FK Flamurtari
| FK Flamurtari | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Emri i plotë | Klubi Sportiv Flamurtari Vlore | ||
| Vendndodhja | Vlorë | ||
| Menaxheri | Ernest Gjoka | ||
| Ngjyra(t) e klubit | Kuqezi | ||
| Adresa/Selia | Stadiumi Flamurtari Vlorë | ||
| Stadiumi | Stadiumi "Flamurtari" Vlorë | ||
| Kapaciteti | 12304 | ||
| Kategoria | Superliga shqiptare | ||
| 2011/12 | Vëndi i {{{vëndi}}} | ||
| Veshjet | |||
|
|
|||
FK Flamurtari është klubi i futbollit të qytetit Vlorë, Shqipëri.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Fillimet e ndeshjeve me të huajt vlonjatët, thuhet e dokumentohet, t'i kenë luajtur rreth vitit 1918, me marinarë të huaj që zbrisnin nga porti i Skelës drejt qendrës së qytetit. Kurse pas organizimit në shoqatë sportive, futbolli vlonjat, nga viti 1925 deri në vitin 1937, ka zhvilluar rreth 10 takime. Kryesisht në gadishullin e Ballkanit, por edhe me futbollistë të Italisë .
Ndeshjen e parë ndërkombëtare zyrtare e ka zhvilluar në Athinë, me ekipin e AEK-ut, për Kupën Ballkanike, në vitin 1980.
Pra, majat më të larta të cilësisë, mbresat e shkëlqyera të futbollit vlonjat janë në vitet 1980-1990, kur “Flamurtari” hodhi hapin e parë jashtë vendit, për t’u ballafaquar me futbollin ballkanik e atë evropian.
Veçanërisht në vitin 1987, kur vlonjatët takohen për herë të dytë me “demat” spanjollë të “Barcelonës” dhe largohen nga kupa UEFA në tur të tretë, gjë që s’e kishte arrirë me parë ndonjë ekip shqiptar.
Futbollistë të njohur [redakto]
Emrat që e ngritën lart këtë qytet në futbollin e atyre viteve do të ishin: Arapi, Birçe, Petro Ruci, Çipi, Taho, Lushaj, Iliadhi, Gjondeda, Ferka, Zijai, Daullja, Gjyli, Rexhepi, Vasil Ruci, F.Ferko, Kushta, Memushi, Canaj, Bubeqi, etj, me trajnerë L.Çurin dhe S.Elmazin.
Sukseset [redakto]
Arritjet më të mëdha FK Flamurtari i ka në vitin 1991 kur fitoi titullin kampion, vitet kur është bërë tre herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1985, 1988 dhe 2009 si dhe vitet kur është bërë dy herë fitues i Superkupës së Shqipërisë: 1990, 1991.
Ekipi kampion [redakto]
Lojtarët që varën medaljen e parë të kampionit do të ishin: Arapi, Bubeqi, Ciruna, Vito, Zijai, Behari, Shaqiri, Memushi, Lameborshi, Mëhilli, Lutaj, Dema, Biraçi, Çipi, Gjondeda, Iliadhi, Taho, Kushta, T.Arapi, Ziu, Daullja, V.Daullja me trajner E.Liçaj dhe Sh.Zile.
Trofetë [redakto]
- 1985: Fitues i Kupës së Republikës.
- 1988: Fitues i Kupës së Republikës.
- 2009: Fitues i Kupës së Shqipërisë.
- 1990-1991: Kampion Kombëtar i Kampionatit të 52-të të Futbollit.
- 1990: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.
- 1991: Fitues i Superkupës së Shqipërisë.
Lojtarët 2012-2013 [redakto]
|
|
Stafi teknik [redakto]
| Position | Name |
|---|


