Sells 70% Stake To Indonesia's Erick Thohir At $480M Valuation. Vizituar në 16 Tetor 2013.
  22. ^ 9 marzo 1908, 43 milanisti fondano l'Inter. ViviMilano.it. Retrieved 24 Qershor 2007. 
  23. ^ AC Milan vs. Inter Milan. FootballDerbies.com. Retrieved 25 Korrik 2007. 
  24. ^ Emeroteca Coni. Emeroteca.coni.it. Vizituar në 7 Janar 2013.
  25. ^ Ambrosiana S.S 1928. Toffs.com. 24 June 2007. 
  26. ^ Urdhëri i Thohir: Inter me stadium të ri. Vizituar në 16 Tetor 2013.
  27. ^ INTER : gli Ultras avversari – Rangers 1976 Empoli Ultras. Rangers.it. Vizituar në 7 Janar 2013.
  28. ^ "Serie A: AC Milan 0–4 Inter Milan". http://www.insideworldsoccer.com. 29 August 2009. Retrieved 2 Prill 2010. 
  29. ^ Milan game ended by crowd trouble. BBC. Retrieved 25 Korrik 2007. 
  30. ^ Inter beat AC, Messi headlines derby. FIFA. 11 Mars 2007. Retrieved 30 Maj 2009. 
  31. ^ Derby d'Italia: Historical look-back. footballitaliano.co.uk. Retrieved 20 Nëntor 2008. 
  32. ^ team. inter.it. Vizituar në 9 Mars.
  33. ^ academy chart. giovanili.inter.it. Vizituar në 3 Prill 2012.
  34. ^ Inter withdraw the number 3 shirt. Inter.it. 8 September 2006. 
  35. ^ i presidenti (Italian). inter.it. Vizituar në 27 Shkurt 2013.
  36. ^ coaches. inter.it. 8 March 2013. 
  37. ^ FC Internazionale club statement. 24 May 2013. Retrieved 25 May 2013. 
  38. ^ record holders. inter.it. Vizituar në 9 Mars.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Inter Milan
Official websites