FOSDEM

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

FOSDEM është një event i lirë, vullnetar dhë jo komercial i organizuar nga komuniteti për komunitetin, me qëllim që të bëhet një vend takimi për zhvilluesit e programeve me burim të hapur. Akronimi FOSDEM është shkurtimi për "(Free and Open source Software Developers' European Meeting", që në shqip përkthehet "Takimi Europian i Zhvilluesve të Programeve të Lira dhe me Burim të Hapur". Një event vjetor si ky, i organizuar çdo vit në fudjavën e parë të shkurtit, zhvilluesit dhe komunitetet open source e kanë si vendin më të mirë ku mund të diskutojnë mbi zhvillime dhe projekte, mund të informohen mbi të rejat më të fundit në botën e open source e madje është mundësia më e mirë edhe të promovojnë open source dhe të ndjekin prezantime për open source.

FOSDEM filloi nën emrin OSDEM në shkurtin e viti 2001 me iniciativë të Raphael Bauduin. Duke u bërë i pari event madhor i atij lloji, tërhoqi menjëherë një numër të madh pjesëmarrësish nga e gjithë bota. Viti i dytë i organizimit ishtë akoma më i suksesshëm duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në disa mijë. Një mbledhje e organizuar nga një skuadër prej 5 personash arritën të krijojnë takimin më të madh të vitit në Europë për zhvilluesit e programeve me burim të hapur. Personat që morën pjesë nuk ishin vetëm zhvillues të thjeshtë por gjithashtu edhe personalitete të njohura të botës me burim të hapur që mbajtën edhe fjalime si Richard Stallman, Jimmy Wales, Mark Surman, etj. Suksesi që kishte eventi në çdo vit po rritej dhe tani njihet mirë si mbledhja më e mirë e zhvilluesve me burim të hapur në Europë.

Eventi dhe pjesëmarrja nuk është me pagesë. Kushdo mund të shkojë. Kushdo mund të shkojë e të marrë pjesë në të gjitha takimet. Vendi i takimit është në Université Libre de Bruxelles, në kampin Solbosh, shumë pranë Brukselit.

Gjatë kohëzgjatjes prej dy ditësh, e gjithë fundjava është e mbushur me aktivitet. Ne vitin kishte 483 persona që do të mbajtën fjalim, 509 evente që u realizuan, 43 diskutime dhe e gjithë kjo në një orar të ngjeshur dhe e përhapur në 23 salla në kampus. Fundjava filloi të shtunën me një fjalim nga stafi i FOSDEM e që më pas u ndoq nga persona të tjerë të rëndësishëm në botën e teknologjisë me burim ta hapur. Ndër diskutimet u fol për IPv6, memorien, për shërbimet email, për sigurinë, përgjimin, etj. Lighting Talks, fjalime 15 minutëshe të prezantimit të një projekti apo ideje open source, ishin 39. Një pjesë tjetër e rëndësishme e FOSDEM janë devrooms, ku zhvilluesit mund të takohen live me njëri-tjetrin për të diskutuar mbi projektet e tyre e duke i modifikuar ato. Ndër të tjera, në devrooms u diskutua për BSD, zhvillimin e lojërave, Java, JavaScript, MySQL, Mozilla, Python, Wine, grafikat, interneti, etj.