Fahri Hysaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fahri Hysaj lindi më 1956Shtime. Ka perfundur në vitin 1981 Akademinë për Teatër Filmit dhe Televizion ne Zagreb, drejtimi Regji Filmi. Gjate studimeve ne kuadër Televizionit te Prishtinës beri regjine e tre dokumentareve për Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin. Po atë vite realizoi filmin dokumentare për Mitrovicën "Zogjet me nuk vijnë këtu", kater këta filma bene buje te madhe ne opinion kosovare por edhe ne atë jugosllav.

Është autor i shume programeve televizive te te gjitha zhanreve. Prej 1993 ishte përgjegjes artistik i programeve satelitore ne Televizionin Shqiptar TVSH. Me 1993 ishte drejtor i festivalit te pare ndërkombëtar te teatrove profesioniste ne Tirane. Me 1994 është nder themeluesit dhe pedagoget e drejtimit te Artit Dramatik ne Universitetin e Tetovës. Me 1997 ishte themelues i drejtimit te degës për Regji Filmi ne Akademinë e Arteve ne Tirane. Me 1999 bashke me Isa Qosjen themeloi degën e regjisë se Filmit ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine ku edhe sot është profesor asistent ne këtë drejtim. Ishte fitues i çmimit te pare te Ministrisë se Kulturës se Kosovës ne vitin 2004 për skenarin e filmit dokumentar " Tri vrasje ne dere te shtëpisë", Fahri Hysaj është gjithashtu një nder themeluesit e Tiranafilmfestival -it, ai ndihmoi ne realizimin e filmit te pare shqiptar ne Maqedoni "O Ate" me skenar dhe Regji te regjisores se re nga Shkupi Shqipe Nuredini.

Ndërsa ndërroi jete ne moshën 54 vjeçare, me 4 shkurt 2011.

Veprat filmike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filma dokumentar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filma artistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne bashkëpunim me regjisorin slloven Istogtori, realizuan edhe dokumentare nga viti 1988 deri me 1998 lidhur me luftën politike dhe ushtarake për te drejtën e vetevendosjes dhe pavaresisë se Kosovës. Ndërsa ne kohe te fundit prof. Fahri Hysaj është angazhuar ne festivale te ndryshme te filmave dokumentare duke ligjëruar me temën "Filmi dhe te drejtat e njeriut"